Ramazani në Prizren është festë e të gjitha komuniteteve

Xhamia e Sinan Pashes ne qender te Prizrenit

29 korrik 2013, Deutsche Welle. Prizreni  shquhet për diversitetin e tij kulturor, etnik dhe fetar ku dallimet cmohen dhe ruhen. Ndërsa, festa fetare e Ramazanit mbetet një festë e e cila bashkon rreth një sofre të gjitha komunitetet. Sepse, prizrenasit shohin përtej të tashmes: në të ardhmen e afërt brënda familjes evropiane.

Prizreni historik rreze Bjeshkëve panoramike të Sharrit  me Lumbardhin përgjate tij dhe Kalanë e lashtë si kurorë përmbi, është i pasur me një diversitet kulturor, etnik dhe fetar. Në këtë qendër të vjetër kulturore dhe kryeqytet të dikurshem të Kosoves, katolik, musliman, ortodks e hebrenj janë të vetdishëm se kahjet e ndryshme i shpiejnë tek një Zot. Harmonia tradicionale ndërmjet besimeve ndjehet vecanërisht në Muajin e Ramazanit, ë cili si festë fetare po merr ngjyrimin e një ngjarjeje shoqërore rreth së cilës bashkohen të gjithë. Besnik Qekaj, shqiptar-musliman nga Prizreni, agjëron që nga mosha 14 vjecare,sepse thotë ai: 

“Ramazani është muaji i shenjt, muaj i mëshirës të cilin besimtarët e presin me padurim. Dhe, kur nga të gjitha gjamitë thërret ezani për një qëllim, një besimtar i devotshëm nxiton per t´iu falur e lutur Krijuesit të botëve. Edhe komunitetet tjera respektojnë Ramazanin, na urojnë, dëshirojnë të dalin me ne, iu interesojnë ritet tona, na bashkangjiten në iftar e në syfyr. Sepse, ky është Prizreni, të cilin pranimi dhe respekti i tjetrit e dallojnë nga të gjitha qytetet e tjera!”, thotë Besniku.

Njerëzit kategorizohen vetëm në të mirë dhe në të ligj

Në Prizrenin shumetnik komunikimi është i lehtë, meqë secili flet gjuhën e vet dhe njeh gjuhën e tjetrit. Romi musliman Refet  Larosh, 60 vjec, përgjigjet në 7 gjuhë në pyetjet që i shtrojmë. Por, mbi të gjitha, ai mbetet agjërues i cili e do besimin e tij:

“Eselamumualejkum!Une jam rom-musliman dhe them fjalën e Zotit: “Njeriu  i mirë, pa marrë parasysh cka është mbetet i mirë,ndersa i keqi mbetet i keq themel e kulm. Prandaj, falë Zotit, ne nuk bëjmë dallime  në komb as në fe, se Bilalli  që ka këndu ezanin e parë “Allahu Ekber”, ka qene i zi-thëngjill, por e ka pas besimin ma t´pastër se të gjithe në!Ndaj une lus gjithë njerëzimin që ta besojnë Zotin, ta lusin t´ua fal mekatet dhe t´i udhezoje, se Allahu na ka kriju dhe tek Allahu do të kthehemi!”, thotë ky poliglot i cili pas 32 vitesh përvoje pune në fabrike barërash mbijeton me zanatin e trashëguar si lustragji.

Besimtarët:”Të lindur nga dy prindër dhe të krijuar nga një Zot!”

Abdylhadiu po pret ne radhe simitet e ngrohta per iftar

Muaji i Ramazanit apo Festa e Mëshirës është njera ndër të pesë shtyllat e Islamit, në të cilin filloi zbritja e Kur´anit famëlarte. Prandaj, pjesa dërmuese e besimtarëve musliman këtë muaj kalojnë në agjërim e lutje. “Dhe, këtu në Lagjen Kurilla, zgjimi në syfyr, agjërimi, falja dhe e të ushqyerit më familje dhe farefis është traditë e trashëguar nga brezat e parë. Natyrisht,edhe komunitetet tjera mund të na baskangjiten, meqë dallime të tilla s\’ kemi bërë as nuk bëjmë\”, thotë Bejadin Bajrami, boshnjak-musliman, i cili pret te furra e lagjes simite të ngrohta për iftar. Traditë kjo 500 vjecare e mbetur nga osmanlinjte, shpjegon Abdyl Hadiu, turk-musliman, sipas të cilit Lagja Kurilla është më fetarja në Prizren.

