Viti 2004.Rikard Ljarja eshte nje artist shujmedimenzional, i cili filloi me muzike por vazhdoi karieren e tij si aktor , skenarist dhe regjisor.
Rikard Ljarja, fillimisht punoi në Orkestrën Simfonike të Shkodrës me dirigjent kompozitorin e madh Prenk Jakova. Ushtroi në tastierë, piano, fizharmonikë etj. dhe mori pjesë si muzikant-kompozitor në Festivalin e Këngës në radio. Por, këtë kapitull e mbylli që heret, për të vazhduar në shkollën për aktor. Kjo ishte vetëm pikënisje drejt një karriere të shkqlyer prej aktori dhe regjisori, e cila e radhiti ndër figurat më të spikatura të kinematografise shqiptare dhe i dha titullin “Artist i Merituar”.
Ajetë Beqiraj: Jeni ndër figurat më të shquara të kinematografinë shqiptare. Cfarë ndjenje është të jesh “i madh”?
Rikard Ljarja: Në fillim është një ndjenjë e mrekullueshme,sepse duke qënë një njeri i zakonshëm përnjëherësh bëhesh person publik. Dhe,te t’them te drejten eshte nje ngjarje shumë e bukur .Mirëpo, pas do kohësh eshte një privim i tmerrshëm, sepse nuk mund të bësh atë cfarë do. Je vazhdimisht në sy të opinionit publik, je i vetkontrolluar kudo e cdokund!
Ajetë Beqiraj: Filluat me filmin “Komesari I Drites”. A kujtoni sa role keni intepretuar gjithsejt?
Rikard Ljarja: Me t’thanë të drejtën edhe i mbaj mend edhe nuk i mbaj, sepse kanë qënë shumë role edhe në teatër edhe në kinema. Po në film sidomos nuk është shumë meritë e aktorit. Është më tepër meritë e regjisorëve dhe e publicitetit që ka kinemaja. Duhet të jenë diku dyzet role, edhe role të vogla fare, karaktere . Nuk i kam bërë naze kurrë rolit.Po nga të gjithë filmat, spektatori dhe kritika ka vlerësuar pesë, gjashtë,shtatë. Nuk mund t’jenë të gjitha kryevepra.
“E kotë dhuntia poqese je dembel”
Ajetë Beqiraj: Jeni ndër aktorët e rrallë që jeni edhe regjisor.Është vetëm talenti dhe dashuria ndaj punës apo është edhe një privilegj rasti për të dëshmuar talentin?
Rikard Ljarja: Unë mendoj që ajo që quhet “talent”, lind me njeriun. Kjo për mua asht absolute!Por,në këtë talent,në atë dhunti qe t’ka dhanë Zoti, natyra, nana, baba, geni yt mendoj që përfshihet edhe puna. Se, mund të kesh dhunti por je dembel, kështu që nuk je i talentuar se nuk ke ba gja. Prandaj, edhe puna eshte një prej komponentëve të talentit.
Ajetë Beqiraj: Kaluat nje jete si aktor-regjisor. Sa iu eshte pershtatur ky titull?
Rikard Ljarja: Mbaj mend se i kam thanë një mikut tim një ditë kur e përmendi punën e aktorit, se “Unë nuk jam aktor!” “Si eshte e mundur?-me tha-Ti ke bere gjithë këto role!”.Unë e kam bere shumë mirë atë punë.Por,nuk jam aktor në kuptimin e karakterit të aktorit, të racës së aktorëve.Jam tjetërgje une”!
Ajetë Beqiraj: Megjithatë, ju dhe aktorët e brezit tuaj sollët në ekran fytyrën e kohës…
Rikard Ljarja: Atë nuk e di! Unë jam dakord se m’bëhet qejfi. Thonë që kanë qënë të mirë, rolet, filmat. Bile-bile thonë që brezi jone hoqi teatralitetin nga kinemaja dhe solli intepretimin kinematografik në realizëm të vërtet kinematografik. Aktorët luajnë në teatër-luajnë në kinema. Por, dallimi është shumë i madh. Duhet të dish ta ndash.Dhe, më duket se ne kemi ditë!
