16 korrik 2021. Për 7 ditë me radhë komuna e Deçanit është në qendër të vëmendjes për shkak të një helmimi nga i cili pësuan mbi 2,000 qytetarë. IKShPK ka dalë me dyshimet e para për praninë e dy lloj bakteresh në ujin e pijes. Kompania e Ujësjellësit \”Hidrodrini\” insiston se uji i pijes nuk është i kontaminuar. Ndërsa, pushteti lokal dhe qendror kanë angazhuar të gjithë mekanizmat për gjetjen e burimit të infeksionit, si dhe për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar e cila çoi komunën e Deçanit në një gjëndje të jashtëzakonshme.
Radhë të gjata makinash, alarme të ndihmës së shpejtë, turma pacientësh , lëvizje të pandalura të stafit mjeksor ishte imazhi alarmues i së shtunës pasdite, që karakterizoi Qendrën e Mjeksisë Familjare \”Adem Ukëhaxhaj\” në Deçan, e cila përnjëherësh u gjet e përfshirë nga një fluks i madh qytetarësh që kërkonin trajtim mjeksor. Një sfidë e papritur për një institucion shëndetsor komunal, me staf të vogël, me mungesë barërash esenciale dhe e dërmuar nga gjëndja pandemike Covid 19, e cila ende përbën rrezik për këta qytetarë të cilët sonte janë përfshirë nga një valë e re infektimi dhe po presin në radhë për asistencë mjeksore. I domosdoshëm aktivizimi I të gjitha institucioneve relevante për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve teksa presin në këmbë, ulur e në mungesë shtretërish edhe nëpër dysheme, të kapluar nga kokëdhëmbje, të vjella e diarre. Ngriten dyshime e hipoteza të ndryshme, por afër së vërtetës është se burimi i infeksionit
është uji i kontaminuar kah do të drejtohen hulumtimet mjeksore por edhe hetimet gjyqsore. Ndaj, Komuna e Deçanit shpalli gjëndje të jashtëzakonshme në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve , pjesa dërmuese e të cilëve janë fëmijë…N.Sh. nga fshati Prokollukë, i përket vetëm njërë ndër familjet deçanase të cilat u përfshinë nga ky helmim.
“Ishim në një aheng me bashkëshortin kur më telefonoi vajza se djali ishte në gjëndje tejet të rëndë. Erdhëm urgjentisht në QKMF në Deçan, por nga turmat e qytetarëve mezi gjeta djalin tim të zverdhur e të shtrirë përtokë. Stafi vraponte nëpër njerëz si pa kokë. Të sëmurët duhej ta blinin terapinë vet. Të tjerë niseshin me ndihmë të shpejtë pë Pejë…Ashtu bëmë edhe ne me djalin dhe mbetëm atje derisa i kaloi. Mua më kapi të nesërmen, por më e vështirë ishte hera e dytë kur nga të vjellat, marramendja, fryrja barku, dhëmbjet e tmerrshme në lukth, zorrë e edhe nëveshka, është dashur t’më dergojnë me ndihmë të shpejtë në Spitalin Rajonal të Pejës. Kisha ndjenjën se diçka po më copëton përbrënda. Kontrolla, analiza, infuzione të pandalura me mjek të koka, pë 3 orë as në tokë as në qiell, derisa dikur munda të marr frymë pak nga dhëmbjet. As lindjet nuk i kisha më të vështira…\”-rrëfen kjo 52 vjeçare nga Prekolluku, e cila ende po vuan pasojat e infektimit.
