{"id":5364,"date":"2008-01-26T20:52:35","date_gmt":"2008-01-26T20:52:35","guid":{"rendered":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/2008\/01\/26\/rapsodi-legjendar-dervish-shaqa-me-bashkeudhetarin-demush-neziri\/"},"modified":"2025-06-18T10:32:47","modified_gmt":"2025-06-18T10:32:47","slug":"rapsodi-legjendar-dervish-shaqa-me-bashkeudhetarin-demush-neziri","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/rapsodi-legjendar-dervish-shaqa-me-bashkeudhetarin-demush-neziri\/","title":{"rendered":"Rapsodet decanas Dervish Shaqa dhe Demush Neziri"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_7414\" aria-describedby=\"caption-attachment-7414\" style=\"width: 219px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-7414 size-full\" src=\"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/dervish_shaqa-Copy-1.jpg\" alt=\"\" width=\"219\" height=\"280\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-7414\" class=\"wp-caption-text\">Rapsodi legjendar Dervish Shaqa<\/figcaption><\/figure>\n<p><b style=\"font-style: inherit;\">26 janar 2008, Radio Kosova. <\/b><span style=\"font-size: 16px;\">Ne koh\u00ebn kur trojet shqiptare ishin te kercenuara ne vazhdimesi nga etja e popujve fqinj per grabitje, nw fshatin Lluk\u00eb tw Ep\u00ebrme n\u00eb verilindje t\u00eb De\u00e7anit, u linden rapsodi legjendar \u00a0Dervish Shaqa dhe bashkeudhetari i tij, Demush Neziri. Barra e kthesave t\u00eb athershme historike do te filloje te bie heret mbi ta per t&#8217;i p\u00ebrcjell deri ne vdekje. Por, ata edhe pas arratisjes ne Shqiperi nga represioni sisteatik nuk do t\u00eb pushojn\u00eb kurr\u00eb t\u2019i k\u00ebndojn\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit t\u00eb saj t\u00eb shum\u00ebvuajtur&#8230;<\/span><!--more--><\/p>\n<p>Dervish Shaqa dhe Demush Neziri u lind\u00ebn me 1910,\u00a0 gjegjsisht, 1912, n\u00eb familje me tradita bujarie, burr\u00ebrie e bese.\u00a0\u00a0P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebng\u00ebs, ata i bashkoi fati i eg\u00ebr, sepse n\u00eb dimrin e ashp\u00ebr t\u00eb vitit 1956, kur Sigurimi i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i ish-Jugosllavis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb shtypjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb popullit shqiptar\u00a0nd\u00ebrmerr aksionin famkeq p\u00ebr mbledhjen e arm\u00ebve,\u00a0k\u00ebnga e tyre do t\u00eb prehet n\u00eb buz\u00eb. Dhe k\u00ebshtu, me 8 mars t\u00eb vitit 1956-t\u00eb, familjet e tyre do t\u00eb ndahen n\u00eb dysh, p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb pergjysmuara p\u00ebrplasjen n\u00eb koh\u00ebrat e egra, ne te dyja anet e kufirit t\u00eb hekurt shqiptaro-shqiptar. Prandaj, edhe vargjet q\u00eb burojn\u00eb nga shpirti:<\/p>\n<p><i>\u201eKur ta kthyem moj Kosove shpin\u00ebn\/ e lam\u00eb bor\u00eb- e gjet\u00ebm dim\u00ebn&#8230;!\u201c<\/i><\/p>\n<p>Por, stuhive barbare t\u00eb atyre viteve kur qindra fshatra u dogj\u00ebn e u rr\u00ebnuan dhe mij\u00ebra shqiptar\u00eb, u vran\u00eb e u masakruan\u00a0nga forcat serbo-malazeze, nuk iu shp\u00ebtoi as Nezir Binaku, I ati I demush Nezirit, I cili pasi I shp\u00ebtoi pushkatimit, u zu serish, u masakrua dhe u ekzekutua n\u00eb Prilep t\u00eb De\u00e7anit. Fati I Demush Nezirit p\u00ebrcaktohet k\u00ebtu, sepse ai do t\u00eb rritet me ndjenj\u00ebn p\u00ebr hakmarrje ndaj atyre q\u00eb e lan\u00eb jetim q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 6 vjecare. Si rrjedhoj\u00eb, p\u00ebrndjekjet, rrahjet e persekutimet do ta percjellin deri n\u00eb arratisjen p\u00ebrfundimtare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Nana Dyke rrefen per arratisjen e rapsodeve<\/strong><i><b><br \/>\n<\/b><\/i><br \/>\nRrefimin burimor p\u00ebr p\u00ebrplasjet e t\u00eb dy rapsod\u00ebve, fillimisht, i gjejm\u00eb tek bashk\u00ebshortja e Demush Nezirit, Dyk\u00eb Haklaj-Mulliqi, e cila kujtimet e mbetura n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr, i ka ruajtur n\u00eb gji t\u00eb zemr\u00ebs!<br \/>\n<i><br \/>\n<\/i><\/p>\n<p><i>\u201cBaben e tij e ka vra Mili\u00e7 Kersta. Edhe ky tovona, kur o ba I zoti, e kish pas ba njefare hakmarrje p\u00ebr bab\u00eb t\u00b4vet.! Kur o hy Shqipnija o kan\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, edhe kur o kone gjermoni ish kon do dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb, \u201ekosturr\u00eb\u201c a qysh u kane thane atyne? Edhe, ky e ka marre qat hak t\u00eb bab\u00ebs s\u00eb vet&#8230;Ka vra pasha Zotin! At\u00ebher\u00eb t\u00eda shtren\u00eb zullumin\u2026Bum e bum e bum, tri vjet rresht! Po thom si evladit\u00b4, kur e shihsha qashtu n\u00b4zaval, me pas mujt me\u00a0 e ba gur e kisha gjujt\u00eb vet pertej granice,sa fort u ngushtojsha! Ato rrehe, mue hallakatem. Gjinia s\u00b4guxojke me m\u00b4ardh\u00eb hiq prej hyqymetit,\u00a0 se me I nxan\u00eb I rrehsin e I bajshin ibretin e Zotit!\u00a0<\/i><i>Tri vjet tuj u rreh n\u00eb dor\u00eb milicie, voft\u00eb p\u00ebr Hat\u00ebr t\u00eb Zotit!\\&#8221;.<\/i><\/p>\n<p><strong>Dhune sistematike deri ne arratisje&#8230;<\/strong><br \/>\n<i><\/i><br \/>\n<i><\/i><i>Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb lokes, tri vjet p\u00ebrpara Demush Neziri u p\u00ebrjashtua, pa t\u00eb drejt\u00eb pune, pa t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebnge, as jete ve\u00e7se peng I pushtetit t\u00eb athersh\u00ebm duke ju n\u00ebnshtruar dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme e t\u00eb p\u00ebrnatshme.