{"id":9573,"date":"2004-05-12T20:48:28","date_gmt":"2004-05-12T20:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/?p=9573"},"modified":"2026-02-01T08:53:10","modified_gmt":"2026-02-01T08:53:10","slug":"udhetim-per-tek-vetja","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/udhetim-per-tek-vetja\/","title":{"rendered":"Intervista e par\u00eb e Ajet\u00eb Beqirajt me 2004 n\u00eb Radio Tirana me gazetaren Valdete Antoni"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_10219\" aria-describedby=\"caption-attachment-10219\" style=\"width: 258px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-10219\" src=\"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2004\/05\/Praktika-ne-radio-tirana.jpg\" alt=\"Jeta Beqiraj - Tirane 2004\" width=\"258\" height=\"372\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-10219\" class=\"wp-caption-text\">Kruje 2004-Pas perfundimit te praktikes ne Radio Trana<\/figcaption><\/figure>\n<p data-start=\"139\" data-end=\"404\">N\u00eb maj t\u00eb vitit 2004, shum\u00eb p\u00ebrpara librave, shum\u00eb p\u00ebrpara se gazetaria t\u00eb b\u00ebhej mision dhe p\u00ebrpara se z\u00ebri i saj t\u00eb arrinte audienca m\u00eb t\u00eb gjera, Ajet\u00eb Sh. Beqiraj dha intervist\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb publike n\u00eb Radio Tirana, t\u00eb drejtuar nga gazetarja Valdete Antoni.<\/p>\n<p data-start=\"406\" data-end=\"572\">Kjo bised\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hyrje drejt fam\u00ebs, por nj\u00eb zbulim i origjin\u00ebs: f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, imagjinat\u00ebs, humbjes, besimit dhe domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb brendshme p\u00ebr t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p data-start=\"574\" data-end=\"743\">Ajo q\u00eb vijon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i rrall\u00eb i nj\u00eb gruaje t\u00eb re q\u00eb flet me ndershm\u00ebri p\u00ebr krijimtarin\u00eb, dhimbjen dhe forc\u00ebn e heshtur t\u00eb trash\u00ebguar nga familja dhe toka.<\/p>\n<p data-start=\"574\" data-end=\"743\">RADIO TIRANA &#8211; Emisioni &#8220;Udh\u00ebtim p\u00ebr tek vetja&#8230;&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Gazetare Valdete Antoni. Operator zeri : Vjosa Luto<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Radio Tirana ,Maj 2004.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">English:\u00a0 <a href=\"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/journey-toward-the-self-ajete-sh-beqirajs-first-public-interview-radio-tirana-2004\/\">https:\/\/ajetebeqiraj.org\/journey-toward-the-self-ajete-sh-beqirajs-first-public-interview-radio-tirana-2004\/<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><!--more--><\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>&#8230;Nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb quhet Ajet\u00eb, ec\u00ebn n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e fshatit ku ka lindur. Her\u00eb-her\u00eb rruga e detyron q\u00eb t\u00eb ec\u00ebn drejt, her\u00eb-her\u00eb rr\u00ebzohet sepse pengohet n\u00eb gur\u00eb. Mir\u00ebpo, kupton q\u00eb holl\u00ebsia dhe brisht\u00ebsia e trupit t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb fuqie q\u00eb e lidh me tok\u00ebn, me at\u00eb \u00e7ka ndjen, me z\u00ebrat e atyre q\u00eb jan\u00eb lindur, jan\u00eb rritur dhe me ato k\u00ebng\u00ebtime, q\u00eb duket se burojn\u00eb s\u00eb thelli. Por askush s&#8217;e di se ajo ik\u00ebn&#8230;Her\u00eb-her\u00eb ka frik\u00eb nga hija e vet, nga zhurmat, nga vet\u00ebtimat, nga shushuritja e pem\u00ebve, megjithat\u00eb vrapon e vrapon&#8230;<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfytyrim q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjallur duke p\u00ebrshkuar rreshtat dhe fjal\u00ebt e tua, p\u00ebrmes rr\u00ebfimeve t\u00eb dy librave n\u00eb proz\u00eb dhe dy v\u00ebllimeve me poezi. Jan\u00eb kthjelluar mjaft situata t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb kalon nj\u00eb vajz\u00eb me nj\u00eb shpirt t\u00eb past\u00ebr, pavar\u00ebsisht q\u00eb ngjarjet m\u00eb pas jan\u00eb pengime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs. Jan\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb shpirti delikat dhe t\u00eb ngjarjeve mjaft t\u00eb trishtueshme. Nj\u00eb besnik\u00ebri e pafund! Nj\u00eb besnik\u00ebri tejet e fuqishme dhe cudit\u00ebrisht, e ruajtur p\u00ebr vite me radh\u00eb. Duke iu lexuar aty, un\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr tek vetja ta ndjejn\u00eb portretin tuaj edhe d\u00ebgjuesit tan\u00eb sonte.