Të gjithë bashkë për shëndetin e qytetarëve
Simptoma të njëjta helmimi provuan mijëra qytetarë të komunës së Decanit, 1,501 prej të cilëve kërkuan ndihmë vetëm në Qendrën e Mjeksisë Familjare në Deçan e qindra të tjerë, në spitalet rajonale në Pejë dhe në Gjakovë si dhe në ordinancat private. Komuna e Deçanit shpalli gjëndje të jashtëzakonshme. Përfaqësues të lartë shtetror erdhën në Deçan për të parë nga afër situatën e krijuar si dhe për të vënë në lëvizje mekanizmat relevantë pë tejkalimin e situatës. Ministria e Shëndetësisë furnizoi QKMF-në me terapi të nevojshme. Forca e Sigurisë së Kosovës së cilës iu bashkangjitën edhe trupat amerikane, zbarkoi me kapacitete njerëzore e logjistikë . Përfaqësues komunash u vunë në dispozicion. Përfaqësuesit e fshatrave në koordinim më komunën të mbështetur edhe nga biznese private, në ballë të përgjegjësisë për nevojat e qytetarëve. Vëmendja e opinionit publik, kah Deçani. Zërat e ndryshëm për ndërhyrje të vonuar aty-këtu, por faktet në terren flasin për bashkimin e të gjitha forcave rreth një qëllimi të vetëm; shëndetit të qytetarëve dhe gjetjes së shkaktarit të kësaj situate alarmante!
QKMF, të pa përgatitur për një situatë të papritur
Pesha më e rëndë ra mbi supet e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Deçan, e cila edhe ashtu po përballej me vështirësi të shumta përfshirë edhe mungesën e barërave esenciale, thotë Musa Berisha, drejtor për shendetësi në komunën e Deçanit.
“Sepse në dy ditët e para në pothuaj nuk kishim asgjë në Qendrën e Mjeksisë Familjare dhe na mungonin barërat edhe nga lista esenciale, ndonëse dy javë më parë ne ishim drejtuar tek Ministria e Shëndetësisë me një shkresë zyrtare. Dhe, kjo situatë ka qënë pjesa më e vështirë e cila na ka bërë të ndjehemi tejet keq para qytetarëve, sepse është e zorshme kur vjen një familje e helmuar dhe ti detyrohesh t\’ i thuash të blej barërat sepse nuk ke madje as edhe një gjilpërë…Mirëpo, pas intervenimit të ministrit të shëndetësisë, është bërë furnizimi i plotë dhe që nga ai moment janë plotësuar të gjitha nevojat për qytetarët tanë. Dua të theksoj poashtu se, një numër i madh i donatorëve ka ofruar terapi falas për të na ndihmuar të tejkalojmë këtë situatë\”.
FSK në ballë të gjëndjes së jashtëzakonshme në Deçan
Drejtori Berisha thotë se pjesa dërmuese e komunave, me theks të veçantë komunat fqinje, kanë shprehur gatishmërinë për mbeshtetje me staf mjeksor kurdo që e kërkon nevoja. Ndërsa, Forca e Sigurisë së Kosovës e pranishme që nga fillimi.
\”Disa komuna të republikës së Kosovës na ofruan mbështetje, menjëherë. Por, ne e pamë se ishte një situatë e përballueshme, përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës ishte gjithë kohën me ne. Dhe atë, jo vetëm me staf mejksor por edhe me laboratorin e jashtëzakonshëm të cilin na ofroi ministri I mbrojtjes që në vizitën e parë. Dy -tri orë pas, Forca e Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në komunën tonë, duke i mbledh mostrat në terren me paisjet e tyre të specializuara për situata të tilla. Me këtë rast ne përçuam mesazhin se. ne kemi një ushtri e cila është e gatshme që në cdo moment t\’u dal në ndihmë qytetarëve tanë. FSK ende vazhdon të qëndrojë këtu, në Qendrën e Mjeksisë Familjare për cfarë i falenderoj publikisht\”.
IKShPK del me rezultatet që vërtetojnë praninë e baktereve në ujin e pijes
Të ejten, me 15 korrik, Instituti Kombtar i Shëndetësië Publike të Kosovës në vazhdën e hulumtimeve për gjetjen e shkaktarit të infektimeve, doli me rezultatet e para të cilat vërtetojnë praninë e dy lloj bakterëve. Një lehtësim ky dhe një epilog për çdo pikëpyetje, supozim, hipotezë apo edhe teori konspirative të marrë epilogun e vet, tha kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në njërën nga konferencat për gazetarë.