<\/i><\/p>\n<p><i><\/i><i><\/i><br \/>\n<i>\u201cRrishim n\u00eb nj\u00eb shpi t\u00b4keqe, pa mujt\u00eb me ja nis p\u00ebr t\u00b4gjall\u00eb se bash p\u00ebr gjeth nat\u00eb vishin milicia, ja lidhshin duart, e shtishin n\u00eb kerr, e<\/i><\/p>\n<figure id=\"attachment_4190\" aria-describedby=\"caption-attachment-4190\" style=\"width: 247px\" class=\"wp-caption alignright\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-4190\" src=\"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Nana_Dyke.jpg\" alt=\"\" width=\"247\" height=\"305\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-4190\" class=\"wp-caption-text\"><i>Nana Dyke-Bashkeshortja e pare e Demush Nezirit<\/i><\/figcaption><\/figure>\n<p><i> \u00e7ojshin e e rrehshin n\u00eb stanic\u00eb t\u00eb De\u00e7anit, e qashtu t\u00b4rrehun, e gjujshin ne bistric\u00eb t\u00eb De\u00e7anit, p\u00ebrpjet\u00eb e teposht\u00eb, n\u00ebp\u00ebr uj\u00eb t\u00eb bistric\u00ebs\u2026Si vallahi,kur vike kajher\u00eb, nuk\u00a0 e ngjihsha si osht qaj burri\u00a0 jem, qysh e bojshin! K\u00ebtu vishin, m\u00b4rrethojshin e hishin me hallakat\u2026Cfar\u00eb t\u00b4hallakatnit, oj non\u00eb, si ta merrke\u00a0 mendja, kulm e temel po I bajn\u00eb bashk\u00eb! Djalin e vog\u00ebl e kisha lulak, n\u00b4gryk\u00eb, t\u00eb madhin e majsha per dore, \u00e7ika m&#8217;u avitke ngat. Me t\u00eb tret\u00eb n\u00eb kamb\u00eb, bojsha si thupra n\u00b4uj\u00eb, prej tutve t\u00eb tyne! I nxirrshin teshat e shtratit e m\u2019 I qitshin n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb. Hallakatshin e hallakatshin, e l\u00ebshojshin fyshek\u00eb n\u00eb arka t\u00eb teshave. \u201cP\u00ebr nj\u00eb dakik thojshin, ti gruja e banditit, me e gjet n\u00ebn\u00ebn e k\u00ebtyne\u201d. \u201eUn\u00eb me e pas non\u00ebn e k\u00ebtyne e maj per veti. Po nonen e ktyne e kini ju, e k\u00ebta I qitt ju, vet!\u201d-iu thojsha. Se, je bandit\u2026\u201dJe bandit e na t\u00b4gjalle ty s\u00b4kem me t\u00b4lon\u00eb!\u201d-i thojshin Demushit. Pasha krtyet tat, e kan\u00eb rreh 24 sahat, e e kan\u00eb lidh p\u00ebr tavolin\u00eb me krye teposht\u00eb, pamukun n\u00eb goj\u00eb, e bakallin me uj\u00eb ja kan\u00eb derdh n\u00ebp\u00ebr bira t\u00b4hundve. Tha,ju\u00a0 thojsha: \u201eAmon, p\u00ebr rize t\u00eb Zotit! Qyre qysh ikini mashinkat vjerrun.<\/i><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><i>Pse s\u00b4po m vrani me nj\u00eb harq?!\u201c M\u00eb thojshin,tha: \u201eDom\u00eb me e ul duqin e pamukut n\u00eb gjak t\u00eb trupit tond e me e \u00b4pa ti tuj e shtrydh n\u00b4pod!\u201c At\u00ebher\u00eb, i ka dhan\u00eb kyvet, o rr\u00ebzu me gjithe tavolin\u00eb, e o ckurrue n\u00b4gjak. Si vallahi, kur m\u00b4ka ardh\u00eb, krejt krahun t\u00b4ngrim\u00eb n\u00b4gjak , flok\u00ebt e hekne n\u00eb on\u00eb t\u00eb djatht\u00eb\u2026Ve\u00e7 sahatin n\u00b4dor\u00eb ja kom ngjoft\u00eb, se nuk e kam ngjoft\u00eb si asht qai Demush Neziri, ap o don me t\u00b4kallxue? N\u00b4qaq deregje si e kishin pas que e \u00e7ka kishin pas bo n\u00b4to! Qashtu rrike dy tri-dit\u00eb, e vishin e e\u00a0 merrshin apet. Bum e bum,bum\u2026Tri vjet t\u00b4zeza tuj u rreh n\u00b4dor\u00eb milicie, loke, voft\u00eb p\u00ebr rize t\u00eb Zotit!&#8230;U lodh!&#8230;Kur e pau si po done vec me e mbyt, dul e shkoi\u2026.\u201c.<\/i><\/p>\n<p><i><b><\/b><\/i><br \/>\n<i><b><\/b><\/i><i><b>Tortura te vazhdueshme deri ne arratisje<\/b><\/i><br \/>\n<i><b><\/b><\/i><br \/>\n<i><b><\/b><\/i>Por,Demush Neziri nuk ishte vet\u00ebm n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb e tij. Aty ishin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin nj\u00eb vizion m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb ardhmen q\u00eb i prsite. Se, rrr\u00ebsira e tunelit n\u00eb t\u00eb cilin gj\u00ebndej Kosova, po dend\u00ebsohej p\u00ebrdit\u00eb ishte iv etdish\u00ebm edhe rapsodi i pavdeksh\u00ebm, Dervish Shaqa. Por k\u00ebt\u00eb nuk duhej ta dinte. P\u00ebrndryshe, duhej te burgosej, te internohej apo t\u00eb vritej.<br \/>\n<i><\/i><br \/>\n<i><\/i><i>\u201eSe, me 1976 ku ka pas intelektual shqiptar n\u00eb Kosove dhe si ka dit dicka, klika e Rankovi\u00e7it e udh\u00ebhequr nga Tito-ja, kan\u00eb lajm\u00ebru si n\u00eb Kosov\u00eb, njer\u00ebzit inteletktual me i zhduk- <\/i>rrefen djali i Dervish Shaqes, Shpend Dervish Mucaj, te cilin t\u00eb ati e la vet\u00ebm 7 vje\u00e7.\u00a0<i>Disa kan\u00eb p\u00ebrfundu n\u00ebp\u00ebr burgje, disa jan\u00eb vra e t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb internu.\u00a0 Dervish Shaqa ishte jo vet\u00ebm rapsod,\u00a0 jo vetem qe ka qene jo vetem rapsod, por ai i ka par\u00eb m\u00eb larg. Ka q\u00ebn\u00eb me sh\u00ebrbim edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Zogut, me 1937\u00a0 ka punu tri vjet si gardjan, n\u00eb Tiran\u00eb, e apra k\u00ebsaj ka qen\u00eb n\u00eb perfektur\u00ebn e atherhsme, n\u00eb Prizren, n\u00eb krye me Asllan Boletinin. Por, baba ve\u00e7 nji her\u00eb \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebru n\u00eb polici n\u00eb De\u00e7an, ve\u00e7 nj\u00eb her\u00eb ju asht n\u00ebnshtru torturave. Hera e dyt\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebr vdekje. Mir\u00ebpo,. disa nga Lluka i kan\u00eb than\u00eb t\u00eb mos lajm\u00ebrohet m\u00eb, se kulaqi asht<\/i> <i>i p\u00ebrgatitun.