<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj: <\/strong>Po, Valdete, un\u00eb po iu shpie n\u00ebp\u00ebr jet\u00ebn time. Vi nga nj\u00eb fshat I vog\u00ebl I Kosov\u00ebs. Strellc I Posht\u00ebm quhet, t\u00eb cilin e dua shum\u00eb! Nj\u00eb fshat shpirtmadh, me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb pasur e sidomos me nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Ka peisazhe pik\u00ebrisht \u00e7far\u00eb I duhen nj\u00eb poeti, i cili synon t\u00eb krijoj\u00eb apo t\u00eb pasqyroj\u00eb shpirtin e vet.<\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb fakt jam rritur atje dhe kam marr\u00eb di\u00e7ka nga natyra e Strellcit, nga peisazhet e bukura, nga \u00e7ilt\u00ebrsia e tij. Vi nga nj\u00eb\u00a0 familje fisnike fshatare. Jemi gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Kemi pas\u00eb nj\u00eb bab\u00eb, mjerisht-jo intelektual, sepse rrethanat ia imponuan t\u00eb mbetet I till\u00eb. Por, ai lexonte dhe e kuptonte jet\u00ebn m\u00eb mir\u00eb se ndoshta, t\u00eb them, nj\u00eb doktor shkence.<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Dhe, poezin\u00eb e par\u00eb ta rr\u00ebfeu babai?<\/p>\n<p>Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Duket se shkrimet I kam m\u00eb shum\u00eb nga n\u00ebna! Sepse, ajo kur u martua, edhe at\u00ebbot\u00eb e shprehte dashurin\u00eb p\u00ebrmes vargut. Mir\u00ebpo, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e deri sa pati jet\u00eb baba im, un\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kam q\u00ebn\u00eb e lidhur me baban\u00eb. E kam dashur shum\u00eb! Privilegjet\u00a0 dashurin\u00eb e mb\u00ebshtetjen q\u00eb I kisha un\u00eb, nuk i pati asnjeri f\u00ebmij\u00eb. Prandaj, kur iku nga jeta m\u00eb \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nj\u00eb cop\u00eb e shpirtit, m\u00eb \u00ebsht\u00eb thyer nj\u00eb krah\u00eb dhe kam pas v\u00ebshtir\u00ebsi edhe t\u00eb ngritem dhe t\u00eb vazhdoj pas tij. Megjithat\u00eb, jeta t\u00eb m\u00ebsoka t&#8217;I duash edhe <strong><em>\u00a0<\/em><\/strong>r\u00ebnjet e tua dhe t\u00eb ngritesh serish&#8230;!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Ajetw, kush t\u00eb ka thirrur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Po, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim I cuditsh\u00ebm, megjithat\u00eb, un\u00eb do t&#8217;ua besoj juve. F\u00ebmija I par\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, kishte emrin Ajete.Por,\u00a0 motra pas pak ka vdekur\u00a0 nj\u00eb ). Pas saj m\u00eb ka lind nj\u00eb v\u00eblla tjet\u00ebr, edhe nj\u00eb mot\u00ebr tjet\u00ebr por, n\u00ebna ime s&#8217;ka pas fuqi q\u00eb t\u00b4i em\u00ebroj\u00eb me emrin e saj. Halla ime, me t&#8217;I lindur vajz\u00eb ia ka v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Por, gjyshja nga babai, kur jam lindur un\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Emri ka q\u00ebn\u00eb imi dhe un\u00eb kurr\u00eb s&#8217;do t&#8217;ia l\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb bij\u00ebs sime, por do ta g\u00ebzoj\u00eb vajza e birit tim&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Po si t\u00eb thoshte m\u00ebma. I ngjaje motr\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Jo. Ajo ka q\u00ebn\u00eb shum\u00eb e bukur! N\u00ebna thot\u00eb, f\u00ebmij\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur nuk kam pas\u00eb as nuk kam pa. Dhe sigurisht, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb I merr Zoti e kan\u00eb nj\u00eb bukuri m\u00eb n\u00eb vete!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Po vetja si t\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur kur ke q\u00ebn\u00eb e vog\u00ebl?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj: <\/strong>S&#8217;e di! Gjithnj\u00eb kam pas bindjen se isha e sh\u00ebmtuar. Ai kompleks m\u00eb ka p\u00ebrcjell deri <strong><em>\u00a0<\/em><\/strong>at\u00ebher\u00eb kur jam vetdij\u00ebsuar aq sa t\u00eb njoh vler\u00ebn e v\u00ebrtet t\u00eb cdo gj\u00ebje q\u00eb m&#8217;ka rrethuar.<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> M\u00eb sa kam kuptuar un\u00eb nga ajo q\u00eb kam lexuar, ka qen\u00eb nj\u00eb dor\u00eb magjike e nj\u00eb q\u00ebnieje tjet\u00ebr q\u00eb t&#8217;ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje bukurin\u00eb dhe t\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ta shikosh veten n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj: <\/strong>Kjo mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet! Dhe, kur them k\u00ebshtu mendoj se deri n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb caktuar isha nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb rrebele, e cila kalonte koh\u00ebn mureve e pem\u00ebve, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebnin vajzat. Aq m\u00eb pak i jam dh\u00ebn\u00eb librit. Asnj\u00ebher\u00eb nuk jam ulur t\u00eb lexoj sic b\u00ebnin t\u00eb tjerat. Dhe, mbase kjo &#8216;dor\u00eb magjike&#8217; m\u00eb preku n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, kur n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are krejt papritur, fillova t\u00eb shkruaj. &#8220;Ylli q\u00eb ndri\u00e7on&#8230;&#8221;, ishte vargu im I par\u00eb dhe I vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb kujtohet. At\u00ebbot\u00eb mendoja se I kisha lexuar diku. Mir\u00ebpo, koha e d\u00ebshmoi se mua po m\u00eb frym\u00ebzonte dicka.Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kam filluar t\u00eb shkruaj romanin e par\u00eb, sepse d\u00ebshira q\u00eb t\u00eb jesh e lir\u00eb dhe provinca jan\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb gjithnj\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Pik\u00ebrisht duke jetuar n\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb si f\u00ebmij\u00eb I dy prind\u00ebrve jo t\u00eb pasur&#8230;<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Dhe, me d\u00ebshir\u00ebn e jashtzakonshme p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb vetvetja. Me nj\u00eb temperament shum\u00eb t\u00eb vecant\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> &#8230;Pastaj, mentaliteti q\u00eb t\u00eb detyronte t\u00eb ndrydhje vetveten, kan\u00eb ndikuar n\u00eb mua. Prandaj, at\u00eb Ajet\u00ebn q\u00eb nuk kam mundur ta kem n\u00eb jet\u00eb, jam munduar ta kem n\u00eb vep\u00ebr. Romani im I par\u00eb(ishte nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e vetme, m\u00eb von\u00eb u b\u00ebn\u00eb dy pjes\u00eb), i shkruar n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7, 99 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb imagjinat\u00eb e past\u00ebr. Sepse, ato q\u00eb s&#8217;kam mundur t\u00ed kem n\u00eb bot\u00ebn reale i kam krijuar n\u00eb bot\u00ebn time. Me koh\u00eb, t\u00eb gjitha m\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb, por at\u00ebbot\u00eb un\u00eb nuk I kisha&#8230; Nga ana tjet\u00ebr, forma e familjes t\u00eb cil\u00ebn e kam nd\u00ebrtuar&#8230;Un\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb till\u00eb jam rritur, n\u00eb at\u00eb frym\u00eb, t\u00eb ndershme, plot dashuri, plot af\u00ebrsi, mir\u00ebkuptim njer\u00ebzor. Ajo ka q\u00ebn\u00eb familja ime!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Pra, ti parandjeve dhe e pe tek vetja gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb ndodhte m\u00eb pas? Mosha kur enderrat dhe realiteti kishin nje bote ndermjet&#8230;<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e di! Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt se gj\u00ebrat e bukura q\u00eb I kam shkruar m&#8217;I ka sjell jeta. At\u00eb lirin\u00eb, at\u00eb t\u00eb qenit vetvetja, realizimin e shum\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb cilat I kam shkruar n\u00eb let\u00ebr e megjithat\u00eb m\u00eb jan\u00eb dukur t\u00eb pakapshme!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> Dhe, n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are ti shkrove romanin e par\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Po. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Nd\u00ebrsa, un\u00eb do t\u00eb ndalem q\u00eb disa radh\u00eb t&#8217;ua jap edhe d\u00ebgjuesve.<\/p>\n<p><em>&#8220;&#8230;Perdja e nat\u00ebs po ngrihej e agimi po rr\u00ebshqiste I lar\u00eb n\u00eb ves\u00ebn e fshatit.<\/em><em>Kokrrat e rrumbullakta t\u00eb ves\u00ebs ishin derdhur n\u00ebp\u00ebr fusha si margaritar\u00eb. K\u00ebnga e bilbilave po hapte kurorat e luleve e kori I shpend\u00ebve zgjonte \u00ebmb\u00ebl fshatar\u00ebt nga gjumi I\u00a0 nat\u00ebs. Edhe dielli shk\u00eblqeu mbi majat e pishave dhe, duke dep\u00ebrtuar n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb, I fali shk\u00eblqimin e art\u00eb panoram\u00ebs s\u00eb bukur t\u00eb fshatit. Nj\u00eb rreze u shk\u00ebput nga tufa dhe , duke u p\u00ebrvjedhur n\u00ebp\u00ebr dritaren e hapur, u shkri n\u00eb nurin e bukuroshes s\u00eb fjetur. Ajo hapi qepallat e gjata dhe shikimin e fresk\u00ebt hodhi p\u00ebrjashta, duke p\u00ebrzier nj\u00eb psher\u00ebtim\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjumur me gugatjen e p\u00ebllumbave n\u00eb parmak\u00eb&#8230;&#8221;<\/em><\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Dhe, si titullohet ky roman?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj: :<\/strong> \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht si\u00e7 ishte dhe poezia e par\u00eb: &#8220;Ylli I Fatit&#8230;i pushonte n\u00eb dor\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>T\u00eb kujtohet pse u nxite q\u00eb ta shkruaje fillimisht?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Nuk e di!&#8230; Ishte nat\u00eb vere. Ajo er\u00eb e ngroht\u00eb e muzgut n\u00eb fshat, ajo arom\u00eb e past\u00ebr, tarrac\u00eb e drunjt\u00eb&#8230; Kushedi \u00e7&#8217;m\u00eb frym\u00ebzoi?