“Ky rezultat hedh dritë mbi atë që po ndodh në komunën e Deçanit. Mua më vjen keq pse nuk kemi pas një koncentrim të mjaftueshëm të mediave të caktuara, të cilët janë munduar të bëjnë lajm qoftë edhe me vdekjen e dy pacientëve, ndonëse mjeksia ligjore e dha vlerësimin për shkaktarin e vdekjes. Unë që nga dita e parë kam deklaruar se përkushtimi im do të vazhdojë që kjo problematikë të zgjidhet deri në fund dhe jam i vendosur të marr përgjegje për hir të qytetarëve, në mënyrë që të jenë të sigurt në ambientin ku jetojnë. Tashmë kjo përgjegje është dhënë së bashku me rekomandimet që ky institut kredibil i ofron komunës por edhe instiucioneve rajonale. Shqetësuese ishin e hëna dhe e marta, kur nuk kishim një rezultat të qartë derisa u bënë analizat më të thella në të cilat na del se këtu nuk është diçka në rregull…”.
Sipas Ramosajt: “Kompania Rajonale”Hidrodrini”s’do ta ketë më Deçanin”
Rezultatet e para të helmimit nga IKShPK janë fillimi i fundit të situatës së krijuar, beson Ramosaj sipas të cilit, \”komuna mbetet e përkushtuar për marrjen e një përgjegje nga institucione me relevancë shkencore sic eshte IKShPK , i cili flet për bakterje dhe faktorët patogjen të ujit por jep edhe rekomandimet e mëtutjeshme për tejkalimin e kësaj situate në tërësi\”-tha Ramosaj, i cili shtoi se rënja e numrit të të infektuarve tregon përmirësim të situatës dhe se bashkarisht do të vazhdojmë të punojnë në normalizimin e gjëndjes në tërësi.
“Falenderim i veçantë për të gjitha bizneset që na kanë mbështetur. Një aksion vullnetar i njerëzve vullnetmirë, sepse bujaria është virtyt i popullit shqiptar. Vlen të theksohet se kemi sasi të mjaftueshme të ujit të pijes edhe për tri katër ditët e ardhshme dhe ne kemi vlerësuar se deri në ditën e hënë, uji që mënagjohet nga Hidrodrini të jetë i përdorshëm për sanitari dhe amvisëri. Ndërsa, sot para jush po e bëj publike se Kompania Rajonale”Hidrodrini” nuk do ta ketë më Decanin nën menagjim. Kompania do të jetë komunale me adresim dhe do të ketë në dispoziiontaksat e qytetarëve, në mënyrë që të jetë me standard dhe kritere më të larta dhe që t\’ju jetë pranë qytetarëve, si në cilësinë e ujit poashtu në aspektin e furnizimit 24 orë në 7 ditë të javës\”.
Shoqëria civile: “Raste të ngjashme që në muajin qershor”
Adem Lushaj, drejtor i Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur në Deçan, thotë se shifrat reale tejkalojnë shifrat zyrtare të të helmuarve si pasojë e kontaminimit të ujit të pijes.
“Dyshimet tona gjithëmonë kanë qënë te uji i pijës dhe ne si shoqatë kemi pas shqetësime të vazhdueshme për mënyrën e punimeve, të cilën cështje e kemi ngrit edhe në prokurori të shtetit.Sepse, është punuar shkel e shko, pa asnjë mbikëqyrje dhe në mënyrë joprofesionale dhe si rezultat tashmë po I vuajmë pasojat…-thotë Lushaj, i cili ka nëntë anëtarë të familjes të helmuar me simptoma të njëjta me ato të banorëve të dhjetëra fshatrave të komunës.
Në fillim të qershorit kishte një helmim të ngjashëm në 5 fshatra, të cilat furnizohen nga po ky burim ng ai cili këto ditë u infektuan edhe dhjetëra të tjera. Por, rastet mbeten të izoluara për shkak se infekcioni ishte me I lehtë.
