Ndihmohet kthimi i shqiptarëve të zhvendosur në veri

Shtepi te reja per te zhvendosurit shqiptar ne veri

10 korrik 2012, Dojce Vele. Vazhdon kthimi i te zhvendosurve shqiptar ne veriun e Mitrovices. Nga aksioni humanitar “Ndihmo edhe ti” jane bere me kulm mbi koke shume familje te shperngulura nga veriu i Mitrovices tash 13-te vjet. Sipas statistikave, thone se rreth 10 mije shqiptare te veriut vazhdojne te jetojne si te zhvendosur, pjesa dermuese e te cileve ne kater Qendra Kolektive, perderisa 400 prona te tyre jane te uzurpuara nga serbet.

Në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, e cila fillon në të djathtë të Urës së Ibrit, Regjë Avdiu 44 vjec, me familjen e  tij katër anëtarëshe së shpejti do të fillojë një jetë krejt ndryshe nga ajo që ka jetuar deri më tani. Dhe kjo, falë aksionit “Ndihmo edhe Ti”, thirrjes së të cilit iu përgjigjen me të madhe njerëzit vullnetmirë, duke zëvendësuar vendbanimin e tij të varfër me një shtëpi të re. Dhe kshtu, lajmi për ndërtimin e kësaj shtëpie për këtë familje mbetet lajmi më i mirë në jetë.

“U gëzova shumë…Bile edhe qava! Nga gëzimi kanë qarë edhe gruaja e fëmijët. Tetanë kane pas qejf që na kanë mbaru shpinë. Edhe kryetari  ka ardhë me ma ba për hajr.E  tash gati e mbaruan…”-thote Avdiu.

37 shtëpi për të zhvendosurit e veriut nga donatorët

 

“Remy Company” është vetëm njëri nga të dhjetëra donatoret vullnetmirë, të cilët iu pergjigjen thirrjes se aksionit humanitar“Ndihmo edhe ti”. 23 vjecarin Behxhet Alaj, punëtor i ndërmarrjes “Suhodolli” e

Behxhet Alaj(djathtas)gjate punes ne shtepine e Regje Avdiut(majtas)

angazhuar nga donatori për suvatimin e kësaj shtëpie, tashmë ka filluar punën e tij.

“Kemi ardhë t´i ndihmojmë kësaj familjeje dhe do t´iu ndihmojmë shumë familjeve si kjo. Jemi tejet të kënaqur pse mund të bëjmë dicka për këto familje që kanë nevojë për ndihmën tonë që të mund të rikthehen në trojet e tyre. Unë i kisha lut të gjithë shqiptarët te kthehen nëpër shpi të e veta. Ndërsa, secili prej nesh do t´i ndihmojë ata në bazë të mundësive!”

10 mijë shqiptarë të zhvendosur dhe 400 prona të uzurpuara

Sipas komunës së Mitrovicës, edhe 10 mijë shqiptarë të veriut vazhdojnë të jetojnë si të zhvendosur pjesa dërmuese e të cilëve në të katër qendrat kolektive të qytetit, përderisa 400 prona të shqitparëve vazhdojnë t´iu mbahen të uzurpuara. Si rrjedhojë, vie edhe nevoja për aksionin humanitar “Ndihmo edhe ti”, i cili pas mbrëmjes humanitare në qershor  i bëri me kulm mbi kokë 37 familje. Ahmet Jashari, zëdhënës i komunës së Mitrovicës  thotë për DW-në se:

Hyrje pa dalje neper uren e Lumit Iber

 

“Vetëm në mbrwmjen  humanitare  janë premtuar mbi një milionë e gjysmë euro nga qytetarët tanë brenda dhe jashtë vendit. Ka edhe prej politikanëve të cilët tashmë i kanë realizuar premtimet e veta. Ndërsa, nga kompanitë vendore janë premtuar  37 shtëpi, dhjetë prej të cilave janë në rindërtim e sipër, 6 të tjera filluan të hënën, përderisa një familje tashmë është vendosur në shtëpinë e  re. Puna po ec mirë, kompanitë vendore kanë filluar punën brënda një afati të shkurtër në Lagjen e Boshnjakëve, te Tre Rrokaqiejt si dhe do të vazhdojmë punën edhe në lagjet e tjera veriore të Mitrovicës, duke vazhduar me familjet që kanë më së tepërmi nevojeë. Prandaj, ne ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që na kanë mbeshtet dhe të cilët kanë ringjall traditën e solidaritetit, meqënse me buxhetin e komunës ka qënë e pamundur të mbështeten këta banorë”.

