U përkujtua 17-të vjetori i masakrës së Lubeniqit

1 prill 2016, Radio Kosova. Në Lubeniq të Pejës është shënuar 17-te  vjetori I masakrës së Lubeniqit, në të cilën forcat serbe vranë 80 meshkuj, 13 prej të cilëve ende rezultojnw të pagjetur.
Kane kaluar 17-te vjet qe nga masakra e Lubeniqit, ne te cilen forcat polizore dhe paramilitare serbe ne mes te fshatit pushkatuan rrreth 100 burra. Magjun Alimehaj, 74 vjecar, njeri ndër tetë të mbijetuarit e kësaj masakre kujton si ka mbijetuar për të rrëfyer tmerrin e asaj ditë:“Forcat serbe na nxorën nga shtëpitë, rruges na ndanë nga familjet dhe në mes të fshatit na pushkatuan të gjithëve. Pasi u larguan, unë me dy prej të cilëve patën mbijetuar u tërhoqëm zvarrë e ikëm në male”.
I mbijetuari Alimehaj:”Na ndane nga familjet dhe ne mes te fshatit na pushkatuan…” 

17 vjet pas kësaj masakre në të cilën u vranë 80 martirë,  deputet parlamenti, zyrtar komunal dhe qytetarë të shumtë erdhën që së bashku me familjet e tyre të përkujtojnë këtë masakër barbare, e cila sipas kreytarit të fshatit Nezir Jahmurataj nuk ka ndodh rastsisht:

“Nuk ka gjeneratë shqiptare s’i ka mendu shqip si nuk ka marr pjesë dikush I këtij fshati në ngjarjet historike.Andaj ky mllef I mbeldhur me shekuj është është zbraz në këtë masakër ku 80 familjarë na I vranë forcat serbe,13 prej të cilëve na mungojnë. I lusim serish institucionet tona që të na gjenden eshtrat e familjarëve tanë e të prehen të qetë. I ftojmë institucionet qendrore  që sa ngrisin gjykata për tanët, le të bëjnë drejtësi me ata që na I kanë shkaktu këto dhëmbje”.

Haradinaj: “Mllefi i mbledhur nder vite u zbraz ne masakren e Lubeniqit”

Fale gjakut të dëshmorëve dhe martire ne gëzojme lirinë, tha kryetari I komunës së Pejës Gazmend Muhagjeri , I cili porosity brezat e rinj qe të ruajnë traditën e këtij fshati si shembulli më I mirë.Lideri I AAK-se Ramush Haradinaj tha se duke përkujtuar përvjetore të tilla shprehim mirënjohjen për sakrificën e të rënëve. Miëpo, në ditë të tilla kur dhëmbja është ë freskët ne vërtetojmë se pa këtë sakrificë ne nuk do të ishim të lirë”,tha Haradinaj.

Ndërsa, aktivisti shumëvjecar Nezir Gashi tha se fati tragjik I popullit shqiptar kushtëzoi që në Kosovë të ketë vuajtje, luftëra, sakrifica e me këtë edhe shumë viktima. “Secila dekadë ishte më e rëndë,më e egër, me e degraduar, më e pamëshirë se tjetra ngase lakmitarët e kësaj toke afroheshin, maskoheshin me lloj lloj ideologjisë deri në plasjen e kësaj lufte të përgjakshmë”, tha Gashi.

17 vjet më parë, në Masakrën e Lubeniqit nga forcat serbe janë pushkatuar 80 persona, 13 prej të cilëve ende rezultojnë të pagjetur.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page