“Rastet e para janë shfaqur me 3 qershor dhe me të ndodh për herë të dytë, ne si shoqëri civile kemi alarmuar prokurorinë e shtetit dhe kemi kërkuar të dalin në vendin e ngjarjes sepse kemi një helmim masiv dhe dicka po ndodh…Fatbardhsisht, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë takuar me përfaqësuesit e fshatrave të cilët qe një muaj janë ankuar për një helmim të tillë, si: Kryshec, Prapaqan, Dubovikë, Broliq dhe Papiq.Sepse, kur ndodhi për herë të dytë u kuptua pesha e problemit se më se gjysma e Deçanit apo plus 11-të fshatra të tjera nga gjithësejt 37 fshatra sa I kemi, janë përfshirë në këtë helmim. Dhe, s’është për t’u çuditur aspak kur sistemi është i hapur dhe aty ku merret ujit, nga Bjeshka e Kurvallës, te stanet e Lloqanit uji qarkullon disa dhjetëra metra në sipërfaqe të hapur i pa futur në gypa . Bazeni është i mbyllur, mirëpo dera mund të hapet lehtë ndonëse tashmë kanë vënë dryrin, meqë është involvuar
hetuesia…Shpresojmë që kjo të ketë ndodhur nga të reshurat eatmosferike apo pakujdesia dhe jo të dalë si një veprim i qëllimshëm nga dorë njeriu\”.
Qytetarët:” Më shumë përgjegjësi nga kompania e ujësjellësit dhe nga komuna”
Florjana nga Prejlepi, të cilën e gjejmë tek dyqani i fshatit provoi në lëkurën e saj pasojat e kësaj papërgjegjësie institucionale.
“Unë dhe mami kishim simptomat e helmimit dhe nuk e dinim prej nga vinte, derisa dëgjuam lajmin në media dhe porosinë që të mos konsumojmë ujin ,se qenka i kontaminuar. Jemi drejtuar në QKMF dhe na kanë ofruar tretmanin e duhur më shumë kujdes, për cfarë i falenderoj. Ndërsa, për institucionet tjera s\’kemi cka flasim sepse po shihet…\”.
Përderisa Ahmet Balaj nga Carrabregu, pronar i një marketi në Decan, ëshë i revoltuar nga gjëndjen e bashkëqytetarëve te tij.
“Mendimi im si qytetar është se gjithë kjo vjen si pasojë e pakujdesisë së kompanisë, sepse gypat janë të hapur, te hapur, krejt të hapur…-thotë Balaj- Shihen me sy dhe nuk ka kontroll, roje as kurrgja dhe një qytetar i papëergjëjgshëm apo edhe një fëmijë, mund të hedh aty dicka krejt kollaj. E pastaj pyesin, si ndodhi? Me pas mundësi të gjithë një nga një përdore i kisha dërgu te vendi, ta shohin tetanë rend se cka e si është punu. Komuna mbi të gjitha duhet të mbaj përgjgjësi, sepse të të helmohen qytetarët është punë e madhe…Dikur, e mbaj mend shume mire, edhepse në nje sistem krejt tjeter, ka pas mbikeqyrje e roje ne cdo pikë. E kta thonë:”Kemi kamera!” Ku janë ato kamera që s’i pashë kurrë?! Kamera ka nëpër rrugë të qytetit, por në mal nuk ka kamera asnjëherë. Fjalë boshe! Na mundem me fol gjithë ditën e me i mbaru qejfin vetes, por nuk ka kontroll asnjë fije. Absolutisht punë për së mbari nuk ka!”
Në Baballoq, i pranishëm rreziku i përzierjes së ujit të pijes me ujërat e zeza
Fshatit Baballoq me mbi 1500 banorë është vetëm njëri ndër fshatrat e goditura nga uji I kontaminuar, të cilët pohojnë se fshatin e tyre mënyra e vendosjes së gypave të ujësjellësit krejt afër vijave të ujërave të zeza. Ali Tahiraj, economist në pension, është I bindur se ujësjellësi është në mënyrë të parregullt edhe brënda vet fshatit, nëpër të cilin vijat e ujërave të zeza janë të dukshme.