\u201c<\/i><\/p>\n<p>Qarku p\u00ebrreth dy rapsod\u00ebve po ngushtohej, derisa nj\u00eb dit\u00eb gjenden para vendimit m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00eb: arratisje o vdekje!<\/p>\n<p><i>\u201eE kujtoj, dim\u00ebr ka q\u00ebn\u00eb&#8230;N\u00eb at\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vjet\u00ebr, n\u00eb \u00e7iler,\u00a0 u nxjejshim pran\u00eb stuf\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e kish shti baba-shpalos Shpendi kujtiemt e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb-Nj\u00eb dit\u00eb, baba erdh prej De\u00e7anit idhnuesh\u00ebm dhe krejt i rraskapitun, u ul n\u00eb shtrat. \u201cShka ki-i tha nana, se po m\u2019duket dishka nuk je mir\u00eb?\u201c. \u201cGati\u00a0 si m\u2019 u ka sos uji n\u00eb Kosov\u00eb!-ia ktheu baba. Nuk asht puna mir\u00eb!\u201c Masandej ka nderhy b. Syl\u00eb:\u201eDervish, shka po t\u2019thone?\u201c. Baba i tha: \u201cSyl\u00eb, nuk muj mo me nejt n\u2019Kosov\u00eb se jan\u00eb kah lypin shum\u00eb prej meje\u2026Jan\u00eb kah k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb e m\u00eb duhet me dal dikah!\u201c <\/i><i><\/i><\/p>\n<p><i><b>Jeta ne Kosove pergjysmohet per te vazhduar\u00a0 pertej kufirit te dhunshem shqiptaro-shqiptar<\/b><\/i><\/p>\n<p>Ishte dim\u00ebr i ashp\u00ebr i vitit 1956, kur Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, bashk\u00eb me Adem Ram\u00ebn dhe Is\u00eb Botush\u00ebn,\u00a0 qan\u00eb bor\u00ebn e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna. Jeta n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrfundon k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb vazhduar matan\u00eb kufirit, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tejet t\u00eb gjat\u00eb e cila s\u00b4do t\u00b4\u00b4I kthej\u00eb kurr\u00eb m\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb gjirin e Lluk\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201e<i>O kan\u00eb nat\u00eb e ejte, tet\u00eb marsi\u2026Bora deri n\u00eb shok\u00eb!-rr\u00ebfen lokja Dyk\u00eb. Ma ka pru Adem Rama, nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb t\u00eb veten, n\u00eb aksham von\u00eb, e m\u00b4tha:\u201cKepma Dyk\u00eb n\u00eb maqin\u00eb qysh t\u00eb mundesh ta marr me veti, se po du me shku edhe un\u00eb!\u201c \u201eQysh<b>\u00a0<\/b>po do me shku edhe ti?\u201d-i thash\u00eb, se m\u00b4bijke edhe si kunat. \u201cEdhe un\u00eb s\u2019 muj rri, se masi t\u00b4del Demushi-tha, mue me mysin krejt!\u201d Ademin e kemi pas ma t\u2019 parin kojshi, e i pat ba edhe ai nja tre muaj burg, n\u00b4Prishtine. Nejse! E mora at\u00eb k\u00ebmish\u00eb, do ja kepa-do s\u2019 ja kepa, e ja dhash\u00eb me veti. Mas k\u00ebsi vakti o kon\u00eb\u2026Djalin e n\u00ebnt\u00eb mujve e kisha n\u00b4djep, tjetrin p\u00ebr skej e qik\u00ebn. Osht hy Demushi me nj\u00eb ranac n\u00b4dore e m\u00b4ka than\u00eb: \u201dOj Dyke Bajramja?!&#8230;Un\u00eb, o me dek\u00eb o me ik\u2026Njan\u00ebn m\u00b4duhet me e ba!&#8230;Zoti ta baft\u00eb qaren me qeta tre thmi!\u201d Thash\u00eb:\u201dHajli kofte! Inshallah<\/i><\/p>\n<figure id=\"attachment_4189\" aria-describedby=\"caption-attachment-4189\" style=\"width: 243px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-4189\" src=\"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Demush_Neziri.jpg\" alt=\"\" width=\"243\" height=\"240\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-4189\" class=\"wp-caption-text\">Rapsodi Demush Neziri-I torturuar mizorisht deri ne arratisje<\/figcaption><\/figure>\n<p><i>del ti\u2026P\u00ebr mu mos ki dert!\u201d Pse me t\u00b4rrejt? U ngushtova si ve\u00e7 qashtu! Kur u ba gati\u00a0<\/i><br \/>\n<i>Demushi me dal\u00eb, erdh Dervishi n\u00b4shpi teme, edhe Ademi, edhe Is\u00eb Botusha. Ja kam dhan\u00eb dor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb e n\u00ebp\u00ebr bor\u00eb, qetu e deri te dyert e atyne koijshive jemi shkue pa ja l\u00ebshue njoni-shoqit dor\u00ebn hi\u00e7. Kur jam dal\u00eb n\u00eb oborr t\u00eb tyne, o dal\u00eb Ademi prej shpise vet. \u201dAman, p\u00ebr rize t\u00eb Zotit, mos shko!\u201d-e p\u00ebrbeu gruaja e vet.\u00a0 Ai e l\u00ebshoi \u00e7ant\u00ebn n\u00eb tok\u00eb. Demushi I ka than\u00eb: \u201eAdem, mos hajde p\u00ebr mue! Masi po vjen Is\u00eb Botusha, une s\u2019jam laz\u00ebm p\u00ebr kurrkend. Isa I din tetana rrug\u00ebt\u201d.\u00a0<\/i><br \/>\n<i>Pasha kete ndeje si po e bajm\u00eb bashk\u00eb, Demushi i ka than\u00eb edhe Dervishit: \u201eDervish, p\u00ebr mu mos gabo me ardh\u00eb. Kur t\u00eb dal un\u00eb nashta t\u00eb guzhmitin edhe ty si mue. Por, mati pun\u00ebt tua e ban qysh t\u00eb dush!\u201d Is\u00eb Botusha e ka pas djalin n\u00b4Shipni. Ai tha: \u201cUn\u00eb s\u00b4kam ve\u00e7 qat djal\u00eb. <\/i><i>E kam njet me shku te djali jem edhe po me ardhe me ty. Jan\u00eb ba bashk\u00eb, e jan\u00eb dal\u00eb!\u201d\u00a0<\/i><\/p>\n<p><b>Dasma e fundit e rapsodeve ne Kosove<\/b><\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb n\u00eb fshatin Lluk\u00eb, kishte das\u00ebm. Dervish Shaqa po k\u00ebndonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit mes dasmor\u00ebsh, para se t\u00eb braktiste Kosov\u00ebn p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p><i>\u201eDervish Shaqa kurre s\u2019 ka mbajt sharki as \u00e7ifteli, por n\u00eb \u00e7do fshat i ka gjet ato-rr\u00ebfen Shpendi, duke sjellur kujtimet ia p\u00ebrcollen t\u00eb af\u00ebrmit e tij, p\u00ebr naten e arratisjes se t\u00b4atit. Para se t\u00eb shkont\u00eb n\u00eb das\u00ebm, qenka p\u00ebrsh\u00ebndet me hall\u00ebn Ruk\u00eb. Ka q\u00ebn\u00eb baqic\u00eb dhe baba e kish pas desht\u00eb shum\u00eb. Tuj e dit\u00eb se po del mos me u kthy ma, i kish pas thane:\u201dHalla Ruke, lamtumir\u00eb se un\u00eb po shkoj!