1 shtator 2012, Radio Kosova. Fale angazhimit te mergimtareve nga Kosova por edhe te donatoreve vullnetmire, ne shkolla po krijohen kushte gjithnje e me te mira per qasjen e nxenesve ne fushen e informatikes. Donacione te tilla per te treten here me radhe vine nga klinika e Hornit nga Austria, nga te cilat brenda tri vitesh u kompletuan kabinetet e informatikes ne disa shkolla te komunes se Decanit.
“Aksioni i pare ka qene ne vitin 2009 dhe deshira ime ishte qe kompjuteret e apre te barten ne shkollen time te pare, ne Strellc te Ulet. Natyrisht, drejtori Hysen Balaj na ka prit ne kufi me Malin e Zi, na ka ndihmuar te mo kemi vonesa ne doganimin e kompjutereve si dhe na ka percjell nga kufiri deri ne shkolle. Ndersa, ne shkolle ka qene pritje mbreselenese qe ishte kenaqesi per ne dhe nje kujtim I paharruehsem”, rrefen z.Balaj.
„Nje praktikant imi pas nje viti te largimit me telefonoi dhe ma kujtoi:“ Dikur me ke thene se ne do duhej te dergojme kompjuter ne Kosove“, sepse une atij I kisha rrefyer se modeli im ne spitalin ku punoj jane Mjeket pa Kufi . Dhe edhepse nuk jam mjek, une munda te ndikoj qe kompjuteret te cilet dalin jashte perdorimit, per t´I sjell ne shkollat e Kosoves. Fillimisht, 20 prej tyre I kam marr nga dy spitale se bashku me shtypes dhe me mjete percjellese. Ndersa ne Kosove I kemi sjell fale mikut tim Shefqetit, i cili ka qene aktiv ne aksione te shumta humanitare. Dhe kshtu, ne vitin 2009 kur kufijte nuk ishin aq te hapur ne morem nje autobus me qira dhe pas nje rrugetimi te gjate I sollem ata nepermjet Malit te Zi ne Kosove. Aksioni i pare ishte ne Strellc te Poshtem me 2009, kur pas nje udhetimi te veshtire, edhepse e premte dhe dite feste jemi pritur nga 200 nxenes dhe i gjithe stafi i mesuesve ne nje menyre madheshtore. Dhe ky ishte nje moment shume prekes“.
„Une me t´u pranuar si drejtor, kam bere kerkese ne Ministrine e Arsimit per kompletimin e kabinetit te informatikes. Por, kjo nuk ka ndodh per shkak te mungeses se mjeteve,si per te gjitha komunat e Koosves. Prandaj, donacioni prej 15 kompjuteresh nga spitali i Horrnit ka qene i mireseardhur dhe nje ndihmese shume e madhe per ne,meqe ora e informatikes deri aty mbahej ne menyre te parregullt. Qe atehere, nxenesit tane jane shume te pergatitur ne kete fushe dhe ora e informatikes vazhdon te mbahet ne formen me bashkekohore. Ndersa, merita per kete i takon Shefqet Balajt, mikut te tij Josef Kierberger dhe miqve austriak, te cilet kane ndihmuar
shkollat tona“.
Perderisa donacioni me I fundit iu dha shkolles “Isa Boletini”, ne Isniq. „Dhe meqense ky udhetim ishte mjaft i veshtire dhe neper kufij dhe dalje te ndryshme kishte nje korrupcion te madh, ne derdhem shume para-thote Kierberger per te shtuar se,” ne fund ia dolem qe ne shkollen Sami Lokaj ne Prilep te sjellim edhe 20 kompjuter me pjeset percjellese. Ndersa, kesaj radhe, meqense kishim ndermend aktualizimin dhe perforcimin e kompjutereve ne shkollen e Strellcit dhe te Prilepit, i sollem 50 kompjuter, 30 monitor dhe pjese te tjera, nga te cilet 30 kompjuter ia dhuruam shkolles Isa Boletini ne Isniq“, thote z.Kierberger.
Nga rrefimet e Balajt plot dashuri per vendlindjene tij, nga mikpritja tradicionale por edhe pasurite kulturore dhe natyrore te Kosoves, per mikun i tij austriak Josef, Kosova nuk eshte me vetem nje shtet i cili duhet ndihmuar por edhe nje vend i preferuar per pushime.
“Ne do te jemi sigurisht aktiv edhe ne te ardhmen sepse e kemi kete mundei, duke qene se kompjuteretne kliniken tone nderrohen vazhdimish. Numri i femijeve po rritet dhe eshte e rendesishme qeatyre t´ua fusim ne koke diturine. Mirepo, shtrohet pyetja se sa do te thjehstesohet procedura doganore ne te ardhmen, meqe vetem kesaj radhe kompjtueret tane kane qendruar nje jave dite ne kufirin Maqedoni-Kosove. Kjo u rregullua fale mikut tim Shefqetit, pas nje morie telefonatash“.
“Une neper kufinj gjate doganimit e zhdoganimit ku ka fillu nje burokraci jashtzakonisht e madhe, kam fillu ta vertetoj se Kosova po formohet si shtet, gje e cila me gezon. Por, une do te lusja politikanet tane qe qeshtjen e ndihmave humanitare ta rregullojne me ligj. Rasti I fundit qe neve na mbeten kompjuteret permbi nje jave ne kufi edhe keto jane do gjana qe ndoshta une si shqiptar mund t´I kuptoj disi, por ingjinjer Kierberger keto nuk mund t´I kuptoje. Neqoftese keto pune do t´behen ma te pakoklavitura, natyrisht qe ndihmat tona s´do t´mungojne. Problemi eshte qe asnje doganier nuk na ka thane nje fjale te njejte dhe secili kerkonte nje dokument tjeter, kshtu futeshin bjeshket ndermjet. Pastaj u desh qe te bejme telefonata te ndryshme derisa e gjetem nje person qe thirri dhe tha:“ A jeni normal, kjo eshte ndihme humantiare“. Atehere funksionoi cdo gje, por neve kjo na kushtoi nje jave kohe“.