<br \/>\n<strong>Valdete Antoni: <\/strong>N\u00eb poezit\u00eb e tua ka mjaft dhimbje&#8230;Dhimbje, dhimbje dhe p\u00ebrhershm\u00ebrisht nj\u00eb gj\u00ebndje pritjeje! Gjithmon\u00eb ke nj\u00eb besim se dicka do t\u00eb ndodh. Se do t\u00eb meritosh at\u00eb q\u00eb ke tek vetja. Se do t\u00eb t\u00eb kthej Zoti pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr ty&#8230;<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Valdete. Cdo sukses sikur \u00ebsht\u00eb I destinuar t\u00eb paguhet me nj\u00eb humbje n\u00eb jet\u00eb! Kjo si duket ka ndodhur edhe me mua. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb kam fituar-n\u00eb tjetr\u00ebn kam humbur, si cdo njeri q\u00eb ka ato r\u00ebnjet dhe ngritjet e veta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb etap\u00eb e dhimbshme e jet\u00ebs sime, e cila mjerisht u p\u00ebrmbyll edhe me vdekjen e babait tim!&#8230;Ato poezi jan\u00eb pasqyra e v\u00ebrtet e shpirtit tim, e jet\u00ebs sime&#8230; K\u00ebt\u00eb do t\u00eb doja ta din\u00eb edhe ata q\u00eb i lexojn\u00eb, ndon\u00ebse ata q\u00eb e kuptojn\u00eb vargun e dine se cdo poet kapet p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb besoj se nj\u00eb njeri njer\u00ebzor, nj\u00eb njeri me ndjenja t\u00eb \u00e7ilt\u00ebra, mbase do t\u00eb p\u00ebrplaset n\u00eb jet\u00eb, por n\u00eb fund, fitorja \u00ebsht\u00eb e tij. Un\u00eb besoj fort dhe nuk dyshoj, sepse Zoti I do t\u00eb mir\u00ebt. Dhe, n\u00ebse asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk kam, Zoti m\u00eb fali nj\u00eb shpirt t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr dhe kjo m\u00eb mjafton!<\/p>\n<p><strong><em>Amanet<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Cdo dit\u00eb me rrezet e diellit\u00a0<\/em><br \/>\n<em>ta puth dheun <\/em><br \/>\n<em>BABA!<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb heshtje lus qiellin<br \/>\nMe shi t\u00b4na vajtoj\u00eb fatin,<\/em><\/p>\n<p><em>Amanet ua l\u00eb engj\u00ebjve<br \/>\nRoje t\u00eb t\u00b4b\u00ebjn\u00eb mbi gur<br \/>\nMe shkrumbin e shpirtit<br \/>\nTa shkruaj epitafin.<\/em><\/p>\n<p><em>Se bota e mashtrimit<br \/>\nIshte e panjohur p\u00ebr ne<br \/>\nFush\u00eb e tradhtis\u00eb<br \/>\nFush\u00eb e pashkelur<br \/>\nDjerrin\u00eb&#8230;<br \/>\nTi shkove pran\u00eb Zotit<br \/>\nT\u00eb gjesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<br \/>\nUn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e djallit<br \/>\nDo t\u00b4mundohem gjith\u00eb jet\u00ebn<br \/>\nTa kthej bekimin t\u00ebnd!<\/em><\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> Me sa lexova n\u00eb biografin\u00eb t\u00ebnde t\u00eb shkurt\u00ebr, ke punuar edhe n\u00eb sallon bukurie. A v\u00ebrtet zbukuroj\u00eb vasha e nuse, pik\u00ebrisht duke par\u00eb q\u00eb kishe d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zbukuroje vetveten?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet. Por, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb shum\u00eb ma kan\u00eb imponuar rrethanat. Sepse, si\u00e7 e thash\u00eb dhe m\u00eb lart, familjes sime asgj\u00eb nuk I mungonte, por me tepric\u00eb nuk kishte. Dhe, p\u00ebr botimin e librave duhej shum\u00ebcka. Prandaj, duke q\u00ebn\u00eb se deri n\u00eb promovimin e librit t\u00eb par\u00eb nuk kam deklaruar prirjen p\u00ebr shkrimet, \u00ebsht\u00eb dashur&#8230;<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>A I p\u00ebrshtatej natyr\u00ebs t\u00ebnde?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Deri diku, po! Por, dua t\u00eb them se m\u00eb duhej nj\u00eb rrug\u00eb e shkurt\u00ebr q\u00eb t\u00eb arris deri tek paraja dhe k\u00ebshtu t\u00eb botoj librin e par\u00eb, sepse n\u00eb ato rrethana ishte e pamundur. K\u00ebshtu q\u00eb, u detyrova q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ta l\u00eb shkollimin anash q\u00eb t&#8217;I p\u00ebrkushtohem zejes, dhe me thonjt\u00eb e mi e me ndershm\u00ebri, t&#8217;I jap drit\u00eb vargut tim. K\u00ebsaj edhe ia dola. Por, sa \u00ebsht\u00eb I vlefsh\u00ebm ta shoh\u00eb drit\u00ebn, k\u00ebt\u00eb le ta vler\u00ebsoj\u00eb lexuesi&#8230;Po edhe d\u00ebgjuesi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast!\u00a0 Me koh\u00eb, un\u00eb edhe fillova ta dua at\u00eb zanat sepse, ai m&#8217;i hapi t\u00eb gjitha dyert. Gjith\u00eb cfar\u00eb desha n\u00eb jet\u00eb un\u00eb edhe mora se paran\u00eb kisha n\u00eb dor\u00eb dhe me at\u00eb I hapja dyert e mia&#8230;<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> T\u00eb ndodhte q\u00eb t&#8217;I thoshe dikujt q\u00eb ishe e trishtuar kur e zbukuroje edhe ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl kur vinte para pasqyr\u00ebs aty n\u00eb sallon?