16 shkurt 2012, Radio Kosova. Qytetaret e Decanit po perballen me veshtiresi te ndryshme per shkak te gjendjes se krijuar pas reshjeve te bores rreth dy metra. Komuna po ben perpjekje te vazhdueshme per te tejkaluar kete gjendje te jashtezakonshme. Mirepo, me kapacitetet ekzistuese dhe buxhetin e limituar, gjendja nuk mund te tejkalohet aq lehte.
“Jemi mbet i bllokuar si fshat, pa rruge e te lidhur kurrkah hiq. Rrugen per Maznik e kane hap, por ne nuk kemi mudnesi me dal atje hic dhe per momentin jemi krejt te izoluar, edheose deri te rruga kryesore gjithkush i ka qele e te premten e patem qel deri te rruga e Mazinkut. Por eshte mase e madhe dhe eshte e pamundur, se bora ka arrit ne 1 meter e 70 cm sic e matem pak parez. Bile me qene e lire prej Pozharit e me dal ne ruge te Maznikut kish qene mire, vec rrugen kryesore hic keto sekondaret se fshati s´eshte i lidhur me asnje rruge, se vec nje here prej se ka fillu bora i kane ra me bager”, thote z.Mustafaj i cili flet edhe per nje familje me dy pleq rreth tri kilometra nga qendra e fshatit te cilet kane ngel te izoluar.
Dashinoci pa dalje ne asnjeren rruge
“Fshati Maznik eshte ruge rajonale per te cilen eshte pergjegjese ministria, mirepo kompania e kotnraktuar nga ministria gjate 72 oreve te fundit nuk ka intervenu. Keeshtu qe ne dje jemi detyruar qe te dergojme nje eksavator te nje kompanie private qw ta patrojme rrugen Decan-Maznik ne gjatesi prej 15 kilomtrash. Ne fshtrat e Rajonit te Vokshit si zone malore, sasia e bores eshte me e madhe dhe duke pasur parasysh kete, kemi intervenuar gjithe kohen, pervec fshatit Hulaj ne te cilin s´kemi mund te shkojme akoma. Poashtu dhe fshati Dashinoc na ka mbet, drejt te cilit tashme jane nisur eskavatoret dhe kshtu, brenda dites edhe keto rruge do te jene te kalueshme”.
“Kam dal tuj transportu njerez prej mengjesit, se rruget jane te bllouara dhe nuk dilet ndryshe, vec me xhipa e me zingjir, se rruget jane te bllokuara. Kompanite pergjegjese kane pastruar vetem rruget kryesore, e andej rralle krejt ngushte sa eshte e pamundur te shnderrohen dy kerre. Jam zgju ne 6 e po endem qe 7 here tuj i transportu bashkefshataret e mi,e besa edhe tuj u end kot mo me i lane me u mshel rruget se bore po bjen pa ndal. Se nodnje semundje a rast urgjent, e nuk ka shance me dal kush”, thote ky mergimtar i do te bej dicka per lagjen e tij.
Qytetaret flasin per izolim-Komuna per perpjekjet per tejkalimin e krizes
“Pergjegjes per fshatin Strellc te Poshtem eshte kompania “Inzhinjering group”. Por, krahas tij na eshte dashur intervenimi edhe me kompanine “Likaj Trade”me te cilen ne oret e hershme te mengjesit kemi pastuar rruget kryesore. Mirepo, na kane mbet rruget anesore per te cilat iu bej apel qytetareve qe t´i kapin lopatat dhe te punojne dhe vet pak, mos te presin se komuna mund t´ua pastroj edhe rruget e shtepive te tyre”, thote drejtori Hasanaj, i cili apo kthehet nga terreni ku kishte kalaur naten me kompanite aktive.
“Une kam udhetu edhe kur jane ra tri metra bore. Me 1954 o kon ra bora e madhe. Per nje nate jane ra 2,60 cm, e 40 vec
jone kone. Pese mullinj jone kone n´Lloqan, asnje s´punojke. M´u ka dashte me shku n´Strellc me e cu drithin me e blu n´mulli. Me e mar per nje pite per Bajram n´shami se me thes atehere nuk kemi pas. E le ata n´krahe, le rruga diku teposhte diku perpjete, se dikush e kish qel-idkush se kih qel,vec menxi kam pa ardhe”, rrefen z.Krasniqi, i cili tregon per solidaritetin e njerezve per hapjen e rrugeve nga bora.
“N´ate kohe i hapshim me metra,secili. Mua me migje temin na ka pas ra me e hap rrugen te “Ura e Bajram Hasanit”. Aty e per Junik e deri n´gryke e kemi qel me lopata. Jo,jo, jo! E ke pas urdher me i hap qekaq metra secili. E sot, ani si i ka ra me eskavator, por secili para shpise se vet mudnet me dal me e zgjeru pak me lopate, bile sa me u shnderru dikush me nje kerr. Por, Zoti na ruaj!Asnje s´kane dal, se jemi demelav. Po pertojme me e qel para pragut t´shpise se vet!”