“Ka rrezik të vazhdueshëm të përzierjes së ujit të pijes me ujërat e zeza, sepse gypat e ujësjellësit janë të futur vetëm sipërfaqësiht dhe vende-vende, krejt pranë vijave të ujërave të zeza-thotë Tahiraj, I cili ishte infektuar së bashku me bashëshorten dhe vajzën e tij-Shoqja së pari ndjeu shenjat e helmimit, koëdhëmbje, marramendje, të vjella…Kur në QKMF pashë edhe shumë bashkëfshatarë të tjerë të cilin tashmë po merrnin tretmanin mjeksor, për të njëjtin problem e pashë se gjëndja qënka më serioze se që e mendonim. Ishtë një situatë shqetësuese në të cilën u gjetëm përnjëherësh… Ndonëse fillimisht terapinë u desh ta blenim vet, angazhimi I mjekve dhe infermierëve ishte maksimal dhe as ilaqet nuk vonuan dhe u sollën në dispozicion të qytetarëve. Prej asaj dite ne nuk përdorim këtë ujë, por për pijë e blejmë ndërsa për nevoja santiare furnizohem nga pusi me pompim\”.
Pompat e ujit me dalje të hapur, mundësi helmimi ?
Një punëtor ujësjellësi në kushte anonimiteti e ngrit mundësinë e helmimit pikërisht nga këto pompa të cilat mund të mos e kenë daljen të mbyllur. Dhe, nëse këto pompa nuk janë përdorur një kohë të gjatë, pas lëshimit të ujit nga ujësjellësi, ujërat me ndryshkun e akumuluar ndër vite nëpër gypa kthehen pas dhe kjo përzierje ka shkaktuar kontaminimin e ujit dhe infektimin e qytetarëve. Mirëpo, këtë do ta konstatojnë insituionet përkatëse, teksa aksionet për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate, vazhdojnë. Komuna e Decanit në koordinim me bizneset dhe me keshillët e fshatrave po shpërndajnë ujë të pijës nëpër familje, deri në sanimin e gjëndjes në ujësjellës. Dhë, ndonëse muzgu ka kalaur, shkolla e fshatit është e hapur dhe aty këshilli I fshatit, përsoneli arsimor si dhe një grup aktivitësh në prijte të qytetarëve për shpërndarje të ujit. Ilir Batusha, anëtar I këshillit të këtij fshati me rreth 1600 banorë, thotë se gjëndja aktuale vazhdon të jetë e rëndë.
“Kemi të helmuar mbi 230 persona, pjesa dërmuese e të cilëve janë fëmijë. Unë kam te helmuar shoqen dhe dy fëmijët, por fëmijët i kanë simtpomat më të theksura dhe kshtu po ndodh te pjesa dërmuese që është mjaft shqetësuese… Jemi shumë mirënjohës ndaj kryetarit Ramosaj, përsonelit shëndetsor, emergjencës që na ka përkrahur edhe në spitalin rajonal në të cilin mbrëmë vonë e dërgova djalin e helmuar. Ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qënë shumë aktiv e mbi të gjitha, falenderim I vecantë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosoves, mjekët e së cilës kanë qënë gjithë kohën në gjëndje gatishmërie \”.
Rastet e para të helmimit edhe në këtë fshat janë shfaqur të shtunën, thotë drejtori I shkollës së fshatit Agron Selmonaj, I cili ka të infektuar djalin dhe vëllain.
“Të rralla janë familjet që nuk kanë pësuar dhe të infektuar vazhdojmë të kemi nga kusherinjtë e bashkëfshatarët shumtë.Mirëpo, pas trajtimit gjëndja është stabile sepse helmimi nuk ëshë i formës së rëndë, por kërkon mbikëqyrje dhe vizita të kohëpaskohshme. Ndërsa, mbështetja instiucionale është e vazhdueshme për cfarë jemi shumë mirënjohës dhe në bashkëpunim me komunën po përcjellim gjendjen hap pas hapi. Aktualisht po bëjmë shpërndarjen e ujit, meqënse uji është i
papërdorshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin. Dhe, kjo ka filluar që në castin kur janë shfaq helmimet e para dhe po vazhdojmë të shpërndajmë, duke i lajmruar qytetarët në forma të ndryshme. Kush nuk ka mundësi të vie ia dërgojmë”.