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Po. Dhe cka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e cuditshme ato shum\u00eb her\u00eb edhe m\u00eb jan\u00eb hapur. M\u00eb kan\u00eb besuar! Ndoshta, sepse k\u00ebtu br\u00ebnda gjithnj\u00eb kam pasur nj\u00eb dry q\u00eb s&#8217;m\u00eb ka lejuar t\u00eb shp\u00ebrndaj ato q\u00eb m&#8217;I kan\u00eb besuar njer\u00ebzit. Gjithnj\u00eb m\u00eb jan\u00eb hapur gjithnj\u00eb dhe kam biseduar me to si nj\u00eb mike e mir\u00eb. Jam munduar t&#8217;I kuptoj problemet e tyre, ndon\u00ebse un\u00eb jetoja n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Paramendo: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb ose nj\u00eb grua e ulur n\u00eb karriken e sallonit dhe po shikohet n\u00eb pasqyr\u00eb. Ti je pas dhe teksa ia rregullon flok\u00ebt, nd\u00ebrkohe sheh dy sy t\u00eb trishtuar. Rikujton nj\u00eb portret t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj: <\/strong>Kam par\u00eb&#8230;Kam par\u00eb mjerisht, edhe me vrrag\u00eb t\u00eb cilat m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur tua mbuloj\u00eb me pud\u00ebr. Sepse, si mbr\u00ebm\u00eb, burri I dehur e kishte rrahur dhe t\u00eb nes\u00ebrmen ajo duhej t\u00eb shkonte me vjehrr\u00ebn mysafire, e detyruar t\u00eb aktronte gruan e lumtur ndon\u00ebse p\u00ebrbr\u00ebnda ishte fare e kund\u00ebrta. Ato kan\u00eb ndikuar shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time dhe, n\u00eb librat e mi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fem\u00ebr por jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb\u00a0 nj\u00eb! Jam munduar q\u00eb nga \u00e7do k\u00ebndv\u00ebshtrim t&#8217;I shoh hallet e femr\u00ebs. Sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhjet\u00ebvjecarin e fundit, q\u00ebkur regjimi serb I detyroi meshkujt t\u00eb marrin rrug\u00ebt e bot\u00ebs, shum\u00eb\u00a0 femra e kan\u00eb vuajtur. Shum\u00eb nuse kan\u00eb mbetur me dhjet\u00eb vjet me 12 vjet, me f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl dhe me pleq. Shum\u00eb vajza kan\u00eb mbetur me lule n\u00eb dor\u00eb n\u00ebp\u00ebr stacionet e Evrop\u00ebs! Sepse, jan\u00eb fejuar dhe shenja me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb gjendeshin ishte nj\u00eb lule n\u00eb dor\u00eb. Dhe, n\u00ebse djalit nuk I ka p\u00eblqyer, ai e ka l\u00ebn\u00eb aty! Pastaj, t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kan\u00eb shkuar me \u00ebndrr\u00ebn e madhe t\u00eb per\u00ebndimit dhe atje kan\u00eb gjet nj\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet, nj\u00eb llahtar. Dhe, nuk kan\u00eb gjet rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr vec largimit,apo shumica prej tyre kan\u00eb shkuar deri n\u00eb vetvrasje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tmerr, por kjo ka ndodh me vajzat tona n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr Shqip\u00ebri nuk kam informacion. M\u00eb vjen keq q\u00eb nuk di m\u00eb shum\u00eb! Por, n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebshtu ka ndodh. Sepse, shumica e djemve tan\u00eb, thjesht, duke e par\u00eb Evrop\u00ebn kan\u00eb harruar ku jan\u00eb lindur, ku jan\u00eb rritur, kan\u00eb harruar tradit\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> Po ti e ke p\u00ebrgatit paj\u00ebn t\u00ebnde?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Po&#8230;<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Jan\u00eb qendisma vet\u00ebm nga dora jote apo edhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> T\u00eb n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb motrave t\u00eb mia, por kryesisht t\u00eb miat.<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Dhe, sa vite ato presin e presin&#8230;Qarqaf\u00eb, jastek\u00eb dhe mbulesa, shami te bukura&#8230;<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj: <\/strong>Valdete!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>&#8230;A t\u00eb trishton hapja e asaj arke?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Un\u00eb nuk e hap m\u00eb&#8230;Ka vite e vite, q\u00eb nuk e hap m\u00eb dot as nuk dua ta shoh m\u00eb!<\/p>\n<p><strong><em>N\u00ebn\u00eb!!!<br \/>\n<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>A ke d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb<br \/>\nT\u00eb vritet zemra<br \/>\nVet\u00ebm pse dashuron<br \/>\nA ke provuar si vetmohet gruaja<br \/>\nPa u nus\u00ebruar mir\u00eb&#8230;?!<\/em><\/p>\n<p><em>Zgjodha verb\u00ebrisht n\u00ebn\u00eb<br \/>\nMe syt\u00eb e zemr\u00ebs&#8230;<br \/>\nDashurova \u00e7ilt\u00ebr<br \/>\nShpresova kuror\u00ebn<br \/>\nPse m\u00eb linde besnike<br \/>\nMbeta<\/em><br \/>\n<em><br \/>\nPre e dashuris\u00eb tradhtare!