Peja po hap arterje rrugore për shkarkimin e qendrës së qytetit.Mirëpo, banorët e tri vendbanimeve kolektive në rrugën “Eliot Engel”kundërshtuan njëzëri planin ekzistues të trasesë për shkak se ngushtonte për disa metra hapësirën përreth apartamenteve të tyre. Takimet e njëpasnjëshme komunë-komunitet rezultuan me një marrëveshje të pranueshme për të gjithë, ndërsa hapja e kësaj arterje të re pritet të lehtësojë dukshëm shkarkimin e qendrës së qytetit si dhe të ngris mirëqënjen e banorëve të lagjeve përgjatë saj.
Gazetari & Produksion: Ajetë Sh. Beqiraj
Copyright: Ajetw Beqiraj
#peja #infrastruktura
