Një rrugë zig-zage e gurëzuar të shpien në perëndim të fshatit Zabllaq të Istogut, në fund të së cilës është një shtëpi me dyer të hekurta. Brenda tyre një oborr gjelbëror, me lule, bimë e pemë gjithfare, e në të djathtë të tij një shtëpi e re. Një shtepi e ngjyrosur me të bardhë, por e veshur në zie.\”Është shtëpia e Mentorit, që ma la shkret!\”- thotë babai I Mentor Mehmetajt, njëra ndër pesë viktimat e zjarrit në pavionin nr. 2 të burgut të Dubravës, me 4 shtator 2003.
Protesta e te burgosurve perfundoi me pese te vdekur
Rrebelimi i të 174 të burgosurve erdhi si pasojë e kushteve të rënda jetësore dhe e shkeljeve të të drejtave njerëzore, dëshmon Dibran Fylli nga Klina, njëri ndër dëshmitarët e kësaj ngjarjeje sipas të cilit, mungesa pesëditore e ujit ishte pika e fundit që mbushi kupën. \”Ne bëmë kërkesë tek drejtoria e burgut, për ujin, për vizita të lira, që t\’na lejojnë të marrim pjesë në varrimin e ndonjë anëtari të familjes së ngushtë. Të gjitha këto mungonin në atë kohë…\”-thotë Dibran Fylli.
Me 4 shtator të vitit 2003, pas protestës së të burgosurve në Burgun e Dubravës autoritetet ndërhynë me dhunë për të rimarrë kontrollin mbi pavijonin nr. 2. Pas kësaj shpërthen zjarri, me c\’rast pesë të burgosur humbin jetën. Por, familjarët e të pesë viktimave Mentor Mehmetajt-24 vjec, nga Zabllaqi I Pejes; Ardian Thaqit-23 vjec nga Prizreni, Hamëz Hasanit-30 vjec nga Shipoli I Mitrovices; Sinan Demollit-24 vjec nga Hajvalia e Prishtinës dhe Hasan Fanajt-30 vjec nga Prizreni, janë të bindur se bijtë e tyre nuk janë viktima të zjarrit.
Avokati Gashi: “Vdekja e tyre ende mister”
Arbeni, vëllai I Mentor Mehmetajt thotë se rezultatet e ekspertizës nuk përkojnë me atë që ai ka parë në trupin e Mentorit. \”Aty shkruan se ka vdekë prej tymit dhe zjarrit. Por, unë e kam pa se ka pasë edhe gjurmë rrahjeje, ka qënë I vrarë. Kam edhe fotografi\”-pohon Mehmetaj.
Ndersa, sipas përfaqësuesit ligjor I familjeve të të pesë viktimave, Tome Gashi:\”Misteri mbetet, përse ka ndodh ajo, për c\’arsye? Familjaret e tyre dhe unë si përfaqësues I tyre jem ite bindur se ajo ka qënë shkelje e të drejtave të burgosurve. Fatkeqsisht, shkelje e të drejtës për jetë, sepse të burgosurit kudo në botë duhet të kenë sigurinë e plotë\”.
Fylli: “Te burgosurit nuk jane viktima zjarri”
Dibran Fylli, dëshmitar I ngjarjes kundërshton deklaratën se të pesë të burgosurit janë viktima të zjarrit. \”Nuk është e vërtet se ndonjëri nga të pestët është djegur. Ata jane viktima të njerëzve që sot punojnë dhe janë të graduar në burgun e Dubravës. Këtë mund ta dëshmoj në cdo prokurori\”- pohon Fylli me bindje.
Kjo pyetje shtrohet herë pas here nga familjaret e viktimave. Por, as pas tri vjetësh nuk marrin përgjigje. \”Ne, familjaret e të pesë viktimave kërkojme që për hir tonin, drejtësia të shpall këtë të vërtet botërisht dhe të mos shkel mbi të drejtat tona njerëzore e prindrore, duke bërë kështu krimin e dytë ndaj nesh\”-thuhet në thirrjen e familjareve për drejtësi.
Avokati Gashi: “Parregullsi te shumta ne raportin e komisionit”
Avokati I të pesë familjeve, Tome Gashi, atëbotë merr një raport nga një komisioni I vecantë, I formuar nga kryeadministratori I athershëm. “Raporti nuk eshte dashte te perpilohet por eshte dashte qe te fillojne menjehere hetimet penale, per t\’u ditur pergjegjesia dhe personat pergjegjes\”-thotë avokati Gashi.
Por, këtij raporti të Komisionit të Dubravës – në përbërje të Timothy Clayson, Andreas Weren dhe Zait Xhemailit, nuk I jane bashkangjitur provat mbi të cilat është nxjerr raporti. Ai shpreh dyshimin se refuzimi I kopjes së këtij materjali për familjet se dikush ka arsye të vecantë që të hesht këtë rast…
“Është e sigurt se kanë kaluar tri vjet dhe ky materjal nuk iu dorëzohet familjarëve. Kjo na përkujton kohën e komunizmit, kur komisionet kanë vendos për qështjet madhore.”-thote avokati Gashi.
Njeri nga viktimat u pa pas protestes i gjalle-Tash rezulton i djegur…
Dibran Fylli nga Klina, është i bundur në cfarë ka parë: ” Për hir të së vërtetës them se Hamëz Hasanin nga Mitrvoica e kam pa me sytë e mi, gjallë e shëndosh në oborrin e pavionit nr. 2 të burgut të Dubravës. Se si ndodhi që Hamza të jetë I djegur, unë nuk e kam të qartë!\”
Ndërsa, babai I Mentor Mehmetajt nga Zabllaqi I Istogut, do te di se: “Vetëm du me e ditë, pse na mbyti me duar lidh? Nëqoftëse ka drejtësi, pasha Zotin, tokën kam me e shit e pa e zbardh nuk e la!”
Mehmetaj ishte njeri nder te pesë te burgosurit qe humbën jetën dhe 17 të tjerë u lënduan, pas protestës së tyre ne Burgun e Dubravës, me 4 shtator të vitit 2003.