

30 gusht 2011, Radio Kosova,
Mengjes plot diell ne Strellc te Eperm. Rrezet derdhen neper rruget e degezuara e era verore farfurit hareshem neper gjethet e drunjve, sikur edhe ajo te kremtonte. Besimtaret pas faljes ne gjami kane nxituar te urojne familjaret, ndersa ne rruge gjejme vetem plakun plisbardhe Sherif Fazli Fetajn, te cilit sikur nuk i behet vone te filloje kremten qe nuk iu perngjet askund atyre qe ishin dikur…

“Aaa, o kone krejt tjetergjo! Tjeter lezet o kone athere…Jem kone plot qejf e vullnet. E tash boll osht heja e mire, e pjekun e e paster, por pa krype. Atehere o kone nera, respekti e njerezia. Po tash kane mbaru ato… “, thote plaku, perkushtimi i te cilit ndaj besimit te tij megjithate ka ngel i njejti.
Njeri nder kushtet baze te islamit eshte agjerimi i Ramazanit
“N´fillim kam ardhe perkohsisht. Por, por deshira e popullit ka qene qe une te qendroj ketu. Gjetem nje gjuhe te perbashket edhe keta m´kane fut ne gjirin e vet dhe une asnjehere nuk e kam ndjere veten si jabanxhi”, thote imam Ramadani, i cili qe 26 vjet percjell festat fetare me strellcjanet.

“Mas mbarimit e cdo pune eshte mire me u festu edhe na muslimanet ne pergjithesi anembane botes e festojme diten e Bajramit sepse po kryhet, eshte permbushur nje prej kushteve te islamit, qe eshte agjerimi i Ramazanit. Prandaj, perfundimin e tij e festojme me festen e Bajramit qe zgjat tri dite”, thote imam Ramadani.
“Mirepo edhe ata qe nuk kane agjeru jane te ogliguar te paguajne Sadaka Fitrin; nje lemoshe zakonore e cila jepet ne fund te ketij muaji, ndihmohen skamnoret, varfanjaket, nevojtaret, ne menyre qe edhe ata te kene mundesi te festojne Bajramin si gjithe te tjeret. Ata e dine mire ku kane miq, dashamire, shoke vllazni, e din cili eshte i vorfun edhe gjithkush eshte i lire me dhane aty ku ia merr mendja se eshte me e drejte dhe me se miri. Shuma ka qene dy euro, ndersa une nga xhemati im kam mbeldh rreth 600 euro, se popullata i ka dhane te te afermit e tyre, ku e ka pa ma te nevojshme. Ndersa, meqense ne jemi ne kuader te Bahskesise Islame, mjetet do te shkojne per Medresene dhe Fakultetin”.
Hasanramaj:”Bajrami i pare pas 20 vjetesh ne Kosove”

Tashmë, besimtarët janë tërhequr nga gjamia mbi dyqind vjecare dhe brenda mureve te lashta ka ngel vetëm jehona e lutjeve. Fëmijët e strukur rrëzë gjamisë, kanë ikur me duar plot monedha të falura nga besimtarët. Dhe, perderisa perbenda shtepive degjohen urime te perzemerta, femijet kane kapluar rruget e degezuara dhe sipas tradites trokasin dere me dere per sheqerka. Karakteristike eshte veshja e shumices ne veshje kombtare, nder te cilet edhe dy djem e nje vajze prej 6 deri ne nente vjec. Shqiptimi i veshtire i fjaleve ne gjuhen shqipe tregon pafjale se ata jane femijet e njerit prej mergitmareve tane, mirepo veshja kombtare dhe shkelqimi ne fytyrat e tyre reflekton dashuri per festat dhe traditen e te pareve te vet.

Jane keta femijet e Zeqir Hasanramajt, i cili tash 20 vjet jeton dhe punon ne Shetet e Bashkuara te Amerikes. Fiter Bajrami i sivjeme per te eshte feste e dyfishte i cili i sjell nostalgji te papermbajtur.
“Jemi dy vllazen e pese motra. Te gjithe jane n´Amerike e ne Zvicer. Edhe baben e kam me ta e nana na ka vdek. E vetmja une jam n´Kosove…Tetane kisha pas qejf me i pas e me ardhe, por nuk munden se larg. Une e kam familjen n´Lubeniq, por jam ardhe me ia ba per hajr Bajramin si e pret n´Strellc pas 20 viteve. Jam e knaqne dhe gezueme shume…”, thote Mona, duke fshire lotet ne syte.
Mesazhi i Bajramit: Dashuri, paqe dhe pajtim ndernjerezor

Perdersia, mesazhin e perhershem te Bajramit per dashuri dhe unitet sjell imami i Strellcit te Eperm, Ajni Ramadani:
