23 dhjetor 2005, Dojçe Vele,.Nuk ka asnjë garanci për atë, se Millosheviçi pas një trajtimi mjekësor jashtë shtetit do të vazhdonte sërish procesin-tha prokurori Geoffrey Nice, të ejten ku përmes një komunikate hodhi poshtë kërkesën e ish-presidentit të Jugosllavise Sllobodan Millosheviç, për një lirim të përkohshëm për trajtim mjeksor në klinikën e Moskës.
Prokuroria argumentoi, se përderisa nuk ofrohet një garanci e tillë, atëherë as nuk mund të merret ndonjë vendim lidhur me këtë. Gjithsesi ekziston frika se nëse Millosheviçi gjendet një herë në liri, do t\’i ikën vazhdimit të procesit. Jefrey Nice e di se Millosheviçi asnjëherë nuk e ka pranuar Gjykatën e Kombeve të Bashkuara, por gjithnjë e ka përshkruar atë si luftë kundër Jugosllavisë. Apo do mund të thoshte se nuk do të ishte në gjëndje shëndetësore të rikthehej. Jefrey Nice poashtu e di, se familja e Millosheviçit jeton në Moskë.
Sllobodan Millosheviçi akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktet ballkanike të viteve \’90-të. Për shkak të përkeqësimit të shëndetit, procesi ndërkohë është ndërprerë deri më 23 janar. Ende mbetet çështje e hapur, nëse gjykata do të vendosë për një lirim të përkohshëm të të akuzuarit.
A.Beqiraj, agjencite e lajmeve,DW.