\u201c-edhe tuj zbrit shkall\u00ebve, I kishin pas shkue lot\u00ebt. \u201cUh, Dervish nan\u00eb, ti n\u00eb dars\u00ebm je kah shkon e po kan k\u00ebshtu\u2026Cka ke?!\u201c-e kish pa pyet halla Ruk\u00eb. Por, krejt Lluka e kishin pas dit\u00eb se ajo asht nata e fundit e kang\u00ebs s\u00eb tij\u2026 Ish kan\u00eb p\u00ebrshendet me t\u00eb gjith\u00eb darsmor\u00ebt Pas mesnate, o shku te ak\u00e7ite e iu ka than\u00eb:\u201cMbushmani k\u00ebt\u00eb sahan mish\u00a0 se du me ja \u00e7u Shpendit\u201c! Asht ardh\u00eb eme ma pru\u00a0 n\u00eb at\u00eb \u00e7ilerin me\u00a0 stuf\u00eb, qysh e ka pas shti baba. Por, un\u00eb tek jam kon\u00eb n\u00eb gjume. Ia ka lan\u00eb nan\u00ebs e i ka than\u00eb:\u201cZoj\u00eb, qyre qeta mish po ta lo ktu e jepja Shpendit kur t\u00eb \u00e7ohet\u201c M\u00b4kish pas marr\u00eb p\u00ebr qafe dy her\u00eb dhe i kish pas than\u00eb nan\u00ebs:\u201cLamtumir\u00eb!\u201c Por, ve\u00e7 b.Syl\u00eb i paska pas tregue ku po shkon:\u201cBaca Syl\u00eb, Amanet i ke f\u00ebmij\u00ebt se ma nuk shihemi bashk\u00eb!\u201c<\/i><\/p>\n<p>N\u00ebn\u00eblokja Dyk\u00eb, e cila edhe me 80-t\u00eb vjet\u00ebt e saj ruan kthjellt\u00ebsin\u00eb, shpalos kujtimet me forc\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs kosovare.<\/p>\n<p><i>\u00a0\u201eKur u dava me demush Nezirin m\u00b4u duk as dilli s\u00b4po bo drit\u00eb! Mue m\u00b4u dasht loke me dek p\u00ebr s\u00b4gjalli! Kunat, as kunat\u00eb, as vjehrri as korkon n\u00b4shpi, s\u00b4kisha. Gjinia s\u00b4guxojshin me ardh\u00eb prej hyqymetit. E paqa n\u00b4qaf\u00eb k\u00ebt\u00eb katund, qekaq t\u00b4keqen kujt s\u00b4ia di! Po, edhe un\u00eb I mshela dy syt\u00eb e vesh\u00ebt, e e kqyra detyr\u00ebn teme. E hoqa vesh\u00ebn,\u00a0 e hoqa sefan\u00eb e tetana! Tri vjet nona jote i ka hek ve\u00e7 apongat e o hi ner jorgan, se isha e rrethume ton nat\u00ebn prej milicis\u00eb. Me vetshin thmija: \u201cNon\u00eb, pse nuk po deshesh?\u201d S\u00b4u kallxojsha se thojsha tuten e m\u00b4u dahet rrita, ve\u00e7 thojsha:\u201dPo lejn\u00eb qent\u00eb e t\u00eb qilloj e veshne me dal\u00eb p\u00ebrjashta!\u201d Se, si isha e rrethueme n\u00eb t\u00b4kat\u00ebr on\u00eb, ec e kallxou thmive sa grima?!\u201c<\/i><\/p>\n<p><b>Nje kobure per nder e per shpirt<\/b><\/p>\n<p>Rrethimi vazhdoi p\u00ebr dy vjet me radh\u00eb. E n\u00ebnlokja vet\u00ebm me f\u00ebmij\u00eb dhe koburen q\u00eb ia kish lan\u00eb I shoqi p\u00ebr nder; p\u00ebr shpirt!<\/p>\n<p><i>\u201cM\u00b4tha:\u201dPo ta la p\u00ebr shpirt!\u201d-rr\u00ebfen lokja. Kur vishin me m\u00b4hallakat, her\u00eb ja shtisha k\u00ebtij t\u00eb voglit n\u00eb mnela, here ketij tejtrit n\u00eb shpin\u00eb, kajher\u00eb e shtisha n\u00b4komza t\u00b4mia. Edhe, kurr\u00eb s\u00b4kan\u00eb mujte me ma gjet! Mas s\u00b4di sa vjete, bani das\u00ebm v\u00ebllai I jem e m\\&#8217;u tek djali i madh, me ia dhan\u00eb me qit kur t\u00b4vjen nusja. U \u00e7ova e ia dhash\u00eb. Dikush lajm\u00ebroi edhe m\u00b4rrethuen milicia. \\&#8221;A e ki?\u201c,\u201cPo!\u201c,\u201cPse e ke majt?\u201c,\u201cE kam mbajt\u00eb p\u00ebr ftyre teme!\u201c, \u201eKu e ke marr?\u201c, \u201eMa ka lan\u00eb burri!\u201c. Edhe u desht me e dorzu!\u201c<\/i><\/p>\n<p>Shpendi, at\u00ebbot\u00eb shtat\u00eb vjecar, kuptoi t\u00eb v\u00ebrteten vet\u00ebm kur nuk e pa babain m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nd\u00ebrsa, Aliu gjasht\u00eb muajsh, s\u00b4do t\u00eb p\u00ebrjetonte kurr\u00eb ledhatimin e tij si f\u00ebmij\u00eb, sepse, Dervish Shaqa do t\u00eb ikte p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb gjirin e familjes&#8230;<\/p>\n<figure id=\"attachment_7411\" aria-describedby=\"caption-attachment-7411\" style=\"width: 283px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-7411\" src=\"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Dervish-Shaqa-ali-dervishi-1.jpg\" alt=\"\" width=\"283\" height=\"303\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-7411\" class=\"wp-caption-text\">Dervish Shaqa me te birin e madh, Aliun<\/figcaption><\/figure>\n<p><i>\u201eE disha si dikujt duhet me I thirr \u201eBab\u00eb\u201c, e nuk kisha kujt\u2026Por, pas dy tri vjet\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb aksham dimri,\u00a0 k\u00ebrset dera, bam-bam-bam, me t\u00eb madhe, por jo me thirr. O dale b.Syl\u00eb, ve\u00e7 kur o kthy n\u00b4\u00e7iler me furrum, e m\u00b4tha:\u201dCarrok, hajde me mu!\u201d Nona I tha: \u201cBaca Syl\u00eb, \u00e7ka ke tash?!\u201d-se u tutke mos po me merr me m\u00b4qit n\u00b4Shipni, te baba. \u201cHajde se se Dervishi o kah knon n\u00b4Kuk\u00ebs e na thirri Ram\u00eb Haxhia(ve\u00e7 ai kish radio at\u00ebher\u00eb!), e t\u00b4vjen edhe Shpendi ta nigon!\u201d-I tha b.Syl\u00eb. Alia ish I vog\u00ebl. Nana s\u00b4erdh.