Jehona e duartrokitjeve vazhdon…
Ajetë Beqiraj: Dhe cili ishte shpërblimi?
Rikard Ljarja: Ajo epokë, rrethanat ekonomike, politike, sociale, kanë qenë të tilla që ne kemi qenë rrogëtarë dhe unë kam qenë i shitur në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Kam qenë i punësuar dhe kam pas detyrë ta bëj një film në vit si regjisor dhe të bëj një rol. Për këtë kam marrë një rrogë.Kaq!
Ajetë Beqiraj: Mbase dashuria dhe respekti I popullit ishte shperblimi me I madh…
Rikard Ljarja: Duartrokitjet kane qenë te jashtëzakonshme, kjo është e vërtet. Dhe, unë edhe sot e kësaj ditë ua ndjej jehonën atyre duartrokitjeve. Ajo vazhdon,vazhdon, vazhdon…Njëkohesisht, ndjej keqardhje per aktoret e rinj,te cilet nuk kanë ku te deshmohen, sepse jetojne në një epokë tjetër historike. Padyshim që n’mes t’gjithë ketyre djemve e vajzave të reja që merren me teatrin, me dramën, me kinemanë, ka të talentuar të jashtëzakonshëm se s’ka si t’jetë ndryshe. Do t’ishte absurde të mendojmë se nuk vlejnë. Por,rrethanat kanë krijuar kushte të tilla që nuk kanë ku të shfaqin talentin e tyne. Sepse, eshte organizimi krejt i ri.Sot, gjithësecili do të veprojë por nuk ka një force që do t’i thotë:”Eja këtu!”.Gjithësecili d
Rikard Ljarja
o t’punonte me forcën e tij për t’nxjerrë edhe bukën,edhe duartrokitjen.Dhe,këto janë të dyja të lidhura me njëra-tjetrën.
I gatshëm kurdoherë për bashkëpunim me Kosovën
Ajete Beqiraj: Mendimi juaj për regjisorët kosovarë?
Rikard Ljarja: Kosova ka regjisor të afirmuar të filmit dhe të teatrit. Po, me sa nuhata unë, këto kohët e fundit në Prishtinë ka dalë një racë e re regjisorësh që i dalin zot punës kotnasikot. Nuk dinë asgjë çka është filmi, megjithatë e bejnë. Ky është një guxim prej të çmenduni. Unë guximin e përkrah, por guximi pa die nuk shkon! Nuk e kam hallin te paret se nuk janë paret e mia që i hargjojnë. Por,gjynahi i Zotit të hargjosh mund dhe të bësh kurrgja! Megjithatë, mendoj se filli i organizimit mund të zihet serish. Se duhet ditur të aktivizojne parate e popullit të Kosovës për t’bërë vepra dinjitoze filmike, që mos t’paraqitemi n’botë si legena por të kemi dinjitet edhe n’këtë fushë. Te dëshmojmë se përveç të tjerave dimë të bëjmë edhe film. Dhe, në Kosovë janë mundësitë. Ka regjisor vërtet të zot atje që kanë bere vepra dhe kanë fituar nëpër festivale. Eshte Agim Sopi burrë i zoti, esht Isa Qosja….Unë nuk them të bahet monopol i tyne kinemaja. Të hynë edhe të rinjt. Kam pasë disa student edhe këtu shumë të mirë, shumë të apasionuar pas kinemasë e pas teatrit. Mund të provojnë edhe ata,jo në veprat gjigante por si fillestar.Dmth.të bëjnë etyde,të bëjnë filma të thjeshtë dhe shkallë-shkallë të ngjiten.Keshtu kemi bere te gjithë!
Ajetë Beqiraj: Po ju a a keni pasur ndonjë bashkëpunim me Kosovën?
