Memoriali i Betejës së Koshares gjurmë e luftës dhe flijimit për liri

Agim Ramadani, Anton Cuni dhe Sali Qekaj ne Koshare

11 qershor 2012, Radio Kosova. Pas 13 vitesh te perfundimtit e luftes ne Kosove, ka filluar ndertimi i “Kompleksit Memorial i Betejes se Koshares”, ne te cilen rane 114 deshmore me ne krye Heronjte e Kosoves, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Projekti do te financohet nga buxheti i Republikes se Kosoves dhe do te punohet nga arqitekte te Komunes se Decanit.

Beteja e Koshares eshte nder betejat me te ashpra te Ushtrise Clirimtare te Kosoves perballe forcave serbe. Ne kete beteje, “Brigada 131” me komandant Rrustem berishen, “Brigada 134” me komandant Sali Qekun dhe “Bataljoni Diversanto-Vezhgues” me komandant Anton Qunin, te shkrira ne “Grupin e Trete Operativ”, me 9 prill 1999 me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar shkruan faqen me te lavdishme te hisotrise se Kosoves.  Fadil Hadergjonaj,  me nofken e luftes “Bjeshka”, ishte komandant i Bataljonit te Dyte te “Brigades 138-Agim Ramadani” ne Betejen e Koshares.
 

“Beteja e Koshares mbetet gjithmone ne mendjen dhe zemren time dhe te bahkeluftetareve te mi-thote Hadergjonaj. Ne jetojme me ate beteje,angazhimin e pashoq te lufetareve dhe natyrisht, edhe krenohemi me suksesin e asaj beteje e cila koniderohet si nje nder betejat me te fuqishme te Ushtrise Cliritimtare te Kosoves, e cila i dha goditjen perfunditmare armikut. Vet dimenzionei i kesaj betejejkane domethenje te jashtezakonshme, se derisa politika,regjimi i Beogradit dhe ushtria trumpetonte se kufitje e jane te paprekur dhe sovraniteti i

Luftetaret e Grupit te Trete Operativ

Jugosllavise se mbetur ishte i paprekshem, Beteja e Koshares me thyerjen e kufirit ia hodhi poshte gjithe keto deklarime”.


Beteja deri ne clirim vazhdon me emrin e Agim Ramadanit
Me 11 maj 1999, nje muaj pas renjes se komandant Agim Ramadanit, Shef i Shtabit te Informacioneve dhe bashkehartues i planit operacional per thyerjene  kufirit (Agim Ramadani, Sali Qeku, Anton Cuni dhe Xhafer Gashi)Grupi i Trete Operativ  emerohet “Brigada 138-Agim Ramadani”, duke vazhduar betejen deri ne clirimin perfundimtar te Kosoves nen emrin e strategut Agim Ramadani, i cili krahas Adem Jasharit, Sali Qekut dhe Zahir Pajazitit nga presidenti i ndjere Ibrahim Rugova eshte shpallur Hero i Kosoves. Fadil Hadergjonaj ishte komandant i Bataljonit te Dyte te “Brigades 138-Agim Ramadani”.

Beteja e Koshares kishte domethenje te dyfishte, si ne aspektin juridik poashtu edhe ne ate kombtar.Sepse, ne  mund te flasim dite e nate per bashkimin kombtar, por vet simbolika e Betejes se Koshares jep mesazhin e qarte per ate qe do ta kuptoje:fshirje te kufirit ne mes te shqitpareve. Ndersa,argumenti me i forte eshte se kjo ka ndodh me forcen e armes, nen organizimin dhe udheheqjen profesionale te oficereve te karrieres sic ishin Rrustem Berisha, Agim Ramadani, Anton Cuni, Muje Gjakova, Hysen Berisha, Feriz Terzhnjeva”,thote z.Hadergjonaj, i cili me kete rast permend  herozimin e oficereve nga Shqiperia, si: Adem Dahri, Rakip Sadikaj, Feriz Trezhnjeva, Xaje Qela, Halil Kuqana te cilet krah per krah me heronjte e kombit Sali Qekun dhe Agim Ramadanin i prine betejes te pathyer.

