19 korrik 2012, Radio Kosova. Festivali tradicional“Eshke e Ndezur mbi Shkelzen” sjell ne Decan soliste dhe ansamble nga te gjitha trojet mbareshqiptare,te cilet prezantojne para publikut artdashes vlerat burimore te viseve prej nga vine. Mbeshtetur nga Ministria e Diaspores ne kuader te manifestimit shtetror “Ditet e Mergates”, per tri nete me radhe ne qender te Decanit jehoi kenga dhe vallja shqipe e cila u percoll me interesim te vecante nga publiku i gjere.
Te gjata, te ngrohta plot kenge e valle, ishin tri netet e festivalit “Eshke e Ndezur mbi Shkelzen”, hareja e te cilave edhe sivjet do t´mbahet mend gjate nga te gjithe artdashesit. Nga zemra e Decanit ku brenda nje skene te vetme ishin mbledhur artiste nga viset mbareshqiptare jehona e melosit burimor pershkonte qytetin e fshatrat dhe shkonte e ngujohej ne Gryken e Decanit per t´u bere nje me gurgullimen e Lumbardhit te kumbueshem. Dhe kjo u be e mundur fale trimave te cilet luftuan e u flijuan per lirine e Kosoves, thote Ali Dervishi,djali i rapsodit legjendar Dervish Shaqa:
”Faleminderit prej atyre burrave te medhenj qe luftuan per kete dite dhe atyre qe rane ne altarin e lirise. Emri i tyre eshte i rende sa kerrshat e Bjeshkve te Nemuna, se fale gjakut te tyre sot Dervish Shaqa kendon midis Decani edhe permes kenges e ban bashkimin e trojeve shqiptare. E dikur kur i degjojshim Radio Kukwsin e Radio Tiranen, nana dilke prane dere e na rujke se na la baba midis
gjarprinjve”.
Dervish Shaqa i pakrahasueshem jo vetem per familjen e tij…
Festivali Eshke e Ndezur mbi Shkelzen i kushtohet legjendes se foklorit Dervish Shaqes dhe plejades se rapsodeve tjere te komunes se Decanit qe shkuan hapave te tij. Fuqia e zerit te tij kalitet ne mendjen e te gjithe atyre qe degjojne kenget e tij te pavdekshme, te cilat i perkasin fondit te arte te muzikes shqipe.Prandaj, per djalin e tij te dyte, Aliun, Dervish Shaqa mbetet unikat dhe i pakrahasueshem.
”Kur ka kendu Dervish Shaqa, toka shqiptare asht cu peshe. Prandaj, ky festival e don vetem nje emer dhe nje fotografi:ate te Dervish Shaqes. Sepse Dervish Shaqa nuk ka kendu vec me Demush Nezirin por ka kendu me Deme Ali Tarakun,me Hysen Uken, me Lan dobren, Shaqe Avdine-deshmor. Askush si Shaqe Avdia e Rrustem Beqiri nuk ia ka perngja zerit te Dervish Shaqes. Une kur e kam degju Rrustem Beqirin, i mshelsha syte e mendojsha si po knon baba. Shaqa bile permendet, Rrustemi s´asht permend kurre si rapsod neper keto festivale,edhepse asht gjalle…E n´Shqipni ka kendu me Shaban Salihun, me Rame Deline, me Maksut Deline,me Fadil Berishen dhe me Grupin kosovar te Rashbullit. Dervish Shaqa ka qene para te gjitheve por, edhe te gjithe keta kane qene perkrah e pas tij. Prandaj jo vec une por edhe neper popull e kam degju se n´balle te festivalit takon emri dhe fotografia e Dervish Shaqes e te gjithe rapsodet tjere rreth e rrotull tij.”,rrefen Aliu.
Dervish Shaqa nepermjet zerit te tij u njoh e u perjetsua, edhepse koherat barbare se bashku me Demush Nezirin i shtyne te arratisej ne Shqiperi, pa mundur t´i rikthehej familjes kurre me.