<\/em><em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Tash jam tretur n\u00eb nat\u00eb<br \/>\nVelloja m\u00eb mbet shkret<br \/>\nK\u00ebrpudha myku<br \/>\nN\u00eb shtratin e lar\u00eb me lot\u00eb<br \/>\nFotografit\u00eb<br \/>\nM&#8217;i ka mbuluar pluhuri<br \/>\nAi nuk deshi t&#8217;i ruaj<br \/>\nAs p\u00ebr kujtim&#8230;<\/em><br \/>\n<em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><em>Andaj n\u00ebn\u00eb<br \/>\nMos m&#8217;k\u00ebrko m\u00eb nd\u00ebr nuse<br \/>\nDo t\u00eb martohem me mortjen<br \/>\nVeshur e t\u00ebra me lule<\/em><br \/>\n<em><br \/>\nN\u00eb varreza do t\u00eb kuror\u00ebzohem<\/em><\/p>\n<p><em>Mos ma d\u00ebshiro as jet\u00ebn<br \/>\nDo t\u00eb ik atje ku bie arom\u00eb parajse<br \/>\nPraruar n\u00eb drit\u00ebn hyjnore<br \/>\nMelodit\u00eb engj\u00ebllore<br \/>\nT\u00eb m&#8217;a p\u00ebrkundin shpirtin,<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb shkoj n\u00ebn\u00eb<br \/>\nOh, t\u00eb \u00e7mallem<br \/>\nMe bab\u00ebn zem\u00ebrplasur<br \/>\nMallkuar \u00e7oft\u00eb jeta<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb m\u00ebkatare!!!<\/em><br \/>\n<em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p><strong>28 Tetor 2001<\/strong><\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Ke udh\u00ebtuar dhe ke jetuar p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb Gjermani. Po aty ke punuar?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Kam punuar. Kam punuar por m\u00eb shum\u00eb kam krijuar. Librin tim t\u00eb dyt\u00eb e kam ristrukturar dhe e kam botuar po nga atje,kuptohet me komunikim elektronik k\u00ebtu te Toena, sepse ishte e pamundur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb meq\u00eb leje qendrimi nuk kisha dhe nuk mund t\u00eb l\u00ebvizja shum\u00eb. Pastaj, edhe librin e tret\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> Po aty \u00e7far\u00eb pune kreve?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Nuk kam qen\u00eb edhe e pafat n\u00eb pun\u00eb, sepse mjerisht, shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb lloj-lloj pune p\u00ebr t\u00eb ekzistuar dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar buk\u00ebn p\u00ebr familjet n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Gjermani jetova pes\u00eb vjet, por punova vetem dy, sepse kisha dy v\u00ebllez\u00ebrit, kishim nusen dhe ata punonin&#8230;<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Dhe studioje?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Jo. Nuk studioja. Pasi i jam rikthyer Kosov\u00ebs u jam p\u00ebrkushtuar studimeve. Dhe kjo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se hasja n\u00eb at\u00eb : &#8220;Ta kam lexuar librin. Ah, sa I mir\u00eb ishte! Cka keni studiuar?&#8221; Dhe, thash\u00eb se ishte koha ta b\u00ebja at\u00eb q\u00eb do duhej ta kisha b\u00ebr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu, iu p\u00ebrkushtova studimit, e mbyllur pa punuar asgj\u00eb nga krijimtaria derisa p\u00ebrfundova Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Gazetaris\u00eb \u201cFaik Konica\u201c. Mjerisht,tek tani \u00ebsht\u00eb shpallur fakultet!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Nuk t\u00eb pa asnj\u00eb fytyr\u00eb e v\u00ebmendshme gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jetonit n\u00eb Gjermani?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Sigurisht! Por ata kryesisht ishin grek, italian, gjerman. Nd\u00ebrsa, un\u00eb jam shqiptare dhe dua t\u00eb kem p\u00ebrkrah vet\u00ebm nj\u00eb shqiptar!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Nuk I ndalet syt\u00eb asgj\u00ebkundi?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Un\u00eb n\u00eb fakt kam ndalur syt\u00eb koh\u00eb m\u00eb pare &#8230;E edhe po mos ta kisha b\u00ebr\u00eb, un\u00eb vet\u00ebm shqiptar dua p\u00ebrkrah vetes!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Nuk mundi t&#8217;I shemb dashuria k\u00ebto lloj rregullash?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Jo. Te un\u00eb jo! Cdo respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt por, un\u00eb kam k\u00ebt\u00eb qendrim.<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> Tani, t\u00eb mendojm\u00eb se je pran\u00eb mikrofonit, n\u00eb at\u00eb studion e radios ku punon.\u00a0 Si do ta nis\u00ebsh p\u00ebrsh\u00ebndetjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje?<\/p>\n<p><em><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> &#8220;Miq t\u00eb dashur, mir\u00ebmbr\u00ebma kudo q\u00eb jeni dhe p\u00ebrshendetje nga val\u00ebt e ngrohta t\u00eb Radio-Pej\u00ebs. Duke shpresuar se pas jush keni nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb mbar\u00eb, ju ftojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndroni prane nesh, sepse p\u00ebr juve kemi p\u00ebrgatitur dicka shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ante. Por, at\u00eb do ta m\u00ebsoni pas nj\u00eb k\u00ebnge. Pra, le ta d\u00ebgjojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb vazhdim!