Bataljoni i II-te i “Brigades 138 Agim Ramadani”, ne Rrase te Koshares

“Nuk dua t´i ndaj  se secili luftetar qe nga te paret ne vijen e frontit e deri ne te fundit, ne mbeshtetjen logjistike dhe te gjiteh ata ushtare nga brenda e jashte Koove qe mbeshteten kete beteje dhe luften e pergjithshme per lirine e Kosoves,
i kane meritat e veta.
Por, nese i ndajme dhe flasim konkretisht per komandant Salihun, atehere nje intelektual i rangut te Sali Qekut ka qene nje rast i rralle ne Luften e Ushtrise Clirimtareje. Nje jurist i diplomuar, nje politikan dhe njeri i cili kishte kaluar neper te gjitha funksionet dhe kolltuqet te cilat po i gezojne fale asaj lufte, t´braktis te gjitha dhe te kap armen ne dore duke u shnderruar ne ushtar lirie, kjo nuk ndodh shpesh. Dhe kshtu, si nje figure e shquar e politikes se kohesu vu ne balle te ushtareve te vet, ne balle te oficereve dhe ne balle te asaj beteje”.


Sepse, dashuria e Sali Qekut ndaj atdheut ishte mbi cdo dashuri tjeter. Te tille e njohin te gjithe,te tille e kujton edhe vellai i tij Musa Qeku.
“Kur na debuan per ne Shqiperi, erdhi me na pa tek pas nje muaji se megjithese ne Shqiperi, nuk kishte kohe me ardhe. Dhe,ate dite, na drejtohet mua dhe djalit te agjes: “Cka po bani ju ktu?Pse nuk po vini edhe ju me luftu perkrah nesh?! Po m´vjen cudi i Serbia nuk ka ketu asgje edhe vjen e i len eshtrat per vend te huaj  e ju, vendin tuaj nuk i dilni ne ndhihme?!” Ky ishte  mesazhi i pare me te cilin na terhiqte verejtjen por, mbeti edhe mesazhi i fundit se ne ma tjeter nuk e kemi pa te gjalle….”.
 
Beteja e Koshares-Perpjekje titanike per liri dhe shlyerje kufijsh

Nente hektare toke ne fshatin Koshare, te shpallura nga Qeveria e Kosoves si Zone e Interesit te Vecante do te shnderrohen ne nje Kompleks Memorial  per te perjetesuar Betejen e Koshares, ne te cilen me gryken e  pushkes u be thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar. Per vepren sublime te luftetareve do te flasw simbolika e lapidarit qe do te ngrihet aty ku prehen eshtrat  e te 114 deshmoreve te kesaj beteje. Shtigjet e ecjes me shenja treguese do te shpiejne vizitoret ne vijen e frontit te Koshares,  ne vendqendrimin dhe rrugetimin e ushtareve

Hadergjonaj-Komandant  BJESHKA(ne mes)

si dhe ne vendrenjet e heronjve te kombit Agim Ramdanit dhe Sali Qekut dhe te deshmoreve te tjere. Ndersa, per lavdine e kesaj beteje te luftes per liri do te flasin dokumetnacione e sekuenca autentike filmike qe do te ekpozohen ne muzeun qe do te ndertohet ne kuader te kompleksit. Amfiteatri veror do te ofroje mundesi organizimi manifestimesh, perderisa elementi  kyq eshte Porta Triumfale, e cila do te simbolizoje hyrjen brenda kufirit te forcave te Ushtrise Clirimtare te Kosoves si dhe renjen sublime te 114 deshmoreve ne perballje me

 forcat serbe gjate thyerjes se kufirit Kosove-Shqiperi.
 
