25 tetor 2012, Radio Kosova. Ne prag te festes se Kurban Bajramit, Grupi i Grave Asambleiste të Komunës së Deçanit vizitoi 20 familje skamnore te identifikuara nga Kryqi i Kuq,duke shperndare pako ushqimore te siguruara nga bizneset decanase. Me kete rast shoqata dhe qytetare i jane bashkangjitur thirrjes se Bashkesise Islame per solidarizim me familjet ne nevoje.
Aksioni humanitar i Grave Asambleiste te Decant filloi ne kampin ,,Garibaldi ‘’, në të cilin aktualisht jane te vendosura 12 familje te pa strehe. Nder ta jane Servete Krasniqi, Hajrije Hoxhaj, Miftar Hajdinaj dhe Sadete Beqiraj, qe te gjithe me banim shumevjecar ne keto baraka te drunjta pa ndonje burim ekzistence pervec ndihmes sociale. Prandaj, festat ne kete lagje vine gjithmone te varfera dhe ndihmat sado modeste per kete Kurban Bajram jane te mireseardhura.
“Vallahi , vec tuj kqyr kush po na zgjat doren. Jo vallahi, s´kam ble kurrgja hala,as ushqim per Bajram, as tesha per femije as kurrgja. E ishalla ka dicka per femije e t´I gezojme pak”, thote Hajrija
“Vallahi jo send se s´kem pare. Socialin s´na kane dhane ende e s´kemi mujt m ble send. Bile kta fmije le t´na gzojne”, shton Servetja.
Semundjet e ndryshme, barre shtese per familjet nevojtare
Maratoni i shperndarjes se ndihmave vazhdoi ne Carrabreg, ne Dranoc, ne Voksh, ne Sllup dhe ne Strellc, ku krahas skamjes keto familje
i rendonin probleme te tjera jetike si: femije te semure, shurdhmemece e me aftesi te kufizuara dhe pleq invalid e te harruar nga shoqeria. Nder ta eshte edhe Mejreme Hadergjonaj me bashkeshortin invalid e cila nuk gezon anje ndihme, pervec pensionit te pleqerise:
“Jo vallahi send se ´po kam pare. E kom marr dje pensionin qaty,e tash po mundohna pak. Se kush ma ne nevoje s´asht. E faliminers ktyne grave per kto sene e bile kur t´vine femiejt per Bajram me pas me iu dhane dicka e mos me i kthy thate”.
Grate asambleiste prane familjeve nevojtare
Iniciativa vie ne vazhden e aktiviteteve te Grupit te Grave Asambleiste te komunes se Decanit per t´iu qendruar prane familjeve nevojtare ne kete prag te festes se Kurban Bajramit. Sanije Thaci eshte anetare e ketij grupi:“ E dime e ato kane nevoje dhe ne bashkarisht, disa prej nesh dolem neper shitore, neper hipermarkete edhe mblodhem ndihma aq sa ata paten mundsi t´na ndihmojne. Bizneset na ndihmuan kush me shume e kush me pak, meqense ata akne pas planet e veta ne prag te kesaj feste. Ndersa, te tjeret qe nuk kane pas nje plan konkret jane fokusu ne aktivitetin tone. Mirepo disa te tjere, ndoshta edhe markete te medha kane ngec ne kete rast”.
Jane gjithsejt 23 familje te cilat sot po furnizohen me nga nje pako me artikuj udhqimor dhe sanitar, te cilat jane perzjgedhur ne konsultim me Kryqin e Kuq si familejt me gjendjen me te rende,thote z.Thaci.
“Filluam me Lagjen Garibaldi, ku eshte vendi me ne nevoje e pastaj vazhdojme edhe neper disa familje tjera neper fshatra te ndryshme. Ne kemi trajtuar deri tani disa raste kryesisht grave familjare. Mirepo, tani kemi kemi aktivitete me konkrete, sepse kemi nje perkrahje edhe financiare prej anetareve te asamblese.Keshtu qe, pastaj shkojme me faza te tjera te ndihme,kryesisht te grate edhe te vajzat reja“.
Ne Decan 180 familje ne nevoje
Sipas Kryqit te Kuq Nderkombtar-Dega ne Decan, ne kete komune jane 180 familje nevojtare, 73 prejt e cilave jetojne ne varferi te skajshme. Perderisa, problemi me I madh per t´iu qendruar prane familjeve ne nevoje mbetet mungesa e donacioneve, mendon Naim Cacaj, sekretar I kesaj organizate ne Decan, I cili percolli grate asambleiste ne kete maraton bamiresie.