Bashkë në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijes
E njëjta vazhdon edhe në fshatrat e tjera, në të cilat po shpërndahen bidona me ujë, të siguruar nga komuna
dhe bizneset e solidarizuara me qytetarët. Blerim Selmonaj, anëtar I këshillit të fshatit Rastavice dhe drejtor I shkollës thotë se situate tashmë po I afrohet normalitetit:
“Edhepse, pjesa dërmuese e banorëve të fshatit kanë qënë të prekur nga helmimi dhe kanë kërkuar ndihmë mjeksore, situate po mbahet nën kontroll dhe rastet janë në zvogëlim e sipër. Simptomat më të shpeshta janë kokëdhëmbje, të vjella dhë barkqitje, të cilat janë manifestuar në formë më të theksuar tek fëmijët, disa prej të cilëve është dashur t\’i dërgojmë në spitalin rajonal. Mirëpo, gjendja momentale është stbaile dhe po besojmë se së shpejti do ta tejkalojmë-thotë Blerim Selmonaj, drejtor i shkollës së fshatit Rastavicë si dhe anëtar i këshillit të fshatit, sipas të cilit mbështetja insitucionale ishte maksimale ndërsa puna e punëtorëve shëndetsor është për cdo lëvdatë.
“Qendra e Mjeksisë Familjare fillimisht është përballur me një fluks të madh të të helmuarve dhe kjo ka pamundësuar trajtimin e të gjithë pacientve në të njëjtën kohë nga një staf relativisht i vogël. Mirëpo, me aktivizimin e institucioneve lokal dhe qendrore, të Forcës së Sigruisë së Kosovës, rritjen e numrit të shtretërve si dhe me arritjen e kontigjentit të barërave, ia kanë dalë të përballojnë disi situatën e krijuar. Kryetari i komunës ka inicuar shpërndarjne e ujit falas për të gjitha fshatrat e prekura nga ky helmim, për cfarë i jemi shumë mirënjohës\”-thotë drejtori Blerim Selmonaj, sipas të cilit një fat në fatkeqesi ka qënë përfundimi I procesit mësimor.
“Ne e dimë se pusetat nuk kanë siguri të mjaftueshme dhe poashtu, një pjesë e madhe e ujit nuk ështe e futur në gypa dhe është në ambient të hapur. Dy ditë para helmimit ka pas të reshura atmosferike dhe dhe uji ka ardhë shumë i turbullt. Por, fat i mirë ka qënë se procesi mësimor ka përfunduar, sepse rreth 40 per qind të nxënësve i kemi nga Lagja e Dëshmorëve, të cilët në shtëpi kanë ujësjellës tjetër ndërsa në shkollë furnizohemi më ujësjellësin aktual më të cilin ka ndodh edhe ky helmim\”-shpjegon drejtori Selmonaj.
Të mos shfrytëzohen dramat e qytetarit për nota politike
Gjetja e përnjëhershme në një situatë të jahstëakonhme e papërgatiur qoftë më resurse njerëzore, lojgistikë apo me terapi esenciale ishte një sfidë e shumëfishtë për komunën e Decanit si dhe institucionet shëndetsore. Mirëpo, situata në komunën e Deçanit aktivizoi të gjithë mekanizmat në mbrojtje të qytetarit, i cili ende pa dalë nga sfida e pandemisë Covid 19-të po përballej më një rrezik tjetër për shëndetin e tij dhe menagjimi i saj i plotë, do të jetë rezultat i punës së përbashkët. Ndaj, mesazhi i drejtorit Berisha është që kësaj mos t\’i jepet ngjyrim poltik dhe partitë politike të mos provojnë të përfitojnë nga dramat e popullit.
“E para është që kësaj mos t\’i jepet ngjyrim poltik dhe situata të mos fhrytëzohet për interesa politike, partiake sepse tentimi për të përfituar nga situata të tilla është fatkeqësia e një vendi dhe e një populli. Neve na duhen ekspertët e lëmisë së caktuar, por sa më pak politikan. Politkanët kanë mekanizmat e vet nëpërmjet të cilëve informohen për situatën. Ndërsa, prania e Isntitutit Kombtar të Shëndetit Publik të Republikës së Kosovës në të gjitha dimenzionet me ekspertët më eminentë në Kosovë ka qënë një mbështetje e madhe për ne dhe besoj se problemi tashmë ka një epilog dhe jemi pak më të lehtësuar duke e ditur shkaktarin e gjëndjes aktuale në komunën tonë\”.