”O kone veshtire shume, se kemi rrnu midis gjarpinjve, me koke te varur. Kemi pas shtyerje, perpaljese, bastisje, burgosje, tetana vetem pse jemi kone te bijte e Dervish Shaqes…Neve na shkojke tane dimni tuj hip maje kulle me e kthy antenen here prej Radio Kukesi here prej Radio Tirane, me e degju baben tuj kendu.Kur shtrypshim e gjejshim nanen here tuja ardhe kah bunari e here tuj na prit ner dud, prej tutve si por rrzohem. Thojke:”Cka me i thane Dervish Shaqes une kur t´rrzohi ju prej kulle?”,shton Aliu.
Demush Neziri-Bashkudhetar i tij ne kenge e nje jete
Ne radhen e rapsodeve te cilen kenduan ne duet me rapsodin legjendar,por njeherit edhe bashkeudhetar ne fat e ne vuajtje ishte kusheriri Demush Neziri, i arratisur ne vitin 1956, ku vazhduan jeten deri ne shuarjen e tyre. Binaku, eshte djal i dyte prej te tre femijeve te Demush Nezirit nga Lluka e Pohtme te cilet u rriten jetime me baba gjalle.
“Kujtimet e mia jane shume te vona. Babai mua me ka lene te nente muajve kur ka dale ne vitin´ 56, ka qene aksioni armeve dhe baba ka qwnw i akzuzuar per vrasjen e gjashte serbve. Prandaj, i eshte dashur patjeter te largohet nga vendlindja, nga familja, shoqeria e farefisi. Prandaj, per ne ka qene nje jete shume e veshtire. Mirepo, fale kusherinjve dhe dajeve nga Isniqi, te cilet gjithmone i kemi pas prane edhe ne momentet me te veshtira, ne ia kemi dale me shpetu pa ardhe deri te me e keqja, kuptohet, sa i perket ekzistences. E, te mos flasim per maltretime e bastisje nga UDB”.
Por, edhepse sonte te gjithe do te deshironin qe edhe bashkeshortja e Demush Nezirit, Dyka te ishte sonte e pranishme, mosha e shyte nuk ia ka lejuar te jete pjese e festivalit. Por, edhepse ka kaluar te 80 tat, lokja ende ka ruajtur kthjelltesine dhe sonte nuk ka harruar qe me ane te te birit, Binakut, te percjell te fala per te gjithe te pranishmit ne festivalin e sontem.
“Keni te fala te perzemerta nga lokja,sic e quani ju,me deshiren qe te gjithe te kalojme si eshte me se miri. Asaj i vjen shume keq qe nuk ka mund te jete me ne sonte ne kete festival madheshtor, por ajo tha se me mendje e shpirt eshte sonte me ne. Nana tashme i ka kaluar 85 vite dhe mosha e ban te veten. Por, ju jeni te mireseardhur perhere ne familjen tone, qe te bashkebisedoni me loken tuaj, se bijat e Isniqit edhe 100 vite me i pas jete, jane enciklopedi”.
Melosi popullor, gurgullime Lumbardhi e ujevare Valbone
Arratisja e Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit se bashku me Adem Ramen me 8 mars 1956 u ruajt dhe u shpernda si nje legjende. Jeta e tyre nga populli u percoll se largu me interesim, perderisa kenget e tyre u ruajten dhe u percollen neper breza rapsodesh te rinj.
Ato kenge po jehojne edhe sonte ne sheshin e Decanit dhe ashtu te ngrohta e te dashura per te gjithe, gershetohen me kenge e valle te viseve tjera mbareshqiptare, te cilat jehojne ne nderim te prijetarit te folkorit burimore Dervish Shaqes dhe rapsodeve te tjere decanas.Sepse,thote Deli Metalijaj, koreograf i Unionit Artistik Kombtar Shqiptar dhe koreografi i ansamblit “Dardania” nga Tropoja:
“Arti gjithmone shperthen si ujevarat e Valbones dhe shperndahet tutje, si Lumbardhi i Decanit duke pushtuar cdo zemer. Vertet eshte kenaqesi te shohesh kete interesim teper te vcante, qe nga ora 20-te kur fillon deri ne 12-te te nates, te gjithe artdashesit qe nga mosha 7-te vjec deri ne moshen 80 vjec e ndjekin me interesim te madh. Dhe kjo me len pershtypjen se arti nuk shterron kurre”.
