27 dhjetor 2005, Dojçe Vele. Prokuroria milaneze lëshoi të premten urdhërarrestin kundër 22 agjentëve të CIA-s, të dyshuar për pjesëmarrje në rrëmbimin në shkurt të vitit 200ë të imamit egjiptian, Abu Omar.
Rrëmbimi i udhëheqësit shpirtëror Osama Mustafa Hassan alias Abu Omar, prej Milanos në Egjipt ka qenë një kohë të gjatë temë kryesore në Itali dhe ka rënduar raportet e saj me SHBA-në. Burime jozyrtare në SHBA thonë se shërbimi sekret italian ka qenë i njoftuar para rrëmbimit.
Abu Omar u arrestua si i dyshuar për terrorizëm dhe u mbajt nën arrest në pajtim me ligjet italiane kundër terrorit. Nga ana italiane kjo refuzohet me këmbëngulje. Prokurorët e drejtësisë italiane thonë se rrëmbimi i klerikut është shkelje serioze e sovranitetit italian dhe ka vështirësuar hetimet mbi terrorizmin. Imamit egjiptian të një xhamie të Milanos, Abu Omar me 17 shkurt të vitit 2003 në qytetin verior të Italisë, iu kërkuan dokumentet nga dy burra që flisnin italisht. Pak pas kësaj u rrëmbye dhe me një avion të bazës ajrore amerikane, u bart në Egjipt për t\’u marrë në pyetje. Duke iu referuar raporteve të mediave italiane, në një burg të Egjiptit, i rrëmbyeri i është nënshtruar torturave të rënda. Autoritetet italiane të drejtësisë kanë kërkuar ekstradimin e 22 agjentëve të CIA-s të dyshuar për organizimin e këtij rrëmbimi, që në fillim të vitit. Me lëshimin e urdhërarrestit evropian të dyshuarit mund të kapeshin në çdo shtet të Bashkimit Evropian. Në korrik, kryeministri Silvio Berlusconi thirri ambasadorin amerikan në Itali dhe i kërkoi atij që Shtetet e Bashkuara të respektojnë plotësisht sovranitetin e vendit të tij. Ndërsa, këtë javë ai shprehu edhe publikisht dyshimin se ka diç të vërtetë në akuzat kundër CIA-s.
Rasti për rrëmbimin e imamit po hetohet edhe në Gjermani. Kjo, ngaqë gjatë bartjes së tij në Egjipt, avioni ka bere një ndalim të ndërmjetëm në bazën amerikane Ramstein. Prokuroria e Zëeibrückenit në Rheinland-Pfalz ishte veçanërisht e interesuar se kush ishte me të në avion-thotë prokurori, Eberhard Bayer.
Të 22 bashkëpunëtorët e CIA-s kishin status diplomatik në Itali. Ndersa, rezidenca e Osama Mustafa Hassan Nasrit-i njohur si Abu Omar, është e panjohur.
Ajete Beqiraj, Agjencite,DW