Në Gllogjan,me nderime te larta rivarroset deshmori i luftes se Kroacise Rasim Krasniqi

13 shkurt 2017,Radio Kosova. Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” ne Gllogjan është rivarrosur me nderime te larta dëshmori Rasim Krasniqi, nga fshati Rosujë, I cili ra dëshmor me 1992 në luftën e Kroacisë si pjesëtar I brigadës kroate “Kobac”. Paraprakisht, në sallën e asamblesë komunale të Decanit është mbajtur akademi përkujtimore, me c’rast Krasniqi është dekoruar me gradën e “Kolonelit të Nderit”- Post Mortum.
Sot jemi këtu për të nderuar vellaun tonë, I cili ka flijuar jetën në luftë për Kroacine e lirë dhe të pavarur, tha në fjalen e tij ministri I kulturës në qeverinë kroate, Zlatko Hasanbegovic, sipas të cilit emrat e luftëtarëve shqiptar janë të kalitur në themelet e Kroacisë.
“Sepse, radhitja e tyre në ushtrinë kroate s’ishte rastësi por rjedhoje e vullnretit të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë edhe të atdheut të tyre,Kosovës.Ndaj, cfare na ngushëllon është fakti se viktimizimi I tij nuk ishte I kotë ngaqë idelaet tona kombtare për të cilat u flijua tashmë janë realizuar. Ndaj, mirënjohja e shtetit kroat do të jetë e përjetshme. Të jetojë miqsia e popullit shqiptar dhe kroat, e dëshmuar edhe në kohët e errëta të luftës”.
Ministri Hasanbegoviq:”Jemi ktu per te kujtuar flijimin e vellaut tone per Kroacine e lire dhe te pavarur”
Për zëvendesministrin e FSK-së, Muhamet Latifi, njohësit e historise më të re e dinë se asgjë s’është e rastsishme. “Krijimi I miqsive dhe fillimi I bashkëpunimit në mes të liridashësve shqitpar dhe atyre kroat, u lidh që në burgjet e ish-Jugosllavisë, nga veprimtaria patriotike dhe perpjekjet për liri nga hegjemonizmi serb”. Gjeneral Daut Haraidnaj tha se, përpejkjet për ta shpërbërë Jugosllavine filluan në Kosovë dhe filli I luftërave të përgjakshme filloi në Kroaci, ndërsa shqiptarët e kroatet kanë qënë historikisht aleat dhe armikun e përbashkët e kanë luftuar bashkarisht.
“Jemi të bindur se bashkarisht do të jemi pjesë e Evropes, pjesë e NATO-s”. Në emër të vetaranëve vullnetar të luftës në Kroaci foli z.Tomë Kaqinari, I cili tha se në luftën dhjetëvjecare shqiptarët trojet e ish Jugosllavisë i kanë larë me gjak që në fund të clirojnë edhe  Kosoven. “Ka pas burra ma t’mirë se në ne histroinë e popullit shqiptar,por nuk e kanë pas fatin të arrinë Kosovën dhe Kroacinë e lirë. Por,ne kemi një peshë të rëndë se e kemi ba Kosovën e lirë dhe e kemi ba edhe Kroacinë e lirë.  Dhe, gjaku I Rasimit e I dëshmorëve të tjerë nuk duhet të harrohet, edhe Kosova edhe Kroacia duhet me ec ma përpara edhe me qënë edhe më të mira se janë”.
Pren Marashi:”Ne deshmuam se jemi popull qe s’duron roberine”
Pren Marashi, I cili foli ne emer te shoqatave teë dala nga lufta e UCK-së tha se “djem nga të gjitha trojet shqiptare moren pjesë në këto luftëra për clirim kur situata në Kosovë ishte para shpërthimit, për të dëshmuar se jemi popull qe nuk duron robërinë dhe se liria e pavaresia jane vlerat tona: “ Ne te gjitha njesitet dhe formacionet ushtarake, shqiptarët liridashës ishin luftëtarë të devotshem, të diciplinuar por edhe të dëshmuar për trimëri edhe besnikëri. I tillë ishte edhe biri I kësaj toke Rasim Krasniqi, të cilin sot atdheu po e merr në gjirin e vet”.Shembulli I Rasim Krasniqit tregon se përmasa e lirisë së popullit shqiptar e tejkalon vetveten, tha kryetari I komunës se Decanit Rasim Selmanaj. “D.m.th. jo qe kemi luftuar të clirojmë veveten dhe vendin tonë por në raste të caktuara kemi luftu edhe për lirine e popujve tjerë”.Ndërsa, mesazhi I gjeneralit Esad Qollaku për spektrin politik ishte: Mos harroni asnjëherë gjakune  dëshmorëve se ai popull që harron vitkimizimin e popullit të vet dhe ata që u skarifikuan për lirinë , ata popuj janë të destinaur të zhduken”.
Në emër të familjes së dëshmorit foli e mbesa e tij Ardiana Krasniqi. Ndërsa, komuna e Decanit ndau mirenjohje për tri nga figurat kyce të delegacionit kroat,I cili pasi ia dorëzoi familjes flamurin kroat paralajmëroi edhe dekorimin e dëshmorit Rasim Krasniqi me dekoratë nga presidentja e Kroacisw.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page