Decani ka tradite ne organizimin e festivaleve
Festivali gjithkombtar “Eshke e Ndezur mbi Shkelzen” sivjet organizohet per te katerten here dhe si i tille, tashme ka marre karakter tradicional. Pikerisht per kete,organizimi i tij nuk eshte me sfide,thote Hasan Cacaj, drejtor i ketij festivali:
“Organizimi i festivaleve te tilla sa eshte kenaqesi poaq eshte edhe pergjegjesi, duke pasur parasysh se ketu marrin pjese soliste, grupe dhe ansamble nga te gjitha trojet mbareshqiptare. Mirepo, duke qene se Decani ka kriju tradite ne organizimin e festivaleve te tilla, cdo gje ka shku si eshte me se miri”.
Per tri nete me radhe, sheshi i Decanit u pushtua nga artdashesit shumte te cilevenuk iu mjaftonin te qindra karriket e radhitura pergjate oborrit te objektit komunal per te shijuar nga afer kengen shqipe e cila ngulitej thelle ne zemren e cdo grupmoshe. Dhe kjo eshte nje e papritur e bukur,mendon z.Cacaj:
“Eshte per t´u befasuar knaqsisht nga pjesemarrja aq e madhe e te rinjve dhe te rejave per t´i percjell festivalet e tilla, duke pas parasysh se te rinjt me shume deshirojne te shohin muzike te zhanreve tjera. Prandaj, ne jemi te befasuar per mire dhe tejet te kenaqur me pjesemarrjen”.
Dashuria per kengen shqipe ne zemren e cdo grupmoshe
Ndersa, interesimi me i madh verehej tek familjet nga diaspora, prania e te cileve ishte pernate e me ne rritje. Enver Pajazitaj nga Isniqi me vendbanim ne Zvicer, eshte tejet mirenjohes per iniciativen e komunes se Decanit qe festivali te shtyhet ne kohen kur mergimtaret vine per pushime :
“Eshte nje iniciative per cdo levdate,sepse ketu kemi rastin qe gjenerata e dyte ne diaspore te jete prezente per tri nete radhazi per t´u njohur per se afermi me vlerat tona kulturore. Dhe, sikur qe dikush merr nga atdheu nje kostum, nje fyell, nje qifteli apo nje grusht dhe nga bashqja tij, ne do t´marrim kujtimet nga ky festival. Sepse , nga ajo qe u preznatua ne keto nete te fetivalit cdonjeri prej nesh ka gjet dicka qe te mund ta marr me vete te them, si nje infuzion apo medikament qe ta perballoje edhe mergimin duke kujtu kete festival edhe traditen e ruajtur nder shekuj”.
Ndersa, edhe Qazim Zejnaj nga Irzniqi me banim ne Bern, eshte i entuziazmuar nga muzika qe po prezantohet ne festival:
“Vertet, muzika eshte ushqim i shpirtit te njeriut, bukuria shpirtrore dhe virtytet morale te nje kombi shihen edhe ne aspektin e kultures.Ajo eshte art ne vete. Mirepo, folkori burimor ka dallim te madh me muziken qe behet ne diaspore, ku zakonisht te rinjte tane kane deshire te kene nje muzike tjeter. Ndersa kur vime ketu, vertet kemi nje nostalgji aq te madhe per kete muzike saqe eshte kenaqesi e madhe qe edhe gjenrata e ardhshme ta degjojne, ne menyre qe te fokusohen pastaj ne kete muzike dhe mos ta harrojne kulturen tone”.
