13 shtator 2017,RTK. Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, mbrëmë, krahas katër kandidatëve të tjerë ka filtar zgjedhjet brendapartiake për këshillin bashkiak të qytetit të Nju Jorkut. Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut futet garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për te vazhduar me 9 nentor garen perfundimtare me kunderkandidatin e tij republikan.
Asambleisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, me zgjedhjen e tij si asambleist në vitin 2014 u radhit si shqiptari I parë I cili u fut brënda legjislativit të shtetit amerikan.Ndersa, për të dytën herë radhazi bëri krenar komunitetin shqiptar kudo në botë me fitoren brenda partiake te demokratwve për Këshillin Bashkiak të qytetit fe Nju Jorkut krahas katër kandidatëve të tjerë, ngaqë beson se nga kjo pozitë do të jetë më I dobishëm për komunitetin:
“Është një natë e mrekullueshme. Një natë me shumë energji pozitive jo vetëm për komunitetin shqiptar por për krejt distriktin-tha Gjonaj për RTK-në. Komuniteti jonë është shumë I rëndëishëm për mua dhe koha e komunitetit shqiptar është sot, sepse janë të suksesshëm në biznese, në shkollë dhe kanë hy në vende kyqe. Ndaj, jo vetëm Bronxi apo Nju Jorku por edhe Amerika po e sheh dhe po e njeh vullnetin e shqiptarëve të cilët janë te suksesshem në cdo lëmi, në biznese apo ne shkolla e kudo që kanë hy ndaj edhe na përkrah”.
Gjonaj-Shqiptari i parë brënda legjislativit amerikan
Asambleisti I parë shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj I cili shquhet si model I liderit largpamës politik, iu fut garës fillimore të Partisë Demokrate për zonën elektorale te Qarkut 13-të të Këshillit të Bashkisë së qytetit të NeW Yorkut,me 6 shtator krahas katër kandidatëve të tjerë për t’u kthyer me fitore. Ndërsa, premtimet e dhëna gjatë fushatës, si: qendër e komunitetit, shkolla publike dygjuhëshe, përfaqësim politik dhe integrim, programe për të rinj dhe të moshuar, aktivitete kulturoe si dhe mundësi për bursa studimi janë disa nga pikat e programit tw tij me të cilat Gjonaj joshi jo vetëm elektoratin shqiptar duke arritur 38.7 për qind të votave, kundrejt rivales Velasquez e cila mori 34.4 për qind të votave.
Kjo është fitorja e dytë e Gjonajt pas zgjedhjes së tij si asambleist në vitin 2014, kur u fut si shqiptari i parë brënda legjislativit të shtetit amerikan.