\u00a0 M\u00b4ka mar p\u00ebr dore baca Syl\u00eb, e zbathun vrap n\u00ebp\u00ebr katund, teposht\u00eb te blini. Kur jem shku e e ka qel der\u00ebn, e kemi d\u00ebgjue\u2026K\u00ebndojke kang\u00ebn e Bajram Currit, \u00e7far\u00eb t\u00eb k\u00ebnduari. Baca Syl\u00eb I ka vnue duart n\u00eb krye e lot\u00ebt rrokotel! Un\u00eb mbeta syhapur, se ai ve\u00e7 rrug\u00ebs si m\u00b4tha si po knon baba yt. Por, aty un\u00eb e dita se megjithat\u00eb paskam bab\u00eb. Masanej, m\u00b4ka mungu shum!<\/i><\/p>\n<p><b>Takimi i pare i rapsodit te shquar me te birin<\/b><\/p>\n<p>Ky ishte rasti i par\u00eb q\u00eb Shpendi u njoh me k\u00ebng\u00ebn e t\u00eb atit. Raste t\u00eb tjera do t\u00eb vin\u00eb koh\u00eb pas kohe, krejt rast\u00ebsisht.<\/p>\n<p><i>\u201eNj\u00eb her\u00eb, isha me dh\u00ebn n\u00eb bjeshk\u00eb. E kam pas nj\u00eb radio t\u00eb vog\u00ebl edhe shiriti i saj rrinte ve\u00e7 n\u00eb Kuk\u00ebs. Si e kam l\u00ebshue, kur doli baba tuj e k\u00ebndue kang\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut: \u201eLum e lum Vojsav\u00eb krenare, lum e lum nana shqiptare!\u201c Ia kam \u00e7 zonin sa ka pas. Ushtojke bjeshka\u2026\u201c.<\/i><\/p>\n<p>K\u00ebnga e dy rapsod\u00ebve, jehona e s\u00eb cil\u00ebs u muros n\u00eb kullat prej guri, ku mblidheshin burrat m\u00eb me z\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare,\u00a0 tashm\u00eb ishte ringjallur n\u00eb gjirin e shtetit am\u00eb dhe z\u00ebri i dy rapsod\u00ebve, po i rikthehej Kosov\u00ebs plot p\u00ebrmallim.<br \/>\n<i><br \/>\n<\/i><br \/>\n<i>\u201eKur delshin n\u00eb televizor m\u00b4bojshin zo kojshia:\u201cHajde se po don me dal\u00eb Demushi e Dervishi n\u00b4telrvizor. Shkojsha prej k\u00ebtuhit e n\u00b4kojshi me i pa. Vallahi s\u00b4dojshe tjet\u00ebr ve\u00e7 me i pa, t\u00eb dy bashk\u00eb tuj k\u00ebndu, t\u00eb dy bashke tuj k\u00ebrcye, t\u00eb dy bashke tuj nejt\u00eb\u2026Si vallahi, kurr\u00eb dita as nata si ka da!\u201c<\/i><\/p>\n<p>Lokja po i rriste f\u00ebmij\u00ebt e saj me nder. Baca Syl\u00eb, e \u00e7oi Amanetin n\u00eb vend, duke u p\u00ebrkujdesur si prind p\u00ebr Shpendin dhe Aliun e vog\u00ebl!<\/p>\n<p><i>\u201eSyl\u00eb Shaqa ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb v\u00eblla hakikat p\u00ebr Dervish Shaq\u00ebn. Dhe t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se Syl\u00eb Shaqa ka vdek prej torturave t\u00eb policis\u00eb, se masi dul baba n\u00b4Shipni e\u00a0 policia e maltretuan shum\u00eb. Si mas gjasht\u00eb shtat\u00eb vjete kur ka vdek, b.Syl\u00eb, krejt kah i kan\u00eb ra ju nxi trupi dhe krejt e kan\u00eb dit\u00eb si ky njeri ka vdek prej torturave. Ve\u00e7 at\u00ebbot\u00eb, asnj\u00ebri s\u00b4ka mundur ta dij\u00eb se baba pas pes\u00eb vjetesh o taku me Syle Shaq\u00ebn, pi\u00ebkrsht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Se, at\u00ebher\u00eb prej Shqipnije vihin diversantat e sillshin flamuj, se k\u00ebtu s\u00b4ka pas. E baba o taku me b. Syl\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur piqen manat, se ka k\u00ebsajde shum\u00eb. Baca Syl\u00eb ka dal\u00eb kishe po mbledh mana e asht taku me bab\u00ebn, n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto megja\u2026\u201d.<\/i><\/p>\n<p><b>Fshehurazi ne LLuke por asnjehere ne gjirin e familjes<\/b><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, fusha e megja, por kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb gjirin e fshatit. Kurr\u00eb m\u00eb as n\u00eb familjen e tij, nusen e re e f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb po rriteshin larg tij.\u00a0 \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm njh\u00eb her\u00eb kur Dervish Shaqa takon t\u00eb birin,teksa po ruante bag\u00ebtin\u00eb n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><i>\u201cMue m\u00b4ka pa nj\u00eb her\u00eb n\u00b4Orrnica, e quajm\u00eb ne. Jam kan\u00eb 13-14 vje\u00e7, kur tuj rujt\u00eb lopt\u00eb ja kam nis me knue kang\u00ebn<\/i><i> e Bajram Currit. E kam pas ni prej babe, jo ve\u00e7 un\u00eb po krejt Lluka e Ep\u00ebr. Baba paska q\u00ebn\u00eb i paluem n\u00eb nj\u00eb vije t\u00eb ar\u00ebs me dy shok\u00eb t\u00b4vet, bash sikur lepujt-m\u00b4tregojke baba. Mue, si sot m\u00b4kujtohet ai far\u00eb zani si m\u00b4ka than\u00eb: \u201eCka po ha m. bre? Hajt le se boll knove!\u201c Bash qeshtu qe. Kqyr knej-kqyr anej, nuk e shihsha kurrk\u00ebnd.Ai ish kone Dervish Shaqa, atehre jam kone diku kah 13 vjet 14\u201c.<\/i><\/p>\n<p>Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, t\u00eb vendosur n\u00eb rrethin e Durr\u00ebsit, vazhdojn\u00eb tradit\u00ebn e te \u00a0k\u00ebnduarit p\u00ebr Kosov\u00ebn, gjirin e s\u00eb cil\u00ebs e kishin braktisur\u00a0pa dashur. N\u00eb Rashbull, Dervish Shaqa\u00a0themelon dhe\u00a0<b>\u00a0<\/b>\u00a0udh\u00ebheq grupin rapsodik, me t\u00eb cilin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb prezantohet n\u00eb festivalin folklorik t\u00eb Shqiperis\u00eb,\u00a0 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me 1968. Ata \u00ebrijuan dhe publikuan shum\u00eb k\u00ebng\u00eb, te cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite d\u00ebgjohen me shum\u00eb dashuri nga auditori i gj\u00ebr\u00eb shqiptar. Rapsod\u00ebt para arratisjes njiheshin me tep\u00ebr me k\u00ebng\u00ebt me motive dashurie, si: <i>\u201cN\u2019d\u00ebrrase t\u00eb vekut kush po kan\u00eb\u201c, \u201cMoj e mira n\u2019der\u00eb\u00a0 t\u00eb stanit\u201c, etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas arratisjes, ata iu p\u00ebrkushtohen k\u00ebng\u00ebve me motive patriotike, si\u00e7 jan\u00eb k\u00ebng\u00ebt: \u201eKurr\u00eb Kosov\u00eb s\u2019tu da gazepi, \u201eC\u2019jan\u00eb kto gjam\u00eb qe po i sjell era\u201c, \u201cPyet Kosova p\u00ebr nj\u00eb qik\u00eb\u201c, \u201cAh, Kosov\u00eb mos thuej marova\u201c,\u201dTane Kosova mbulue me tym\u201d,etj.