Presidenti Topi nga familja Rugova e Jasharaj tek familja Haradinaj

Presidenti Topi mirepritet nga Ilmi Haradinaj

30 qershor 2012, Radio Kosova. Presidenti i Republikes se Shiperise Bamir Topi, pas vizites ne familjen Rugova dhe ne familjen Jasharaj, vizitoi edhe familjen Haradinaj ne Gllogjan, ku beri homazhe dhe vuri kurora lulesh mbi varret e deshmoreve qe prehen ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”.

“Eshte vizite e trete ne Kosove si president i Shiperise. Por, ndonese emocionet kane qene te jashtezakonshme, asnjera nuk i ngjajne njera-tjetres dhe vizita ne familjen Haradinaj do te mbetet ne memorjen time si qytetar e si president”- tha presidenit i Shqiperise Bamir Topi, i cili se bashku me delegaconin e tij viziten ne Gllogjan e filloi me homazhe te varrezat e deshmoreve .

Vizita fillon me nderime deshmoreve

“Ne viziten e pare kam ardhe para se Kosova te shpallej e pavarur. Viziten e dyte e kam bere kur Kosova sihte shpallur shtet i lire dhe i pavarur. Dhe, sot, ne viziten time te trete, nje nder i vecante qe me behet eshte se mirepritem ne Gllogjan, pikerisht ne familjen Haradinaj . Nje  emocion i vecante per n je familejte  thejshte por qe i dha shume betejes per lirine e Kosoves. Ju jam shume mirenjohes per kete mikpritje,  e cila do te mbetet ne memorjen time si qytetar dhe si president, por besoj edhe ne memorjen e te gjithe njerezve qe jane ne delegacion me mua. Nder dhe lavdi deshmoreve te familjes Haradinaj. Nder dhe lavdi deshmoreve te Kosoves!”

Presidenti Topi: “Djemte e Haradinajve ruajten nderin e Kosoves”

Familja Haradinaj i dha shume lirise se Kosoves dhe meritat me te medha i takojne gjithmone kreut te familjes, i tha presidenti Topi babait te heronjve Ilmi Haradinajt, i cili se bashku me zyrtar komunal dhe qytetar te shumte e mirepriti presidentin ne kullen e tij.

 
“Jam i vetdishem dhimbjes ne shpirtin tuaj sepse jane humbur jete djemsh. Por, ata djem i kane dhene nje emer te jashtezakonshem familjes Haradinaj. Kane ruajt nderin e familjes, nderin e Kosoves”,  tha presidenti Topi duke shfaqur shpresen per lirimin sa me te shpejt te Ramush Haradinajt, sic u shpreh, “per t´i sherbyer familjes-per t´i sherbyer Kosoves”.
Ndersa, kryetari i komunes se Decanit Rasim Selmanaj, duke falenderuar presidentin Topi per nderin qe po i ben i ben me viziten e tij familjes Haradinaj dhe Decanit, shprehu bindjen per lirimin e shpejt te  Ramushit:
 
(Nga e majta)Ilmi Haradinaj,presidenti Topi,kryetari Selmanaj dhe Teuta Topi ne kompleksin memorial ne Gllogjan
“Eshte e vertet se kesaj familjeje dhe Kosoves i imungon Ramush. Mirepo, ne jemi te bindur se Ramushi do t´i  kthehet ne shtator ne menyren me te mire vendit per te cilin ka dhene shume”.

Ne shenje respekti per kontributin e Republikes se Shqiperise ne pergjithesi  dhe te presidentit Topi ne vecanti per gjithe zhvillimet neper te cilat ka kaluar Kosova, kryetari Selamanj ne emer te familjes Haradinaj, ne emer te komunes dhe te qytetareve te saj, ia ndau presidentit Topi  dekoraten e heroit Shkelzen Haradinaj, e cila ju ndahet personaltieteve me merita te jashtezakonshme. Ndersa, mirenjohje presidentit Topi iu dha edhe nga Organizata e Veteraneve te Luftes per Dukagjin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page