&#8221;<\/em><\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> Dhe pas k\u00ebng\u00ebs, t\u00eb nderuar d\u00ebgjues, do t\u00eb ndjejm\u00eb k\u00ebng\u00ebtimin e Ajet\u00ebs p\u00ebrmes vargjeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong><em>Rini mynxyr\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Mos m\u00eb pyetni mua t\u00eb sfilituren<br \/>\nP\u00ebrse zemren pa faj burgosa<br \/>\nIshte e \u00e7ilt\u00ebr e kthjell\u00ebt si vesa<br \/>\nMbrujtur e gatuar n\u00eb mir\u00ebsi,<br \/>\nMos m\u00eb gjykoni p\u00ebrse n\u00eb thelb<br \/>\n\u00c7do hap thika t&#8217;egra i ngulita<br \/>\nMe vuajtje t\u00eb p\u00ebrgjakshme<br \/>\nShpagova jet\u00ebn k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat t\u00eb zi<\/p>\n<p>Mos m&#8217;ia p\u00ebrt\u00ebrini shkrumbin zemr\u00ebs<br \/>\nMos m&#8217;ua g\u00ebrrithni plag\u00ebve dregz\u00ebn<br \/>\nHeshtur m\u00eb p\u00ebrcillni edhe nd\u00ebr varre<br \/>\nKur n&#8217;qepall\u00eb stepur t\u00eb mbetet shikimi,<br \/>\nTrupin n\u00eb arkivol kur t&#8217;ma shtrini<br \/>\nMos m&#8217;vajtoni por lutuni p\u00ebr mua<br \/>\nAto duar q\u00eb m&#8217;u pren\u00eb n\u00eb jet\u00eb<br \/>\nT\u00eb m\u00eb zgjaten drejt amshimit<\/p>\n<p>Trupi i dergjur do t\u00eb gjej prehjen<br \/>\nVet\u00ebm n\u00eb varr ku mbret\u00ebron heshtja<br \/>\n<strong>&#8220;Rinia ime ishte Mynxyr\u00eb&#8221;<\/strong><br \/>\nN\u00eb gur t\u00eb varrit gdhendni mbishkrim,<br \/>\nKur n\u00eb Dit\u00ebn e Madhe t\u00eb Gjykimit<br \/>\nZemra n\u00eb shpirtin tim t\u00eb ankohet<br \/>\nAty t\u00eb gjith\u00eb do ta kuptoni<br \/>\nDometh\u00ebnjen e Amanetit tim!<\/p>\n<p><em>27 Mars 2001<\/em><\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>A keni ndonj\u00eb peng n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje?<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj: <\/strong>Mendoj se do t&#8217;I mbetem borxh d\u00ebgjuesit, do t&#8217;iu mbetem borxh ndoshta edhe juve, poqese nuk ua them se kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb kam pranuar t\u00eb intervistohem nga dikush. Dhe, p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 p\u00ebr faktin se kam menduar se ende nuk kam \u00e7far\u00eb t&#8217;I them lexuesit. Sepse, mua me habisin njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebhen t\u00eb m\u00ebdhenj me nj\u00eb poezi, me nj\u00eb lib\u00ebr? Un\u00eb mendoj se krijuesi duhet t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb heshtje dhe jo t\u00eb imponohet apo t\u00eb ekspozohet para kohe me vlerat e tija. Vlerat do t&#8217;I identifikoj\u00eb koha, vet koha! K\u00ebshtu q\u00eb, sado q\u00eb kam pasur rastin, un\u00eb gjithnj\u00eb jam t\u00ebrhequr e bindur se ende nuk \u00ebsht\u00eb koha. Duke u nisur nga respekti q\u00eb ndjej ndaj jush dhe sidomos nga respekti q\u00eb ndjej ndaj k\u00ebtij mikrofoni dhe d\u00ebgjuesit tuaj, e kam p\u00ebr nder t\u00eb jem mysafire juaja dhe t\u00eb b\u00ebj prezantimin tim t\u00eb par\u00eb si krijuese para mikrofonit t\u00eb Radio-Tiran\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni:<\/strong> Dhe, un\u00eb dua t&#8217;iu them nj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb: k\u00ebtu, para mikrofonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur mademi dhe kur ai ndjen zona t\u00eb tilla ndjeshm\u00ebrie, fillon e ndrit m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb jeni e sigurt se tani, si\u00e7 po e shohim edhe vet, ai sh\u00ebndrit. Dhe un\u00eb jam e bindur se d\u00ebgjuesit dhe miqt\u00eb e k\u00ebtij emisioni e kan\u00eb ndjer\u00eb pasurin\u00eb shpirt\u00ebrore, mendimin t\u00ebnd dhe d\u00eblir\u00ebsine e nj\u00eb vajze q\u00eb vjen nga Kosova dhe sjell me vete edhe universalitetin e pasuris\u00eb s\u00eb saj!<\/p>\n<p><strong>Ajet\u00eb Sh. Beqiraj:<\/strong> Un\u00eb ju falenderoj shum\u00eb&#8230; Faleminderit p\u00ebr respektin! P\u00ebrsh\u00ebndetje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebgjuesit dhe respekt n\u00eb vazhdim\u00ebsi, sidomos p\u00ebr koleg\u00ebt e mi ne Radio Tirana, t\u00eb cil\u00ebt mjerisht m\u00eb duhet t&#8217;I l\u00eb se m\u00eb duhet t\u00eb kthehem n\u00eb Kosov\u00eb. Po marr me vete p\u00ebrshtypjet m\u00eb t\u00eb mira. Me t\u00eb\u00a0 v\u00ebrtet, \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat pse kam shkel Evrop\u00ebn m\u00eb par\u00eb se t\u00eb shkel Tiran\u00ebn. Mir\u00ebpo, gjithnj\u00eb ka mbetur nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e palosur n\u00eb gjirin tim. Tash m\u00eb erdhi rasti n\u00eb rrethanat m\u00eb t\u00eb mira ta shoh Tiran\u00ebn. Kam njoft\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm! Kam marr\u00eb p\u00ebrvoja t\u00eb mira nga k\u00ebtu dhe dua t&#8217;iu them d\u00ebgjuesve se jan\u00eb fatlum pse kan\u00eb pran\u00eb vetes nj\u00eb staf t\u00eb till\u00eb, I cili mundohet t\u00eb jap\u00eb gjith\u00e7ka nga vetja vet\u00ebm q\u00eb ata t\u00eb ndjehen mir\u00eb. Do t\u00eb doja t\u00eb jem edhe un\u00eb pjes\u00eb e tij. Mir\u00ebpo, mua Kosova m\u00eb pret&#8230; Vendi im m\u00eb do dhe do t\u00eb kthehem atje!