<\/i><b><i>\u00a0\u00a0<\/i>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0<\/b><br \/>\n<b>Jetimw me prinder gjalle<\/b><br \/>\n<b><\/b><br \/>\n<b><\/b>Por, k\u00ebnga nuk leht\u00ebson barr\u00ebn e viteve q\u00eb vin\u00eb e ikin t\u00eb st\u00ebrngarkuara me dh\u00ebmbje, p\u00ebr familjet e shp\u00ebrndara. F\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb me et\u00ebr gjall\u00eb, jan\u00eb e vetmja rreze drite, p\u00ebr t\u00eb dy grat\u00eb fatprera.<\/p>\n<p><i>\u201eApet e shtysha do mot me ymyd se bahet mir\u00eb e kthehet, se i riu qashtu po u habitke! I merrsha dy djemt\u00eb e i nojsha n\u00eb preh\u00ebr, njonin k\u00ebndej e tjetrin k\u00ebndej e ua bajsha shuplakat bashk\u00eb e ju thojsha:\u201cHej, kur t\u00b4bahen kto kat\u00ebr duar bashk\u00eb, ka me u knaq nona e juve \u00e7ka keni me punu ju!\u201c Ua bajsha ver\u00eb me mend, ve\u00e7 me i gzue ata. Kur u ban\u00eb me shku n\u00b4shkoll\u00eb, nuk m\u00b4I lan\u00eb, as qiken as dy djemt\u00eb, se at\u00ebher\u00eb jepshin msim shkijet. Ma kapke djalin p\u00ebr zylyf e m\u00b4I thojke: \u201dN\u00b4msofshi e n\u00b4u tranofsh, s\u00b4ke me dal n\u00b4detyr\u00eb as s\u00b4ki me pas t\u00eb drejt\u00eb, se je djali I banditit!\u201d Ma leshuen djemte shkoll\u00ebn, se s\u00b4paten cka me bo. Dulen, o, pa e maru rriten\u2026-rr\u00ebfen lokja, me z\u00ebrin q\u00eb i mbetet n\u00eb gryk\u00eb. Hajt hajt, hajt hajt\u2026Shkuan ato vjet qashtu, e erdh puna deri qetu!\u201c<\/i><\/p>\n<p>Shpend Dervish Shaqa, I l\u00ebn\u00eb shtat\u00eb vje\u00e7 dhe Gani Demush Neziri, I l\u00ebn\u00eb vec 3 vjec, tashm\u00eb ishin rritur dhe n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nd\u00ebr dit\u00ebt e k\u00ebsaj zije t\u00eb shum\u00ebmotshme, n\u00eb kullat e Lluk\u00ebs do t\u00eb jehonte k\u00ebnga, daullja e lodra edhe p\u00ebr martes\u00ebn e tyre.<br \/>\n<i><br \/>\n<\/i><br \/>\n<i>\u201cUn\u00eb, kur jam shkue mas s\u00b4pari si kam nejt\u00eb qat muj dit\u00eb, n\u00b4krye t\u00eb tri jav\u00ebve, kam pas me e martue djalin e madh. Pasha nj\u00eb Zot, krejt fillim e marim, Demushi e Dervishi, kane in\u00e7uzu trakat t\u00eb dy tuj knu bashk\u00eb e m\u00b4I kane dhan\u00eb me veti, me I lshue kur t\u00eb vin\u00eb krushqit. Dervishi iu ka than\u00eb n\u00eb trak\u00eb: \u201cMerrni vesh! Tuj u martu djali i Demush Nezirit, si e ka lan\u00eb baba tri vje\u00e7. Un\u00eb e Demushi s\u00b4kem marr pare kur jemi shku me knu n\u00ebp\u00ebr hallk kurr\u00eb, se s\u00b4jemi kon\u00eb defatore po jemi kon\u00eb kongatar\u00eb. E mos gaboni me marr pare n\u00eb das\u00ebm t\u00eb djalit t\u00eb Demush Nezirit\u201d. Vallahi mori loke, so met kush pa kajt\u00eb!\u201d <\/i><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"\\&quot;wp-image-5365\\&quot;\" src=\"\\&quot;http:\/\/ajetebeqiraj.com\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Dervish-Shaqa-ali-dervishi.jpg\\&quot;\" alt=\"\\&quot;\\&quot;\" width=\"\\&quot;344\\&quot;\" height=\"\\&quot;368\\&quot;\" \/> Dervish Shaqa me te birin e vogel, Aliun<\/p>\n<p><i>\u201eVaden e dasm\u00ebs e dam\u00eb pes\u00eb jav\u00eb dit\u00eb, me shpres\u00eb se do t\u00b4vie baba-rr\u00ebfen Shpendi. Ishte viti 73,\u00a0 hera e par\u00eb si fola me bab\u00ebn n\u00eb telefon. \u201eBab\u00eb, me 20 janar martohem. A po vjen n\u00b4dasem?\u00b4\u201c Mua s\u00b4m\u00eb tha gj\u00eb, por kusheririt ton\u00eb, Mic Sokolit, at\u00ebher\u00eb i tha:\u201d Mos je ba matuf?\u201d K\u00ebtu u mor vesh se ai s\u00b4mund t\u00b4vinte. Prandaj, qato dit\u00eb, menj\u00ebher\u00eb ia kemi nis motr\u00ebn te baba na vizit\u00eb, p\u00ebr mos me u merzit baba atje p\u00ebr das\u00ebm. At\u00eb das\u00ebm po m\u00b4duket edhe n\u00eb Radio Kuk\u00ebs e ka lajm\u00ebru baba. Kemi edhe kang\u00eb q\u00eb jan\u00eb in\u00e7izu bash p\u00ebr das\u00ebm, ku thote se:\u201dPo i p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00eb ata krushq e ata dasmor\u00eb me k\u00ebng\u00ebn e Marash Palit!\u201d K\u00ebtu ish mbush oda grumbull e\u00a0 me maj\u00eb, disa kajshin\u2026\u201d.<\/i><\/p>\n<p><b>Shpendi i vogel troket ne porten e te atit i bere burre<\/b><\/p>\n<p>Shpendi trash\u00ebgoi nga i ati Dervish Shaqa, dashurin\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00ebn folklorike. K\u00ebng\u00ebt e tij u mundua t\u00b4I mbaj\u00eb gjall\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebrgim, ku klubet e vetformuara ishin pika e vetme ku mund t\u00eb takoheshin bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tan\u00eb. Nj\u00ebri nd\u00ebr klubet, t\u00eb vetmet ku ndjhejsadopak ngroht\u00ebsi Kosove, ishte edhe klubi P\u00ebrparimi n\u00eb Cyrrih. Por,\u00a0 n\u00ebp\u00ebr kok\u00ebn e Shpendit pandalur sillej nj\u00eb m\u00ebndim I vet\u00ebm!<\/p>\n<p><i>\u201cGjith\u00eb koh\u00ebn mendojsha si me u taku me bab\u00ebn. Dhe nj\u00eb dit\u00eb, tek po ecja n\u00ebp\u00ebr Cyrrih, fillova t\u00eb mendoj si t\u00b4ia b\u00ebj q\u00eb k\u00ebso vere me u la n\u00eb Durr\u00ebs me bab\u00ebn. Fluk, hina n\u00b4ambasad\u00ebe! \u201cQysh e ki emnin?