
11 korrik 2013, Radio Kosova. Ne Strelc te Eperm eshte peruruar rruga me emrin e deshmorit Ragip Hasanmetaj, te cilit ende nuk i eshte njohur statusi i deshmorit…. Lagja e Hasanmetajve njihet per kontributin e vecante ne periudhat historike te zhvillimit kombtar.
Ne hyrje te lagjes Hasanmetaj ne Strellc te Eperm, ku para 23 vitesh Ragip Hasanmetaj ra ne altarin e lirise, sot po prehet shiriti i rruges me kalldrem te emeruar me emrin e tij. Nenes se deshmroit ky shirit i kuq ia kujton gjakun e derdhur te te birit per liri… Por, ka nje te vertet qe rendon poaq sa vrasja e tij!
„Veshtire vallahi…Po m´duket si me pas ra sot!Vec,jam e lumtur qe erdh kjo dite e bile me kete rruge me ma kujtu djalin,si qe 22 vjet asht vra ne demonstrata e ende nuk m´ia kane pranu statusin e dehmorit!“ – thote e ema,Nurija.

Rasimi, vellai i deshmorit Ragip Hasanmetaj, sjell emocione te perziera ne kete dite: „Ragipi asht vra ne krye te rruges, n´demonstrata te vitit 1990. Asht vra aty ku sot u pre shiriti i rruges se lagjes, e cila mori emrin e tij…Prandaj,n´keto caste sa ndjehem i lumtur, merzia asht pothuaj 50 per qind e njejste si ne diten qe asht vra!“
Ragip Hasanmetaj-Deshmor pa status
Ragip Hasanmetaj, i cili ne moshen 22 vjecare u vra ende nuk gezon ende statusin e deshmorit. Dhe kjo, ngaqe Ligji per Familjet e Deshmoreve, Invalideve dhe Viktimave Civile te Lufes perfshin vetem te prekurit nga lufta e vitit ´98-´99, shpjegon Pren Marashi, nga Organizata e Veteraneve te Lufuts ne Peje. Por, edhepse ne nje te ardhme te afert pritet t´iu njihet merita edhe me ligj ish te burgosurve politik, te reneve dhe te gjithe atyre qe u flijuan per te njejtin ideal: clirimin e Kosoves dhe berjen e saj shtet, familjes Hasanmetaj i erdhi nje bekim nga Zoti vetem nje vit pas renjes se Ragipit,deshmor.
„N´kry te motmoti qe asht vra Ragipi, ne pervjetor te tij kam qene, kur ma ka fal Zoti nje djale te cilet ia kam vene emrin e tij. Dhe, megjithese I perngjan pak, une sa here e therras ne emer, me kujton vellain tim deshmor…!”, rrefen me emocion vellai i Ragipit,Rasimi.
Kontributi I shumefishte I lagjes Hasanmetaj
Lagja e Hasanmetajve, e banuar nga 30 familje me rreth 300 anetare, ka dhene nje kontribut te madh ne periudhat historike te zhvillimit kombtar, e siodomos ne periudhen e fundit per clirimin e Kosoves, thote Xhevdet Hasammetaj, 39 vjec nga kjo lagje, sipas te cilit:

„Kontributi I lagjes sone verehet sidomos ne levizjet per clirimin e Kosove, prandaj gjithmone kemi qene hale ne ly te armikut. Ne demonstratat e vitit ´81 kishim 5 e burgosur: Avdullah Hasanmetaj, Rame Hasanmetajn, Isa Hasanmetajn, Isuf Hasanmetajn dhe Nexhat Hasanmetajn. Ndersa, pervec betejave te shumta ne te cilat kane marre pjese meshkujt e lagjes sone, pikerisht kjo dite e 11-te korrikut shenon pervjetorin e njeres nder betejat me te rrepta ne perballje me forcat serbe. Ne kete dite, armiku ka pas humbje te medha qofte me njerez-qofte ne teknike dhe pas dy ore granatimesh kane ndodh edhe plagosjet e djemve te lagjes Hsanmetaj, te cilat sot jane invalid te luftes, si: Avni , Xhevat, Syle, dhe Hajdin Hasanmetaj. Ne lagjen tone, jane plagos edhe djemte e Avdimetajve, te cilet kane ardhe ne mbrojtje te lagjes”, thote Xhevdeti.
Banoret:”Lagja jone vetem tani po e ndjen doren e mire te shtetit”
Mirepo, perkrah kontributit te madh te lagjes Hasanmetaj, vetem tani banoret saj ndjejne se po iu kthehet kontributi i dhene ne perpjekjet per liri, thote Xhevdet Hasanmetaj:
„Shtruarja e kesaj rruge me kubeza eshte investim i pare direkt qe behet ne lagjen Hasanmetaj. Jane bere disa riparime ne ujesjelles te cilin e kemi kohe me pare, por kjo eshte here e pare qe lagja jone e ndjen doren e mire te shtetit. Pra, eshte dicka e mire qe po behet per kete lagje, e cila ka dhene shume qofte ne periudhat e mehershme qofte ne periudhen e fundit. Mire do te ishte te behet dicka edhe per punedimin e te rinjve, meqe papunesia dominon kudo dhe ky mbetet problem kyq”.
Selmanaj iu premton strellcjaneve vazhdimesi investimesh

Rruga ne kalldrem ne gjatesi prej 400 metrash ne lagjen Hasanmetaj ne Strellc te Eperm eshte investim i komunes se Decanit ne vlere prej 37,800 eurosh, e cila erdhi si kerkese e komunitetit. Perderisa, kryetari i komunes Rasim Selmanaj premton investime te tjera per strellcjanet:
„Investimet nuk do te ndalen. Se shpejti do te fillojme me fazen e dyte te ndertimit te ujesjellesit, per te cilin nga MPMS jane te zotuara 300 mije euro. Shpresoj me keto mjete ta perfundojme kete project. Se shpejti pritet ndertimi i sheshit “Ismet Ukaj”, ndertimi i memorialit per te renet ne Strellc te Eperm, ndersa edhe shtatorja e deshmorit Haki Povataj se shpejti do te vendoset ne shkollen e Strellcit”.
Ndersa, qe nga sot, emrin e deshmorit te lirise Ragip Hasanmetaj do ta kete rruga e lagjes ne te cilen u lind, u rrit, enderroi te ndertoj jeten,por e lau me gjakun e 22 pranverave per t’u lartesuar me emrin : Deshmor!