“Ne baze te aktivitetve, eshte nje numer mjaft i madh i familjeve nevojtare. Mirepo, kemi mbet pa donacione, duke pas parasysh se ketu nuk eshte ndonje qender e madhe per zhvillimin e bizneseve. Vetem prej disa marketeve ne menyre solidare dhe ndonje qytetar vullnetmire, perndryshe donacione shtetore nuk kemi”, thote z.Cacaj sipas te cilit, per shkak te problemeve ekonomike dhe sociale nu
mri i nevojtareve eshte gjithnje e me ne rritje.
“Ndersa, problemi kryesor eshte se te ne njeriu po behet skamnor brenda nate, per shkak te ndarjve te shpeshta te bashkeshorteve. Ndersa, ne as si komune as si Kryq i Kuq nuk kemi rezerva qe t´i perkrahim te pakten t´iu bejme nje zgjidhje njejavore. Keshtu qe nuk i dime taman as ato grupet te cilat jane te rrezikuara ne ate menyre qe t´iu dalim ne ndihme”, thote Cacaj.
Bizneset decanase solidarizohen me familjet nevojtare
Pakot per familjet nevojtare u siguruan nga ndermarrjet tregtare te cialt u solidarizuan me keto familje. Prandaj, mirenjohja eshte e madhe thote Hyri Dobrunaj, anetare Grupit te Grave Asambleiste.
„I falenderojme te gjitha ndermarrjet tregtare qe na kane ndihmu, sepse Grupi i Grave Asamblesite dihet qe per momentin funksionon pa buxhet. Ideja jone ka qene me ardhe me i vizitu kto gra, qysh jetojne dhe ku jetojne, qe ne te ardhmen kur ta marrim buxhetin dhe te hartojme programin te dime ku te prekim. Mirepo, meqe tetori eshte muaj i solidaritetit dhe eshte festa e Bajramit, kemi kerku ndihme prej donatoreve me ardhe me i vizitu. Sic po e shihni edhe vet, keto familje jetojne ne kushte shume te veshtira. Mirepo ne do t´i perkrahim ne vazhdimesi,edhepse ndoshta nganjehere mjafton vetem t´ua bejme me die se jemi me to dhe mendojme per to dhe familjet e tyre”.
Solidaritet jo fushate
Iniciativa e grave asamblesite per t´iu qendruar prane familjeve ne nevoje ne pergjithesi dhe femres decanase, nuk eshte e para. Ndersa aktivitetet e ketij lloji me se paku jane fushate politike, thote Sanije Thaci nga ky grup.
„Na jemi shume te sinqerta ne kete aspekt, sepse te gjitha jemi asambleiste nga parti te ndryshme dhe ketu nuk e permendim aspektin partiak ne asnje moment.Eshte iniciative shpirtrore te cilen po e bejme per grate e komunes sone. Sigurisht, kjo do te vazhdoje dhe ne nuk do te leme anash asnjerin prej komuniteteve fetare por do t´jemi prane edheme rastin e Krishtlindjeve. Prandaj, iu bej thirrje njerezve vullnetmire:ndihmoni njerezit ne nevoje moralisht e financiarisht, se kjo eshte nje kenaqesi qe njeriu e perfiton per vete se pari dhe iu sjell sadopak gezim edhe familjeve qe kane nevoje per ndihmen tone”.
Me rastin e festes se Kurban Bajramit, edhe shoqata “Atmosfera”nga Pristina ka shperndare pako per 80 familje nevoje nga komuna e Decanit. Ndersa, thirrjes se Keshillit te Bashkesise Islame ne Decan i jane pergjegjur edhe qytetaret, te cilet kane sjell kurbanet e tyre ne gjami.
“Deri sot jane lajmeruar 200 familje per kurban nder te cilet ka kerkesa edhe nga shoqatat e dala nga lufta per familjet e deshmoreve dhe martireve si dhe nga Hendikosi, per personat me nevoja te vecanta.Shoqata “Atmosfera”nga Prishtina ka sjell poashtu pako per familjet ne nevoje, nderkohe qe pritet edhe ndihma nga Medreseja Alaudin nga Prishtina,e cila nepermjet Keshillit te Bashkesise Islame ndan nje pjese te mishit ne baze te listave te nevojtarev, tha per Radio Kosoven imam Besim Halilajt , kryetar i Bashkësisë Islamë ne Decan, sipas të cilit fale solidaritetit te qytetareve, rreth 100 familje jane furnizuar me mish kurbanesh, ndersa edhe 100 te tjera pritet te furnizohen nga Medreseja “Alaudin” neser, ne diten e Kurban Bajramit, e cila njihet si feste e solidairetit dhe sakrifices.