20 dhjetor 2016, Radio Kosova. Në organizim të shoqërisë civile, sot në Strellc të Decanit janë bërë homazhe dhe vënë kurora lulesh mbi varrin e Donjeta Pajazitajt, e cila tash një vit është gjetur e vrarë në Bjeshkët e Nemuna.I dyshuar për rastin mbetet i arrestuar kusheriri I saj.
Kryetari I komunës së Decanit Rasim Selmanaj kërkoi zbardhjen e këtij rasti criminal mbi një vajzë të re dhe të pafajshme e cila pat tronditur opinionin. “Aktivitete te tilla dhe presionet qytetare duhet te vazhdojnë deri në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti. Unë dua te besoj se organet e drejtësisë do të bëjnë punën e vet në zbardhjen e këtij krimi, ndër më të rëndët të ndodhur në vendin tonë!”, tha Selmanaj.
Kusheriri i pare mbahet si i dyshuar perderisa vrasesi i vertet ende nuk dihet
Adem Lushaj, në emër të shoqërisë civile kërkoi “zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Donjetës, meqë edhe pas një viti të vrasjes së Donjetës, drejtësia “po fle” duke thelluar kështu dhëmbjen e familjes”. Familjarët e Donjetës dyshojnë se përveç kusheririt të arrestuar ka tw implikuar edhe përsona të tjerë. Ndërsa, pritja për zgjidhjen e misterit të vrasjes së bijës së tyre është torturë në vete e cila i mban në ankth që një vit.
Donjeta Pajazitaj, u gjet e e vrarë në Bjeshkën e Strellcit pas humbjes gjashtw javore pa gjurmë. Ndërsa si I dyshuar për rastin që atëherë mbahet nën arrest kusheriri I saj, Naser Pajazitaj.