“Prandaj, tek ne iftari vazhdon deri në syfyr, kur edhe shkojmë të falim sabahun në xhami. Jemi ndër familjet më të vjetra prizrenase. Para disa vitesh kam rrenu shtëpinë rreth 500  vjecare. Flas shqipen, turqishten dhe serbokroatishten dhe nuk bëj dallime në komb as në fe, meqe ai që ndan fenë e vet i ndan edhe të tjerat.Unë rrime priftin katolik, si me priftin ortodoks, si me imamin dhe i respektoj njësoj. Harmonia me komunitetet tjera vazhdon, meqë këtu as fqinjtë serb nuk kanë prekur në popullatë. Ndërsa, përqarja ndërmjet besimeve është gabimi me i madh sepse kemi një Zot dhe te gjithe jemi prej di prindërve: Ademit dhe Havasë”.

Ajdoan Sudollari(majtas) po servon iftarin me stafin e tij

Në Muajin e Mëshirës askush i uritur

Nga minaretë e gjamive të shumta, thirrja e ezanit shënon fundin e agjërimit mbi 17 orësh, përgjatë të cilit agjëruesit largohen nga ushqimi dhe cdo kenaqësi tjetër trupore duke iu afruar bamirësise dhe adhurimit të Zotit. Magjia e natës së Ramazanit fillon me iftar, rreth sofrës së të cilit po afrohen të gjithë, qoftë në familje apo farefis. Në pjesën e vjetër te qytetit, përballë gjamisë monumentale të Sinan Pashës iftari i shtruar nga donatoret dhe ko
muna, tregon se në këtë Muaj të Mëshirës asnjëri s´do të ngelet i uritur. Nuk është e domosdoshme të jenë musliman, thotë Ajdoan Sudollari, pronar i restoranit të kontraktuar nga kontigjenit turk i KFOR-it për përgatitjen e ushqimit gjatë muajit të Ramazanit.

”Kemi meny të ndryshme dhe cdo nevojtar mund të vijë të hajë, pa marrë parasysh religjionin. Cdo natë vetëm ketu i kemi nga 200 persona dhe cdo javë një grup muzikor prizrenas këndon ilahi. Jam tejet i lumtur që përjetoj këtë dite dhe u jam mirenjohës KFOR-it turk dhe të gjithe atyre që ndihmojnë popullin tonë”.

Të gjithë rreth sofrës së iftarit

Në tri vende të ndryshme, 500 shujta shtrohen cdo natë. Svetlana Nikoliq, serbe, besimi ortodoks nuk e ka penguar ndonjëherë të bëj iftar me muslimanët e komuniteteve të tjera. Perkundrazi!-thote ajo.

Gjate inicizimit te Ezanit ne Prizren(foto Refki Alija)

“Do t doja t´më xhirojnë të gjitha televizionet dhe t´më shohin se unë jam e pranuar në qytetin e Prizrenit dhe bëj iftar me të gjithë. Edhe dikur ishte njësoj! Ditën respektoja agjërimin e muslimanëve dhe kurrë nuk haja në prani të tyre, ndërsa në mbrëmje isha e ftuar në iftar gjithandej. Kështu vazhdoi edhe pas luftës se nuk i kam bërë keq askujt. Edhe djemve te mi iu kam thënë:”Mos përlyeni duart se, uji ecën dhe rëra mbetet!”Sa të drejtë kam pasur e ndjej tani, kur jam e mirepritur nga të gjitha komunitetet”, thotë Svetlana.

 Ndërsa, Rifat Berisha, 60 vjec, shqiptar-musliman tregon se iftare të tilla në Prizren janë tradicionale:“Qe 14 vjet ha iftar këtu. Edhe sonte kam ardhë për iftar, se Ramazani asht një  dasëm për mua. Shresoj që Zoti t´na pranojë agjërimin…”-thote Berisha.

Prizreni, qendër me 76 vendbanime. është qyteti më shumëetnik në Kosovë ku dominon komuniteti musliman me 94 per qind shqiptarë,  pesë per qind boshnjakë, turq, romë dhe ashkalinj, si dhe një per cind serb ortodoks. Ndersa, Muaji i Ramazanit si festë fetare është edhe ngjarje shoqërore. Sepse prizrenasit shohin përtej të tashmes: në të ardhmen e afërt brënda familjes evropiane.

#ramazani

#prizren

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page