Rikard Ljarja: Përveç që kam bërë ndonjë punë serioze në Teatrin Kombtar të Prishtinës,kam vënë një pjesë shumë interesante me aktor jashtëzakonisht të mirë.Kam lujtë edhe një rol në një dramë me regjisor Agim Sopin,me një kolektiv të atij Teatri dhe një drejtor të jashtëzakonshëm që ju e njihni.Teki Dervishin,burrë i zoti,poet,dramaturg,(me mustaqe!).Dhe,më ka bere shumë përshtypje ajo puna në Prishtinë.Vërtet kam qenë jashtëazkonisht i kënaqur. Më kish pas marrë malli me folë shqip!
Ajetë Beqiraj: A mendoni të keni forma të tjera bashkëpunimi?
Rikard Ljarja: Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me Kosovën,sepse jam i lirë.Jam i gatshëm të punoj edhe në Teatër edhe në Kinema,pa diskutim-me këdo.Por,në punë serioze,jo ne videokaseta apo ku di unë se çfarë?Te them te drejten,nuk i duroj dot.Kisha propozime edhe në Prishtinë për këto pune,por jam tërheq.Nuk i bëj dot!
“Një humbëtirë këtej rrotull” theu heshtjen krijuese të Rikard Ljarjës
Ajetë Beqiraj: Filluat me muzikën dhe vazhduat me filmin. Mirëpo,për befasinë e shumë prej nesh, ju keni një jetë të tërë që merreni me shkrimet. Përse gjithë kjo heshtje dhe deri më tash vetëm një libër i botuar?
Rikard Ljarja: Kam vërtet një jetë të terë q’i shkruaj. Eshtë një idiotësi të thuash pse shkruan.Eshte absurde! Me vjen te shkruj, shkruaj dhe maroi kjo pune! Por,unë nuk i kam botuar në atë përiudhë për njëmijë arsye. Ndoshta ,duke qënë i fushës teatër-kinema kur hyra në kufijtë e nji zhanri tjetër, mund t’krijoja xhelozi.Unë ruhem shumë për këto punë.Megjithëse thonë që Zoti mos na lashtë pa armiq,megjithatë unë nuk dua armiq!
Ajetë Beqiraj:A don të thotë se me romanin “Një humbëtirë këtej rrotull” ju më në fund i keni bërë sfidë kësaj?
Rikard Ljarja: Unë tash kam botue një libër,asht e vërtet!Eshte në format xhepi që kudo që të jesh në stacion autobusi,në stacion treni,në taksi apo kudo tjetër te kesh mundësi t’i hedhësh nje sy.Eshte epoka e një ritmi tjetër. Për librin tim thonë se nga ana kompozicionale,nga ana e ritmit ka influenca kinematografike dhe mue më vjen mirë,sepse nuk ka si t’jetë ndryshe kur unë jam njeri i kinemasë.Dhe,meqënse sot kinemaja ka pushtuar botën,unë mendoj që letërsia e sotme duhet të ketë influenca kinematografie.Të jetë e shkurt, koncize,e saktë dhe me ritëm shumë të fuqishëm,sepse nuk ka kohë më njeri te lexoje(se po jap mendime për letërsinë,tashti!).
Kosova më do ngaqë jam Rikardi-Njeriu
Ajetë Beqiraj: Pak më lart thatë se ruani kujtime të mira prej nesh.A t’ka marrë malli t´vish në Kosovë?
Rikard Ljarja: Sigurisht qe m’ka marrë malli! Unë e ndjej veten jashtëzakonisht mirë në Prishtinë, në Gjilan, e ndoshta së shpejti edhe në Pejë.E ndjej veten si peshku në ujë! Edhe më duket se edhe kosovarët e ndjejnë veten shumë mirë me mua.Jo se jam i Shipnisë amë, por thjesht se jam Rikardi; Njeriu!
Intervistoi: Ajetë Beqiraj
E publikuar në gazetën “Zëri ditor”.