Por, te kontribuosh vullnetarisht per vendin e shoqerine ne cdo kohe, vend e situate eshte kulture dhe dashuri ndaj atdheut tend, kete jo secili e kupton. Prandaj, per dite me radhe ke mundur te shohesh neper rruget kryesore te vendbanimeve turma burrash te cilet me duar ne xhepa, kritikonin komunen per moshapjen e rrugeve perderisa para dyerve te tyre bora
ishte mal, e rruget brenda oborreve ishin hapur vec nga hapat e tyre. Nje imazh ky mjaft i shemtuar, duke pasur parasysh se pjesa dermuese e ketyre qytetareve ishin te rinj dhe te papune. Prandaj, nje revolte e aryeshme ne kete rast vjen edhe nga komuna, e cila sipas Admir Hasanajt, drejtor per Sherbime Publike me buxhetin e saj te limtiuar eshte e pamundur te jete ne te njejten kohe prane secilit.
“Te reshurat jane te vazdhueshme dhe me kapacitetet ekzistuese, eshte e pamundur te nderhyme ne te gjitha vendbanimet
vazhdimisht. Por, me keqardhje e them se solidariteti, vullneti dhe iniciativa e qytetareve ka qene mjaft e vogel. Po pertojne te hapin rruget edhe para dyerve te veta. Presin gjithcka vetem nga komuna!“-thote Hasanaj.
Shkollat ne Decan jane te mbyllura deri me 20 shkurt
Shkollat ne Decan si ne gjithe Kosoven jane te mbyllura deri me 20 shkurt. Por, ky pushim mund te shfrytezohet ne te mire te vet incitucioneve shkollore, thote drejtori Qazim Maloku, sipas te cilit:
“Duke pasur parasysh gjendjen e cila u shkaktua nga reshjet e medha te bores, pushimin e dhunshem me nderprerje mesimi ne nivel te Kosoves, si dhe gjendjen ne shkolla dhe peshen e madhe te bores qe po rendon pullazet gjithnje e me shume, dje kam leshuar nje urdherese qe neper te gjitha shkollat fillore dhe te mesme te formojne shtabe ne nevele shkollash, qe ne bashkepunim me stafin po edhe me vullnetar nga komuniteti te bejne zbulimin e pullazeve nga gjithe kjo mase e debores, sepse eshte rrezik i madh qe ato te shemben. Poashtu, te behet edhe hapja e rrugeve nga dera e shkolles deri ne hyrje te saj ne meyre qe nese javen e ardhshme arrime te fillojme mesimin, shkollat te jene te gatshme”.
Probleme udhetimit per punetoret civil
Mirepo, ishin punetoret civil ata te cilet vazhduan punen edhe ne kushte te
jashtezakonshme, ku qarkullimi i automjeteve ishte tejet i rralle. Kete pervoje sjell Ali Qufaj nga fshati Prilep:
“Per punetoret ka qene me se veshtiri, sepse jane perball me ngrica te medha, me udhetim te papaershtatshem per shkak te motit. Ka pas raste kur ne stacionin e autobuesve ne Prilep kemi qendruar me 35 minuta, ne acar nen minus 15 grade celzius. Pasdite udhetimi ka qene pak me i lehte, meqense kemi leviz me ndonjerin prej kolegeve ose ka pas vija me te rregullta nga Peja per ne Gjakove. Keshtu qe kemi kaluar disi…”, thote Qufaj.
“Situata eshte mjaft e rende per shkak te bores. Komunikimi me paciente eshte i veshtiresuar. Megjithate, jane bere angazhime ne nivel te Qendres Kryesore te Mjekesise Famljare bashke me Drejtorine per Shendetesi si dhe Shtabin e Emergjences te Kuvendit Komunal, jane formu grupet mobile te cilet eshte dashtur te intervenojne, per shkak se pacienet nuk kane pasur qasje. Vetem brenda dy diteve te fundit, ekipet mobile te Qendres se Mjeksise Familjare kane intervenu ne njezet raste neper fshatra.Pacientet ne dialize poashtu jane dergu me rregull dhe edhepse punet po kryhen me mjaft veshtiresi,
megjithate po arrime t´i realizojme”, thote dr.Shehu.
“Keshtu qe per momentin eshte duke u furnizu vetem Pobergja dhe fshati Hulaj, ku nuk kemi mujt me shku me e realizu reduktimin e parapame prej ores 8 deri ne ora 2 pasdite ne Hulaj dhe Pobergje, kurse prej 2 deri ne 8 ne mengjes: Lloqani,
Dranoci edhe Sllupi.E valvula me e lire kushton 800 euro,ndersa qytetaret e pandergjejshem i kane thy disa here ato dhe deren mbyllese”, thote Gjikokaj.