\u201d, \u201cShpend Dervishi-Mucaj\u201d. \u201cAuuu, po\u00a0 ti tha je djali i rapsodit Dervish Shaqa. Ti je Shpendi?!\u201d.<\/i><\/p>\n<p>Dhe, deshira e fjetur qe nga femijerija, per pak kohe do te permbushej. Keshtu, ne vitin 1979, Shpendi I vogel do te trokiste ne deren e te atit, i bere burre e baba.<i>\u00a0<\/i><i>\u201cO ku je Dervish Shaqa, bre?\u201d-kam thirr te dera. \u201eO, hajde bujrum, more!\u201c-mu pergjigj. Baba ish ul kembekryq, me sharki e qifteli ne preher. Perze, nuk\u00a0 e ka\u00a0 lujt as komen me u qu me m\u00b4marr ngryk.Osa Nura, nje kusheri joni tonin, emigrant poashtu, o cue e m\u00b4ka marre n\u00b4gryke. Ai hic! Jom perkul e e kam marre per qafe. \u201eA di shka? Hajt shko rruju!\u201c-m\u00b4tha. \u201eA je n\u00b4mend b.Dervish?\u201d-I tha Osa. \u201eLe te shkon-tha-te rruhet, se ma con mallin si atehere kur e kom perqafe si femije, ne gjume. S\u00b4ma ka pas regj faqen hic&#8230;E tash tek asht rrit e tek osht ba me lesh!\u201d-i tha.<br \/>\n<\/i><\/p>\n<p>K\u00ebnga p\u00ebr takimin e serish\u00ebm pas 18 vjet\u00ebsh, vazhdoi deri n\u00eb m\u00ebngjes, thot\u00eb Shpendi. Por, pritja e lokes ishte edhe m\u00eb e gjat\u00eb\u2026<br \/>\n<b><br \/>\n<\/b><br \/>\n<b>Takimi i lokes me bashkeshortin pas 20 vjetesh<\/b><br \/>\n<b><br \/>\n<\/b><i>\u201ePasha nji zot, un\u00eb mas 20 vjete si o dal\u00eb Demushi, un\u00eb jam shku n\u00b4Shipni. Ma coi garacionin prej atjehit e m\u00b4tha: \u201eAs s \u00b4kam nan\u00eb, as baba, as v\u00eblla, as mot\u00ebr e n\u00b4koft\u00eb se t\u00b4pik rahmeti me ardh\u00eb\u2026Po du me ta qit nji p\u00ebrvoj\u00eb t\u00b4vshtir\u00eb, se nuk asht leht\u00eb p\u00ebr ty me ardh\u00eb e me m\u00b4gjet vet t\u00eb shtatin, e me gru n\u00b4shpi!\u201c Perze, e bana zemr\u00ebn gur e u cova e shkova me qik\u00eb t\u00eb qik\u00ebs si ma la tet\u00eb vjec. Nuk\u00a0 ish kollaj, loke p\u00ebr mue me shku mas 20 vjete\u2026 Ai i kish tre djem e dy qika, e gruen! Vec, vllaznit e saj, ilaket e saj m\u00b4desht\u00ebn fort. U qudit bash krejt Shipnia si shkova un\u00eb te burri I martuem mas 20 vjete!\u201d<\/i><\/p>\n<p>Dueti Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, mbeten ne historin\u00eb e folklorit shqiptar\u00eb si ushqim i shpirtit t\u00eb shqiptareve q\u00eb duan kombin, gjuh\u00ebn dhe k\u00ebng\u00ebn e vet.\u00a0<b>\u00a0<\/b>Ishte k\u00ebnga ajo q\u00eb i bashkoi e do t\u00b4jet\u00eb vec vdekja, ajo q\u00eb do t\u00b4i ndajw.\u00a0<b>\u00a0<\/b><\/p>\n<p>Me 14 prill t\u00eb vitit 1985, emblema e muzik\u00ebs folklorike shqipe, Dervish Shaq\u00eb Mucaj, i lindur me 14 maj t\u00eb vitit 1910,\u00a0 n\u00eb Lluk\u00eb t\u00eb Ep\u00ebrme, vdiq n\u00eb Rashbull t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><b>Rapsodi qau per Kosoven edhe ne castin e vdekjes<\/b><\/p>\n<p><i>\u201cDervish Shaqa o dek n\u00b4gjoks t\u00eb Demush Nezirit. Si, be ka ba Demushi: \u201cCka s\u00b4ka ba vaki, edhe p\u00ebr s\u00b4vdekuni I shkojshin lot\u00ebt rrokotel!\u201d<\/i>-r\u00ebfen lokja.<\/p>\n<p><i>\u201eAt\u00eb dit\u00eb kam q\u00ebn\u00eb n\u00eb klubin \u201cP\u00ebrparimi\u201d, n\u00eb Cyrrih. Telegramin e merr nj\u00eb shok imi dhe kur lexon: \u201cShpend, ka vdek Dervish Shaqa!\u201c, e merr e fluturim vjen n\u00eb klub, edhepse kurr\u00eb ai njeri nuk vinte n\u00eb klub as nuk dilte n\u00eb demonstrate, se at\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tubim apo demontrat\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb per\u00ebndimit, e humbshme pasaportin. Un\u00eb kam q\u00ebn\u00eb tuj k\u00ebndue. Bash asi hovi baba ma kish cue nji sharki prej Shipnije. Si e kam pa t\u00b4ulun n\u00b4karrika t\u00b4para, thash\u00eb: \u201cAh bre, si Tefiku m\u00b4paska sjell nj\u00eb lajm t\u00eb dhimbsh\u00ebm!\u201d Por, kur e pyeta, ma ktheu: \u201eKu e din ti si kom pru dishka un\u00eb?\u201c \u201eE di-i thashe, se ti nuk vjen ktu me m\u00b4nigu mue!\u201c M\u00b4shkoji mendja edhe te nana, se edhe ajo ish plak\u00eb. Por, kur m\u00b4tha se asht prej Shqipnije, e dita\u2026!\u201c<\/i><br \/>\n<b><br \/>\n<\/b><br \/>\n<b>\u00a0<\/b>Bashk\u00ebudh\u00ebtari I tij, Demush Nezir Mulliqi, I lindur me\u00a0 1912, n\u00eb Lluk\u00eb t\u00eb Eep\u00ebrme, vdiq me 7 gusht te vitit 2001, n\u00eb Shinavlash t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><i>\u201e Na erdh telegrami si o vdek Demush Neziri-rr\u00ebfen lokja. Shkoi djali i madh prej Zvicre ne Shqipni, me shok\u00eb e me<\/i><i> daj\u00eb e me nipa. Masanej, ja qelem tri dit\u00eb t\u00b4pame n\u00b4qet bahqen e madhe t\u00eb shtrueme me tepiha. Kush o kon\u00eb si asht ardh\u00eb me pa. E mue po m\u00b4thote qika: \u201cOj non\u00eb! Tetana kto gra sip o vin\u00eb me t\u00b4pa, pse kurrnji pik\u00eb lot\u00eb se qite p\u00ebr bab\u00ebn?\u201d \u201cVallahi moj non\u00eb-I thash\u00eb, jom lodh tuj kajt\u00eb p\u00ebr to! Nj\u00eb her\u00eb kaj si m\u00b4dul prej shpi e m\u00b4mshelli nusen e re me tri fmi t\u00b4vogjel. Masanej merzitu edhe ma fort kur u martu. Tash o deke si tone dynjaja e rahmet i paste shpirti, se p\u00ebr qeto t\u00eb tret\u00ebn kokna ma sabernike se kur o martu!\u201d Vec, edhe gjinin\u00eb I pata t\u00eb fort\u00eb e ban\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mue. Po, edhe pata igball si m\u00b4i la dy djem e qiken sa mos me m\u00b4lan\u00eb n\u00b4rrug\u00eb, si vallahi me m\u00b4pa lan\u00eb ve me qat qik\u00eb, p\u00ebr dynja burr\u00eb tjet\u00ebr mas Demush Nezirit marre s\u00b4kisha, qetu po\u00a0<\/i><i>t\u00b4kallzoj!