“Hidrodrini” insiston se uji i pijes s’është i kontaminuar
Tentimi për kontakt me Hidrodrini-n në Deçan, pas një zvarritjeje 10 orëshe me premtimin se do të përgjigjen, përfundoi me një komunikatë të lëshuar për media nga zyra qendrore, në të cilën ndër të tjerat serish insistohet se “nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura”…
“Ndërprerja e ujit për zonën në fjalë, ka qenë vendim jo i duhur, sepse është në kundërshtim me procedurat që zbatohen në këso raste dhe situate dhe se një veprim i tillë në këso situate ndikon në higjienën e gjithëmbarshme të popullatës dhe mund t’i ketë orjentuar qytetarët për furnizim nga bunarët (puset), private, e që mund të jenë potencial kontaminimi”. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, me këtë rast ka kërkuar masa në trajtimin e sistemeve të ujësjellësit, të cilat do rrisin dhe përmirësojnë sigurinë fizike të kompontetëve të ujit të sistemit furnizues. Ndërsa, nga mediat kanë apeluar për përmbajtje nga tituj dhe mesazhe që nuk përkojnë me raportet zyrtare të mekanizmave profesional që trajtojnë situata të tilla, të ndjeshme”.
IKShPK: \”Në ujin e Deçanit edhe bakteri E Coli\”
Nga ana tjetër, në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik të mostrave të mbledhura në Deçan nga ekipet e Institutit Kombtar të Shëndetit Publik deklarojnë se, \”në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021, nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene\”. Përderisa, Komuna e Deçanit njofton se \”për shkak se në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli(një
grup të larmishëm bakterësh që shkaktojnë çrregullime të rënda të traktit gastrointensinal dhe diarre, por edhe të vjella dhe plogështi), iu bën thirrje banorëve të fshatrave: Dranoc, Prejlep, rastavicë, Baballoq. Gramaçel , Dubravë, Shaptej, Jasiq I ri, Gllogjan, Ratish i Epërm, Ratish I Ulët, Irzniq dhe Prokollukë, që të mos përdorin këtë ujë\”. Instituti Kombtar i Shëndetësisë Publike njofton se ekzaminimet mikrobiologjike nga mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të traktit gastrointestinal po
vazhdojnë për zbulimin e patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Ndërsa, disa nga rekomandimet e IKSHPK-së, janë: shtimi I kontrolli të Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit; kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin; ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin si dhe për të parandaluar epidemitë hidrike; të ndërpritet rreptsisht kyçja e puseve në rrjetin e ujësjellësit; të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazheve dhe rrjetit shpërndarës; instalimi I klorizimit të vazhdueshëm,etj.
Mbi 2,000 qytetarë me simptoma të njëjta helmimi
Helmimet e para me simptomat e lartpërmendura janë shfaqur në terren me 3 qershor, ndërsa rasti i parë i evidentuar zyrtarisht në komunën e Deçanit është pasdita e së shtunës, me datë 10 korrik 2021. Duke qënë se simptoma të ngjashme janë të pranshme gjatë ditëve të vapës, serioziteti i gjëndjes u pa tek të dielën në mëngjes me rritjen e fluksit të qytetarëve me të njejtat simptoma, për cfarë u vunë në levizje mekanizmat relevantë. Shifrat varirojnë, nga dita në ditë dhë në 24 orëshin e fundit ishin 178 pacientë me simptoma të njëjta të helmimit të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjeksisë
Familjare në Decan. Ndërsa, shifra e pergjithshme e të infektuarve të cilët kanë kërkuar ndihmë e brënda kësaj jave, 10 korrik-17 korrik 2021 në këtë qendër është në komunën e Decanit është 1501, në të cilën nuk përfshihen pacientët të cilët kanë kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Pejës, në Spitalin Rajonal të Gjakovës si dhe në ordinancat private. Tashmë, Prokuroria Themelore në Pejë ka filluar hetimet dhe ndërkohë një zyrtar i AKP-së është ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare,gjegjsisht me dyshimin për fikjen e kamerave në atë pjesë.Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave dhe konstatimin nëse kjo ka ndonjë lidhmëri me helmimin masiv në komunën e Deçanit.
Disa nga fotot janë siguruar nga ministritë, komuna, QKMF dhe komuniteti.