Shuhet aktori i permasave kombtare, Skender Tafaj

5 gusht 2017, Radio Kosova. Eshte varrosur ne Isniq te Decanit aktori Skender Tafaj, i cili la pas vetes njw bagazh të pasur në teatrin dhe filmin shqiptar . Ai la pas vetes role te shumta, te cilat do t’i mbijetojne kohes dhe do ta mbajne gjalle,si njerin nder emrat e spikatur te teatrit dhe te filmit shqiptar.


Aktori Skender Tafaj ishte aktorI përmasave kombtare I cili nuk bëri asnjëherë kompromise në emër të artit. Ai ishte një patriot I cili e deshi dhe punoi për vendin e tij”- u tha ndër të tjera në mbledhjen komemorative organizuar nga komuna e Decanit, kushtuar aktorit decanas Skender Tafaj, I cili ndërroi jetë  dje duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe filmin shqiptar.Në emër tw fshatit Isniq foli Enver Osdautaj, I cili duke sjell biografinë dhe veprimtarinë patriotike të aktorit me përmasa kombtare Skënder Tafaj, shtoi se ai mbetet frymëzim dhe shembull se si duhet profesioni , atdheu dhe familja.

Nimon Mucaj:”Tafaj ishte ze i vertet i teatrit dhe filmit shqiptar”

Aktori Nimon Mucaj tha se aktori Tafaj asnjëherë në dëm të artit nuk ka bërë kompromis.

“Prandaj, shpeshherë ne e mendonim si të ashpër… Por, ai ka qënë vazhdimisht kundër politikës së Lidhjes Komunistë dhe një zë I vwrtet kombtar I teatrit, I filmit dhe i familjes se tij“-tha Mucaj.

Deputeti Rasim Selmanaj me kete rast solli një rezyme kujtimesh  me aktorin Tafaj, ner te cilat edhe kenget e perbashketa patriotike. “Ai  imazh më ka mbet edhe sot e kësaj dite në kujtesë. Ndaj, Skender Tafajn e kujoj si artist por edhe si një patriot I cili ka punuar për vendin e vet”. Ndersa në emër të familjes të pranishmit I falenderoi I biri, Leonis Tafaj.

Aktori Tafaj do te prehet ne varrezat e fshatit te lindjes

Aktori Skender Tafaj interpretoi ne shfaqjet teatrale: “Gjenerali I ushtrise së vdekur”, “Erveheja”,“Varri qyqes”, “Zogu I |diellit”, “Sfinga e gjakut”,etj. Ndërsa, ne kinematografi Tafaj u angazhua në filmat: ”Njeriu prej  dheu”, “Kafshoja Terrin”, “Era dhe Lisi”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Si te vdiset”,etj.Me shuarjen e Tafajt, nuk u varferua vetem kultura decanase por edhe kultura mbarekombtare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page