\u201d\u00a0<\/i><b>\u00a0<\/b><\/p>\n<p><b>Rapsodi legjendar i kthehet Decanit e Kosoves ne nje forme te re<\/b><\/p>\n<p>Kosova e rob\u00ebruar dhe e lar\u00eb me gjakun popullit \u00a0t\u00eb saj, tashm\u00eb po rikthen drit\u00ebn. N\u00ebp\u00ebr rrezet e k\u00ebsaj drite, rapsod\u00ebt legjendar I rikthehen Kosov\u00ebs, Decanit, p\u00ebrmes festivalit gjith\u00ebkombtar, \u201eEshk\u00eb e ndezur mbi Shk\u00eblzen\u201c, kushtuar rapsodit legjendar, Dervish Shaqa dhe t\u00eb gjith\u00eb rapsod\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n<i><br \/>\n<\/i><br \/>\n<i>\u201cSivjet, p\u00ebr festival osht ardh\u00eb djali prej Zvicre, postofat me e pa. Shkuan bashk\u00eb me qik\u00eb. Dit\u00ebn e par\u00eb e kishin pas p\u00ebrmend edhe Demushin, kah kan\u00eb knue, t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb-hic! Demushin e Dervishin, dita e nata s\u00b4i ka da. Vallahi, kan\u00eb dhan\u00eb shfaqje n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Shkup, kan\u00eb k\u00ebndu n\u00ebp\u00ebr dasma e kurr\u00eb s\u00b4jan\u00eb da prej shoqi shojit. Ka bo lazem, jan\u00eb ardh\u00eb prej dasmave t\u00eb dy e m\u00b4kan\u00eb qu mu prej cilerit e jan\u00eb ra t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb shtrat e un\u00eb jam dal\u00eb e jam ra n\u00eb tjet\u00ebr sob\u00eb. Jan\u00eb desht\u00eb ner veti, si\u00a0 \u00b4sban vaki n\u00eb dynje, pa I da kurgjo. E qata po cuditna un\u00eb, si kaq fort jarani pat\u00ebn ner veti e fort ke shyhret me I pa dikush n\u00eb televizor t\u00eb dy bashk\u00eb,e mu da ner veti, zor\u2026 Gjithmon\u00eb kan knu bashk\u00eb, gjithmon\u00eb kan\u00eb nejt\u00eb bashk\u00eb, kurr\u00eb s\u00b4jan\u00eb prish ner veti. S\u00b4I dau Rankovici, si ke zavali ma I madh, s\u00b4i dau Enver Hoxha as kurrfar\u00eb mileti, e me I da tash per s\u00b4dekni\u2026Pse ashtu?! Gjynah asht ashtu!\\&#8221;\u00a0<b>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0<\/b><\/i><br \/>\n\u201cPor, populli \u00ebsht\u00eb v\u00ebzhguesi m\u00eb i mir\u00eb!\u201d-thot\u00eb i biri i Dervsh Shaq\u00ebs, Shpendi.<i>\u201cUn\u00eb mendoj se kur p\u00ebrmendet Dervish Shaqa, popullit t\u00eb Dukagjinit vetvetiu i shkon mendja edhe te Demush Neziri. Ktu nuk ka kurrfar\u00eb ngat\u00ebrrese. Se Demush Neziri ka qen\u00eb krah I Dervish Shaq\u00ebs, e din\u00eb krejt ky popull!\u201c<\/i><\/p>\n<p>T\u00eb dy rapsod\u00ebt kosovar\u00eb, Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, t\u00eb cil\u00ebt shkruan histori n\u00eb tel t\u00eb qiftelise, shkuan motin me kok\u00eb t\u00eb kthyer kah kufiri shqiptaro-shqiptar, matan\u00eb t\u00eb cilit kishin l\u00ebn\u00eb gjysm\u00ebn e vetvetes&#8230;Malli p\u00ebr Kosov\u00ebn i ndoqi deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit, sepse u desh m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb shekulli rrug\u00ebtim I kombit shqiptar nga t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit, q\u00eb muri q\u00eb ndante zemr\u00ebn t\u00eb shembej p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Read more: <a href=\"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/rapsodi-rrustem-beqiri-mos-harroni-folklorin-shqiptar\/\">Rapsodi Rrustem Beqiri-s0zia e Dervish Shaqes<\/a><\/p>\n<p>Read more: <a href=\"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/perfundoi-edicioni-i-katert-i-festivalit-eshke-e-ndezur-mbi-shkelzen\/\">&#8220;Eshke e ndezur mbi Shkelzen&#8221;<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>26 janar 2008, Radio Kosova. Ne koh\u00ebn kur trojet shqiptare ishin te kercenuara ne vazhdimesi nga etja e popujve fqinj per grabitje, nw fshatin Lluk\u00eb tw Ep\u00ebrme n\u00eb verilindje t\u00eb De\u00e7anit, u linden rapsodi legjendar \u00a0Dervish Shaqa dhe bashkeudhetari i tij, Demush Neziri. Barra e kthesave t\u00eb athershme historike do te filloje te bie heret [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"default","ast-site-content-layout":"default","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"default","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"set","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"jetpack_post_was_ever_published":false,"slim_seo":{"title":"Rapsodet decanas Dervish Shaqa dhe Demush Neziri - Ajet\u00ebBeqiraj.org","description":"Rapsodi legjendar Dervish Shaqa 26 janar 2008, Radio Kosova. Ne koh\u00ebn kur trojet shqiptare ishin te kercenuara ne vazhdimesi nga etja e popujve fqinj per grabit"},"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[4,3],"tags":[112,867,858,863,866,864,120,868,865,846],"class_list":["post-5364","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-reportazhe","category-te-ndryshme","tag-ajete-beqiraj","tag-arratisje-ne-shqiperi","tag-demush-neziri","tag-dervish-shaqa","tag-dhune-shtetrore","tag-kur-ta-kthyem-kosove-shpinen","tag-radio-kosova","tag-rapsod-decanas","tag-rapsod-shqiptar","tag-reportazh"],"jetpack_featured_media_url":"","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5364"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5364\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12234,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5364\/revisions\/12234"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}