Dhe, perafrimi me i madh me diasporen tone ishte edhe qellimi i shtyrjes se ketij festivali ne kete kohe, shton z.Cacaj
“Ne ashtu edhe kemi planifiku, meqense eshte mire qe edhe mergimtaret tane te njofotohen dhe te afrohen edhe me shume me vlerat e kulturess dhe te folklorit shqiptar. Prandaj kemi organizu ne kete sezone dhe interesimi tyre ka qene tejet i madh”.
Shtyerje e festivalit -shenje dashurie e perkushtimi ndaj mergimtareve
Festivali “Eshke e Ndezur mbi Shkelzen” sivjet eshte mbajtur ne kuader te manifestimit shtetor “Ditet e Mergate”,me c´rast, Ministri i Diaspores Ibrahim Makolli u takua me
mergaten decanase duke prekur nga afer brengat e tyre.Ministri ne kete takim nxori n pah kontributin e pakontestueshem te mergates ne te gjitha proceset:
“Kur flasim per mergaten tone, duhet ditur kontributin e saj ne te gjitha proceset neper te cilat kemi kaluar,sidomos sne proceset politike ne fund te viteve 80-te dhe ne fillim te viteve 90-te, ku secili mergimtar yni ka qene ambasador i shtetit te Kosoves, ambasador i shqiptareve. Mergata jone ka nje rol te vecante, mos te them, rolin kryesor ne organizimin politik dhe ne organizimin ne teresi te jetes ne Kosove qe prej vitit 90-te e kendej, ku nuk eshte krijuar asnje e hyre. Ne ate sistem, edhe arsimi, edhe shendetsia, edhe kultura edhe institucionet jane mbajt nga mergata jone. Poashtu, mergata jone ka marr pjese te drejtperdrejt ne ndertimin e Ushtrise Cliritmare te Kosoves dhe ne procesin e clirimit te Kosoves jo vetem ekonomi
kisht, por vertet ka qene organizatorja e luftes se armatosur ne Kosove”.
Decani, shembull i integrimit te brendshem
Ne kuader tw festivalit treditor, Lidhja e Historianëve,, Ali Hadri ’’në Deçan mbajti tribunë kushtuar rapsodëve të trevës se Dukagjinit. Azgan Haklaj, Drejtor i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar tha se ky festival në prag të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për gjithë popullin shqiptar ka rendësin e tij të veçantë .Sipas ambasadorit te Shqipërisë në Kosovë , Islam Lauka:”Deçani,ky vend i traditave dhe kjo mikpritje e ngrohte për mua janë shumë të vlefshme sepse Decani është vendlindja ime e dytë.”
Ndersa, per Salih Kabashin, gazetar dhe editor, i cili ishte prezent ne hapjen e ekspozites personale te fotografit decanas, Sadri Hadërgjonaj:
“Decani, dalngale po merr tiparet nje qyteti te kutlures. Ketu madheshtia dhe bukuria perhere kane qene te pandara. Duket e ketyre kualiteteve po u has htetg dhe po u krijon hapesire zhvillimi nje mendesi e re qeverisjeje. Decani dhe decansit me gjase kane gjet nejri tjetrin. Ndersa, pikerisht ketu po cel shtegun nje tradite. Decani po sjell ne kullat dhe ne sheshet e tij edhe artin e kulturen e viseve te tjera. Kjo domosdo shton njohjet, perforcon bashkepunimin dhe nxit integrimin e brendshem si parakusht i te gjitha integrimeve te tjera”.
Ne Decan cdo vit shpalosen vlerat autoktone te folklorit shqiptar
Deli Metaliajaj, mjeshter baleti dhe koreograf, si anetar i jurise se festivalit te sontem vlereson nivelin e prezantimeve te solisteve, grupeve dhe ansambleve pjesemarrese.