“Qeveria e Kooves ka mobilizuar gjithe kapacitetin e vet dhe ne me gjithe potencialin tone do t´ jemi ne mbeshtetje te autoriteteve komunale, si ne Decan si ne cdo cep te territorit te Republikes se Kosoves ne sherbim te te gjithe qytetareve. Decani dhe te gjitha komunat e Kosoves do te ndihmohen me cdo gje qe kane nevoje me potencialet dhe mundesite qe i ka qeveria e Republikes se Kosoves”, ishte premtimi i kryeministrit Thaci.
Komuna e Decanit nuk e ka nje fond te vecante per tejkalimin e krizave. Nje fond per nderhyrje emergjente nuk e ka as
qeveria e Kodoves, perkunder pohimit te shkurter dhe kembengules te kryeministrit Thaci se ka nje te tille.
Sido qe te jete, Keshilli Komunal per Emergjence dje shperndau 30 pako ushqimore per familjet e izoluara. Qytetaret e krahas te reshurave, pamundesise se qarkullimit dhe stoqeve te bores-mal, qe nga qendra e qytetit e deri ne vedndbanime, po perballen edhe me mungese te ujit te pijes. Perderisa premtimi i KEK-ut per perjashtime ne reduktime per shkak te gjendjes se krijuar per komunat e Rajonit e Pejes u mbajt vec dy dite dhe tashme vazhdon gjendja e meparshme tri me tri apo kater me dy, ne favor te territ.
”Decani ne pergjithesi, qytetaret, kompanite private dhe komuna kane bere perpjekje titanike. Realisht, une si kryetar komune kam qene shume i shqetsuar ngase kemi qene para nje rreziku te nje bllokade totale. Mirepo fale ketij vullneti fale
dhe kesaj gatishmerie, ne me perpjekje te jashtezakosnhme kemi arrit qe tere territorin e komunes se Decanit te jete i zhbllokuar, edhepse ka pas te reshura te vazhdueshme. Kane mund te rrine disa lokalitete te izoluara nje gjysme dite apo nje dite, por jo me gjate, per shkak se ne kemi intervenu menjehere edhepse kjo ka qene tejet e veshtire qe me kapacitetet ekzistuese te hapen me 300 kilometra rruge te territorit te komunes pernjeheresh”, thote kryetari Selmanaj, sipas te cilit vetem pastrimi i rrugeve buxhetit te komunes i ka kushtuar 50 mije euro.
Opozita kritikon per keqmenagjim te situates dhe per keqperdorime
“Komuna nuk ka hapur fare tender për mirëmbajtje të rrugëve. Dhe per faktin se mirëmbajtja e rrugeve iu eshte besuar kompanive qe nuk jane pergjegjese per kryerjen e detyrave të dhëna, ndaj edhe gjendja eshte e veshtire”,tha Bajraktaraj, sipas të cilit po t´behej hapja e rrugeve me me pergjegjei, nuk do t´ishte nje kaos i tille ne komunikacion, ku edhe ne rruget kryesore shnderrimi i dy makinave behet me veshtiresi.
“Eshte bisedu qe te barten 80 mije euro per shpenzimet e te reshurave dhe pwr kompenzimin e demeve te qytetareve. Mirepo, sipas asaj qe thote kryetari pak kane me mbet per qytetaret, mqense qe te gjitha i paskemi shpenzu derivate. E ne fakt, me ato derivate do mund te pastrohej gjysma e Kosoves.Na eshte thene se kompenzimi i demeve pritet te behet nga qeveria. Mirepo, pavaresisht nese kompenzohen nga qeveria apo nga komuna, ato jane para te taksapaguesve dhe per mua eshte e njejta gja. Mirepo, vertet ndjehesh keq kur flet per keto probleme, perderisa prokurori e monitoron seancen dhe poashtu edhe auditori i brendshem i cili paguhet me parate e taksapguesve dhe nuk thote asgje”,thote z.Dobruna.
“Une kam deponuar nje kerkese ne komunen e Decanit. Te shohim cka do te vendosin.. E kam shenu aty nje shifer qe ma merr mendja se eshte reale, 15 mije euro se mua vetem bazamenti i saj me ka kushtuar 2 mije euro. Mirepo, si ta vleresoj komisioni une do te pajtohem me vleresimin e tij. Ne jemi dy bashkeshorte, ne moshen e trete. Shpresoj ne ndihme”.
Nje ndihme, e cila perkunder veshtiresive do te vie, siguron qytetaret kryetari Selmanaj.
“Qeveria na ka leju qe me i leviz permes nje qarkoreje 15 per qind te projekteve kapitale, me premtimin se keto mjete pas nje kohe do t´i
kthehen komunes. Te njejten premtoi edhe kryeministri gjate takimit ne Decan, qe jane 50 mije euro qe jane shpenzime te paplanifikuara. Megjithate, keto shpenzime jane minimale krahasuar me ate me cfare jemi perball”.