Ne Lumbardh ku nisi rrugetimi per pajtim kombtar perurohet “Kulla e Pajtimit”

Prof.Anton Qeta mr Rexhep Ukajn, gjate faljes se pare te gjakut me 1992 (Fot.R.U.1992)

16 qershor 2012, Radio Kosova. Me 1990, ne Lumbardh te Decanit u kurorezua rrugetimi i  karvani te Levizjes per Pajtimin e Gjaqeve i cili u shtri ne gjithe Kosoven dhe ne tubimin historik “Te Verrat e Llukes” kulmoi me faljen e mbi 1000 gjaqeve. Ne perkujtim te ketij uniteti kombtar i cili i priu kryengritjes gjithpopullore per lirine e Kosoves, dje(te premten)ne Lumbardh te Decanit u be inaugurimi i memorialit “Kulla e Pajtimit”.

Vrasjes i prine dobesia njerezore, ndersa faljes i prine forca shpirterore. Faljen ofrojne vetem njerezit e medhenj, ndersa e kuptojne vetem ata qe kane forcen te shtrine doren e pajtimit, ne emer te popullit-ne Emer te Zotit! Dhe, karvani i Levizjes per Pajtimine  Gjaqeve, i prire nga plaku Anton Qeta dhe profesor te tjere universitar, krere fetare dhe te rinj nga mbare Kosova, filloi rrugetimin ne Lumbardh. Xhevat Efendi Kryeziu ishte njeri nder prijesit e kesaj levizjeje:

“Levizja e pajtimit kombtar i ka rrenjet ne Lumbardh. Dhe, me pastaj prej ketu si lum i bardhe u shtri ne tere Kosoven dhe arriti suksese te lakmueshme te cilat jane evidente edhe sot,sepse ne kte levizje u bene mbi 32 mije pajtime te gjaqeve, plageve dhe ngateresave”.

Memoriali “Kulla e Pajtimit” ne Lumbardh

Familja Ukaj fali gjakun e para 

Familja e cila gjeti force t´i pergjigjej e para kushtrimit per pajtimin gjithkombtar duke falur gjakun e axhes se vrare e hisefikur Dervish Ukajt, ishte familja Ukaj nga fshati Lumbardh. Rexhep Ukaj, sot 77 vjecar, edhe pas 22 vitesh perjeton emocionin e veshtre te  shtrirjes se dores se pajtimit:

“Ndoshta tash keq oshte me thane…- kujton Ukaj, me syte e mbeshtjellur ne lote.Por, unw kam qene iniciator qe kurre ate gjak mos me e fal se ai djale nuk ka pas e nuk ka lane kend vec nje grua plake.Por, kur erdh Keshilli per Pajtimin e Gjaqeve, per hir te kombit, te popullit e te situates qe ke kriju ne Kosove, une ua kam shtri doren familjes Ukaj. Ka qene moment i veshtire…Tash kam emocione per atehere!Ju kam thane Anton Qetes, Mark Krasniqit, Bajram Kelmendit, Ramiz Kelmendit:”Per hir te situates qe u kriju ne Kosove, per hir te popullit e te Zotit, te qofte fale gjaku i agjes sone, Dervish Ukajt”. Thane:”Qofshi faqebardhe!”

Dervish Ukaj i cili perteriu emrin e axhes se tij te vrare, porosit shqiptaret kudo qe jane per paqe dhe uron qe te mos kete ngaterresa a vrasje kurre me.

“Dhashte Zoti qe me ba krejt Kosova dhe te gjithe shqiptaret kah jane mos me pas vrasje as hakmarrje edhe i deshiroj gjithe popullit shqiptar t´mos kene armiqsi mes veti. Nuk eshte lehte te falesh gjakun…Merzi kemi pas boll, por ia kemi shtri doren e pajtimit  gjithe pupullit, me u mbush mend e mos me pas ma gjakderdhje as vellavrasje!”

Karvani per pajtimin e gjaqeve u nis nga Lumbardhi

Zymer Ukaj, ne ato vite anetar i kryesise se Keshillit per te Drejtat e Njeriut-dega ne Decan, eshte deshmitar i afert i ketyre proceseve.

Zymer Ukaj, Lumbardh

“Ketu filloi iniciativa e pajtimit te gjaqeve, sepse te rinjte me gazetarin e ndjere Ali Ukaj, me nje vullnet te pashoq e kane perqafu kete ide prej nga eshte hap edhe rruga per adhjen e profesoreve te nderuar te cilet kane kerku pajtim dhe e kane marr faljen e gjakut nga familja Ukaj. Ketu eshte bere falja e pare e gjakut ne nivel Kosove. Prej ketu vazhdoi rrugetimi i tyre, prej nga shtegtuan  anekend Kosoves dhe u kurorezuan te Verrat e Llukes, ku fale kesaj inciative brenda dite u pajtuan mbi 1000 gjaqe”, thote z.Ukaj, i cili edhe pas 22 vite

sh mbetet nder aktivistet me te dalluar angazhimi i palodhur i te cilit i dha shtytje edhe realizimit te projektit “Kulla e Pajtimit”ne Lumbardh,bazat e te cilit u vune qe ne vitin 90-te.

“Kur filloi pajtimi i gjaqeve, ne liruam ketu dy hektare dhe i rethuam ndersa ky memorial eshte projektu ne ate kohe, per fatin e mire nga arqitekti i mirenjohur decanas, Beqir Berisha i cili e ka rujt ne kujtese. Sepse, ky eshte dashte me u ndertu qe ne vitet 90-te, por rrjedha e ngjarjeve e shtyu. Por, pas 20 viteve ia arritem dhe kjo eshte nje krenari jo vec per Lumbardhin por per mbare shqiptaret”.

Levizja per pajtim kombtar, shembull per brezat qe vine

Xhevat efendi Kryeziu

Memoriali kushtuar rrugetimi te shenjt gjithepopullor per pajtimin e gjaqeve u mundesua nga komuna e Decanit, ne vlere prej 30 mije eurosh. Perderisa, Xhevat efendi Kryeziu thote se nje iniciative e tille duhet te sherbej si shembull per vendet e tjera.

“Une i jam mirenjohes Lumbardhit edhe Decanit, i cili prape po iu prine proceseve sepse kjo nuk eshte bere nga asnje komune tjeter nuk eshte shenuar nje ngjarje e tille. Prandaj, le te jete Decani shembull dhe model per trojet tejera, ne menyre qe vendet ku jane mbajt tubimet per pajtimine gjaqeve, te ruhen, te kujtohen, te shenohen, te ngriten dhe mos te harrohen”.

Kryetari i komunes Rasim Selmanaj ne ceremonine e inuagurimit tha se Kulla e Pajtimit ne Lumbardh te Decanit, perpos simbolikës së qëndresës shekullore, do mbetët edhe si dëshmi historike e pajtimit kombëtar e cila kulmoi me luftën për liri.

“Në këtë vend ku jemi bashkuar,rinia kishte nisur guximshëm aksionin për pajtimin e gjaqeve, i cili u shtri në tërë Kosovën për të kulmuar pastaj me tubimin e një gjysmë milioni njerëzish “Verrat e Llukës”, i mbajtur me 1 maj 1990”, shtoi Selmanaj.

“Mesazhi nga vendi i Kuvendeve gjithëkombëtare dhe ai i pajtimit të gjaqeve “Verrat e Llukës”, ashtu siç kishte jehuar për pavarësinë e Shqipërisë,jehoi fuqishëm edhe për lirinë e Kosovës”,ka vlerësuar zv. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,Armend Doçi, i cili shtoi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi themelet e luftës së shenjte.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page