Cmimi“Dervish Shaqan dahet cdo festival
“Si anetar i jurise ne lemine e koreografise mund te them se edhe ne kete edicion te katert te festivalit ”Eshke e Ndezur mbi Shkelzen” po shpalosen vlerat autoktone te Rrafshit te DukagjiniT dhe te gjithe shqiptarisw.Ne vallet autoktone si dhe vallet e krijaura nga koreografe verehen perpjekjet per pasqyrimin e vlerave,forces dhe qendreses se popullit tone nder shekuj”,thote z.Metalijaj, i cili si pjesemarres i vazhdueshem i ketij festivali mund te bej edhe krahasime.
“Ky eshte me teper nje takim emocional ku soliste dhe ansamble nga secila treve mundohet ta pasqyroje shpirtin , traditen dhe vlerat autoktone te zones prej nga vjen, sepse kenga dhe vallja jane shenje identifikimi i nje kombi se cili jemi. Dhe, per mendimin tim, para dy vjetesh ishte nje fetival me i organizuar, me briliant dhe sivjet sikur ka nje renje. Se nga kjo? Mbase komuna, mbase investimet e qeverise, buxheti i limituar apo ku di une? Por, eshte per t´u pershendetur se, pavaresisht te gjithave ai po gjen forcen per t´u shpalosur perseri me rastin e 100 vjetorit te pavaresise se Sjhqiperise. Uroj qe te jetw nje vazhdimesi e ketyre vlerave per t´i ruajtur dhe per t´i trasheguar tek brezat qe po rriten.”
Kengetari Arif Vladi ”Qytetar Nderi”Cmimi Dervish Shaqa ansamblit ”Tirana”
Ne mbremjen finale te festivalit “Eshke e Ndezur mbi Shkelzen“, kengetari i mirenjohur nga Shqiperia Arif Vladi u Shpall “Qytetar Nderi“ i komunes se Decanit. Me kete rast Vladi tha se:
“Krahas nderit une do t´bart përgjegjesi më të madhe si banor më i ri i këtij qytetit. Andaj iu falenderoj nga zemra që pikërisht në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ju me nderoni mua e me kete edhe gjithë kombin shqiptar“.
Perderisa, po ne naten e trete dhe te fundit te ketij festivali me karakter garues nga juria profesionale Cmimi i Festivalit DERVISH SHAQA iu dha ansamblit Tirana. Dhe, kjo per jurine nuk ishte aspak e lehte, duke pasur parasysh se per tri nete me radhe ka pas performanca mjaft te mira, thote drejtori i festivalit, Hasan Cacaj.
“Po,ky festival gjithmonw eshte garues dhe une jam shume i kenaqur se ka pas performanca mjaft te mira. Keshtu, juria profesionale vendin e trete ia ndau SH.K.A “Baba Mixhe“ nga Juniku, Vendin e Dyte ansamblit “Shote Galica“, nga Drenasi, perderisa Vendi i Pare i takoi ansamblit “Tirana“ vertet ne menyre te merituar.
Dhe nje vleresim i tille ka domethenje te madhe per ansamblin Tirana,thote Suela Konjari, drejtoreshe e Qendres Kutrore Tirana, ne kuAder te se ciles eshte edhe ansambli fitues.
“Eshte nderi me i madh qe na eshte bere jo thjesht si cmim, por si dhurate shume e bukur
me rastine e 100 vjetorit te shtetit shqiptar”.
Cmimi i Pare i Festivalit Eshke e Ndezur mbi Shkelzen“i takoi Ansamblit “Tirana“, foto Sadri Hadergjonaj
Festivali mbarekombtar“Eshke e Ndezur mbi Shkelzen“ , i cili mbledh ne nje skene soliste, grupe dhe ansamble nga te gjitha viset shqiptare u mbajt nen patronatin e kryetarit te komunes Rasim Selmanaj dhe u mundesua nga Ministria e Diapores.
Read more: Festivali mbarekombtar “Eshke e ndezur mbi Shkelzen”
Read more: Rrustem Beqiri-Sozia e Dervish Shaqes
Pingback: Dervish Shaqa dhe Demush Neziri-"Kur ta kthyem moj Kosove shpinen..." - AjetëBeqiraj.org