“Nuk e di se cka do te ishte veper e merituar qe do te barazohej me flijimin sublim te deshmoreve… Natyrisht, ckado qe te behet per deshmoret, invalidet, veteranet dhe familjet e tyre  kurre nuk do te jete mjaft sepse ajo qe kane sjell ata eshte e pakompenzueshme. Ata nuk kursyen jeten qe ne ta gezojme sot lirine!  Por, per ne kjo beteje nuk do te ishte aq e madhe po te mos kishin qene ne krye njerezit e medhenj, qe nga ushtari i fundit e deri te prijesit e betejes, dy prej te cileve Agim Ramadani dhe Sali Qeku nga presidenti i ndjere jane shpall Heronj te Kosoves”, thote z.Hadergjonaj.
Memoriali-pasqyre e perpjekjeve titanike per liri
Realizimi i kompleksit memorial ne Koshare nga Ministria e Planifikimit Hapsinor iu besua kompanise “Intech”nga Decani me ne krye inxh. Shkelzen qorraj. Me qellim qe projekti te nxjerr ne pah ne menyre sa me te denje betejen historike te Koshares, ne organizim te te Shoqates se Arkitekteve dhe Nderimtareve te komunes se Decanit dhe perkrahur nga SHIP (Shoqata e Intelektualeve te Pavarur – Deçan),kompania fituese Intech prezantoi punimet ne projekt, te cilin arkitekte dhe ndertimtare te komunes dhe me gjere e pasuruan me idete, kritikat dhe sugjerimet. Arqitekti Blerim Bajraktaraj nenkryetar i shoqates se arkitekteve dhe ndertimtareve ne Decan thote se:
 
Kosharja ende e rrenuar dhe e shkretuar…

“Duke e ditur se Kosharja i tejkalon te gjithe kufijte kombtar, duke e  dit se eshte nje veper e cila ka qene ne sherbim te lirise se nje vendi dhe duke qene te vetdishem perpje
kjeve titanike per ta fituar ate beteje dhe aty kemi edhe kryeheronjte e  luftes clirimtare Sali Qekun dhe Agim Ramadanin me te gjithe deshmoret e tjere qe dhane jeten per liri, e kemi pare si nje detyre jahtezakonisht te madhe dhe me pergjegjesi. Prandaj, perkudner faktit se kompania Intech kishte bere pune te mire, qe ajo e tera te konkretizohet me vepra arti ne, si grup arkitektesh  dhe ndertimtaresh kemi ndihmuar duke dhene sugjerime konkrete”.

 
Venja e gurethemelit u be ne 13-te vjetorin e Betejes se Koshares
Venja e gurethemelit te Kompleksit Memorial ne Koshare u be me 9 prill 2012, ne 13-te vjetorin e Betejes se Koshares. Nje gezim ky i papershkrueshem per pjesemarresit e kesaj beteje. Por, per familjaret, nje inciative tejet e vonuar kur per mungese infrastruktures, per 13-te vjet ata u privuan nga vizita ne varrezat e me te dashurve t e tyre. Musa Qeku, vella  i Heroit te Kosoves, Sali Qekut  shprehet i zhgenjyer:  

“Lufta e Koshares ka qene mbi te gjitha lufterat qe jane bere ne Kosove. Por, perderisa jane ndertuar varreza ne cdo kend te Kosoves, varrezat e deshmoreve ne Koshare per 13-te vjetkane ngel ne meshiren e fatit. Nana ime, e cila vdiq para dy vitesh thoshte: “S´po du me u knaq me djale as per e vcekuri, se per se gjalli s´u knaqa asnjehere”. Se, kerkonte me shku n´Koshare. Kerri nuk shkojke, me ec nuk mujke, n´shpine nuk u cojke.E qysh?! Edhe sot e keaj dite ajo rruge eshte e pandertume.Ata me kone si kane shkue gjithe diten me nejt n´bjeshke ner hije asht dashte mua ua ndertu ate rruge, e jo si e kane dhane me te shtrejten se s´kane pas ma shume vec pikes se fundit te gjakut per popull e vend te vet”.

Se shpejti Memoriali i Deshmoreve ne Koshare
Ne betejen e Koshares ne te cilen u be thyerja e kufirit shqiptaro-shqitpar, ne altarine  lriie u flijuan 114 deshmore me ne krye heronjte e kombit, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Aktualisht, ne varrezat e Koshares jane te varrosur  85 ushtare, perderisa trupat e te tjereve jane terhequr nga familjet e veta per shkak te pamundesise se vizites ne varreza,si pasoje e mungeses se infrastruktures.Per relaizimine  e Memorialit te Betejes se Koshares, qeveria e Kosoves i ka ndare 200 mije euro perderisa kostoja e projektit pritet te kaloje 3 milione. E serish, asgje nuk eshte mjaft per ata qe u flijuan per lirine e Kosoves…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page