<\/p>\n<p><strong>Valdete Antoni: <\/strong>Rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb&#8230;.<strong><em>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Radio Tirana,12 maj 2004 <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Autore e emisionit: Valdete Antoni<br \/>\n<em>12 maj 2004, n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em> <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Operator zeri: Vjosa Luto<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Weblinks: <a href=\"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/category\/cmimet-ne-gazetari\/\">Cmimet ne gazetari<\/a><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2004, shum\u00eb p\u00ebrpara librave, shum\u00eb p\u00ebrpara se gazetaria t\u00eb b\u00ebhej mision dhe p\u00ebrpara se z\u00ebri i saj t\u00eb arrinte audienca m\u00eb t\u00eb gjera, Ajet\u00eb Sh. Beqiraj dha intervist\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb publike n\u00eb Radio Tirana, t\u00eb drejtuar nga gazetarja Valdete Antoni. Kjo bised\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hyrje drejt fam\u00ebs, por [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":7357,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"elementor_header_footer","format":"standard","meta":{"site-sidebar-layout":"default","site-content-layout":"default","ast-site-content-layout":"default","site-content-style":"default","site-sidebar-style":"default","ast-global-header-display":"","ast-banner-title-visibility":"","ast-main-header-display":"","ast-hfb-above-header-display":"","ast-hfb-below-header-display":"","ast-hfb-mobile-header-display":"","site-post-title":"","ast-breadcrumbs-content":"","ast-featured-img":"","footer-sml-layout":"","theme-transparent-header-meta":"default","adv-header-id-meta":"","stick-header-meta":"","header-above-stick-meta":"","header-main-stick-meta":"","header-below-stick-meta":"","astra-migrate-meta-layouts":"set","ast-page-background-enabled":"default","ast-page-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-4)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"ast-content-background-meta":{"desktop":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"tablet":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""},"mobile":{"background-color":"var(--ast-global-color-5)","background-image":"","background-repeat":"repeat","background-position":"center center","background-size":"auto","background-attachment":"scroll","background-type":"","background-media":"","overlay-type":"","overlay-color":"","overlay-opacity":"","overlay-gradient":""}},"jetpack_post_was_ever_published":false,"slim_seo":{"title":"Intervista e par\u00eb e Ajet\u00eb Beqirajt me 2004 n\u00eb Radio Tirana","description":"N\u00eb maj t\u00eb vitit 2004, shum\u00eb p\u00ebrpara librave, shum\u00eb p\u00ebrpara se gazetaria t\u00eb b\u00ebhej mision dhe p\u00ebrpara se z\u00ebri i saj t\u00eb arrinte audienca m\u00eb t\u00eb gjera, Ajet\u00eb Sh. Beqiraj dha intervist\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb publike n\u00eb Radio Tirana, t\u00eb drejtuar nga gazetarja Valdete Antoni. Nj\u00eb dokument i rrall\u00eb i nj\u00eb gruaje t\u00eb re q\u00eb flet me ndershm\u00ebri p\u00ebr krijimtarin\u00eb, dhimbjen dhe forc\u00ebn e heshtur t\u00eb trash\u00ebguar nga familja dhe toka.\u00a0\u00a0"},"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[112,436,99,125,435,437],"class_list":["post-9573","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-ajete-beqiraj","tag-intervista-e-pare","tag-jeta-beqiraj","tag-radio-tirana","tag-udhetim-per-tek-vetja","tag-valdete-antoni"],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/ajetebeqiraj.org\/wp-content\/uploads\/2007\/11\/Jeta_Radio_peja-1-3.jpg","jetpack_sharing_enabled":true,"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9573"}],"version-history":[{"count":8,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9573\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13783,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9573\/revisions\/13783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7357"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/ajetebeqiraj.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}