Manastiri I Decanit presione-Komuna e Decanit ne aksion

28 dhjetor 2006, Radio Kosova. Presionet e Manastirit te Decanit rezultuan me nje vendim te komunes se Decanit, per demolimin e objektit montazh te restoranit \”Gryka e Decanit\”. Objekti konsiderohet te jete ndertuar ne Zonen me Rendesi te Vecante te Manastirit te Decanit, e shpallur nga UNMIK-u ne prill te vitit 2005. 

Punimeve gati dy mujore me nje investim prej 15 mije eurosh ne nje terrase femijesh prane restoranit Gryka e Decanit, pas pak ditesh do t\’i zhduket edhe gjurma e fundit. Sepse, sot filloi rrenimi i tij ne praninw e inspekcionit komunal dhe te Sherbimit Policor te Kosoves

“Po e shihni edhe vet. Krejt e drurit. Ne toke temen. Asht Zone e Interesit te Vecante, po thone. Po ata ate vendim e kane pru para dy viteve pa na dvet neve si familje qe I kemi ketu 12 hektare toke. Ata me se pari eshte dashur te na perfshine edhe ne,por s’na ka dvet kurrkush!”-thote pronari Naim Kuqi, i cili sot ka filluar rrenimin e punes se tij dymujore.

Naim Kuqi: \”Ca ka t\’bej terrasa ne pronen time me politiken?\” 

Ne vitin 2007 parashihet te fillojne punimet ne rrugen Decan Plave, e cila per hskak se shtrihet gjashte kilometra pergjate zones se vecante, nxiti ferkime nga ana e perfaqesuesve serb.  Nga ana tjeter, kjo zone pritet te behet nje zone turistike e cila do te futet ne katalogjet boterore. Por, si mund te ndodh kjo perballe gjithe ketyre presioneve?-pyet Kuqi.

“Me kedo qe rri thone se e ardhmja e Decanit eshte turizmi. Ai kryetari I qeverise Agim Qeku e ka spot te perditshem: \”Para ligjit eshte I drejt cdo qyetar. Prona eshte e shenjt!\” Ai mos te bie ndesh me fjalet e veta, edhe ai, edhe Ramushi, edhe te gjithe te tjeret. Eshte ceshtje politike-thone. Cka ka terraca te bej me politiken? Perfaqesuesit e Manastirit nese s\’duan te integrohen ne shoqeri, cka i duhet manastiri? Burg!\”

Buke e kripe per token mbi te cilen privohet e drejta me shpalljen e “Zones se Vecante\”

Xhevdet Kuci, bashkepronar 12 hektareve, te cilet  shtrihen 1500 metra mbi manastirin e Decanit thote se:\”Prinderit tane e kane blere kete toke. Me vite te tera familja jone hengren buke e kripe per te paguar borxhin. Ndersa sot, kur erdhi dita ta shfrytezojme, mund te marrim vec barin e thare…\”!

Perderisa, pronari Naim Kuci psheretine: “Neqoftese e ardhmja e Kosoves varet ne nje terrase, mos na ardhte as mos e gezofshim.Po medet qe s’e kem fitu vet e lujne me neve qysh te duan…!\”

Restorani Gryka e Decanit, aktualisht eshte i vetmi objekt hotelier ne kete gryke, rreth 1500 metra mbi Manastirin e Decanit, Edhepse tash tri vite u leshua ne pune, per shkak se ende nuk eshte i legalizuar, ne mugnese te rrymes elektrike edhe sot e kesaj dite vazhdon punen me gjenerator.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page