Sfida të shumta për kthimin e shqiptarëve në vëri

Ahmet Jashari, zedhenes i Komunes se Mitrovices

Rindërtimi i shtëpive dhe kthimi i shiptarëve në veri s´është aspak i lehtë, duke pasur parasysh rrethanat dhe situatën fragjile të sigurisë në veri, me barriera të shumta dhe pengesa të lirisë së lëvizjes. Ditë më parë janë lëshuar edhe disa vendime me vulen e administratës së UNMIK-ut në veri, me anë të të cilave iu kërkohet pronarëve të shtëpive që brënda një afati të caktuar të ndërpresin punimet. Por,  gjatë një takimi të kryetarit të komunës Avni Kastrati me zëvendësshefin e UNMIK-ut në Kosovë, Robert E.Sorenson është sqaruar shtëpitë e rrënuara mund të ndërtohen pa leje, ndërsa duhet të pajisen me leje të gjithë ata që duan të ndërtojnë shtëpi të reja, thotë per DË-në zëdhënësi Jashari sipas të cilit:

 

“Ka persona kryesisht të komunitetit serb që punojnë në administratën e UNMIK-ut në vëeri, të cilët kanë marr vendime të tilla tendencioze kokë më vete, për të penguar rindërtimin e shtëpive dhe rikhtimin e shqitparëve atje, cfarë nuk e kanë bërë me serbët të cilët në kohën kur shqitoarët kanë kërkuar të ndërtojnë në trojet e veta janë refuzuar, ndërsa serbëve iu është dhënë leje ndërtimi për shumekatëshe në pronat e blera nga shqitparët”,

Udhekryqi kryesor pertej Ures se Ibrit,bllokuar nga barrikadat

Ndërtimi i shtëpive mbështetet edhe nga qeveria e Kosovës

Ndërkohë, me mbështetjen e pushtetit lokal dhe të atij qendror, vazhdon  ndërtimi i shtëpive të tjera në veriun e Mitrovicës. Njëra prej tyre është edhe shtëpia e 37 vjecarit Ahmet Prishtina, i cili i gezohet pa masë rikthimit në truallin e të parëve të tij.

 

“Qeveria na ka ndihmu vetëm me materjal ndërtimor, ndërsa punën e dorës e kemi paguar vet, cfarë na vaështirëson punën. Kemi jetu n´shpi t´huj deri tash. Tash jemi n´përfundim të shtëpisë dhe pas pak do të vimë të banojmë. Paj..Me t´thanë të vërtetën, për shkak të situatës gjithmonë prezente është edhe frika. Mirëpo s´kemi ku shkojmë përtej pragut të derës!”

Shqiptarët e veriut në pozitë të vështirë

Ahmet Prishtina-Shtepi e re mbi rrenojat 13-te vjecare

Përderisa, Istref Voca Magjera, veteran i arsimit të cilit tash 13 vjet i është uzurpuar banesa në veri, më në fund do të vendoset në truallin e lëshuar nga komuna, buze Lumit Ibër.

 

 “Prej paslufte kam jetu nëpër shtëpi të hallkut me qira, derisa qeveria jone e ka vendos me na zgjidh qështjen e  banimit.K emi tentu me shku n´banesë, por s´ka gjasa se aty banojnë serbët e ardhur prej vendeve të ndryshme… Falenderoj radion tuaj nga shpirti i punëtorit shumëvjecar të arsimit, i cili megjithëse kaloi gjysmën e jetës në shërbim të gjeneratave të reja, mbijeton me një pension prej 45 eurosh. Besoni, ne jemi n´pozitë shumë të palakmueshme se vec kush e ka provu e din sa e vështirë është me qënë i huaj n´vendlindjen tënde…”.

Ajetë Beqiraj, DW

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page