28 korrik 2011, Dojce Vele. Rrezoluta për Mbrotjen e Sovranitetit të Kosovës, e cila u miratua me 89 vota pro dhe 9 kundër fuqizon të drejtën kushtetutese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e Kosovës si dhe mbështet qeverinë në vendosjen e rendit dhe të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Pas sulmit të natës së kaluar në piken doganore në Jarinjë, në veri të Kosovës kur nga një grup protestuesish u dogj dhe u rrënua pika kufitare në Jarinje, forcat e KFOR-it jane vendosur në të dy pikat doganore në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Kolonel Ralph Adametz nga Zyra per Informim e KFOR-it në Prishtinë thotë për Dojce Vele- se: „Mbrëmjen e kaluar janë marrë nën kontroll dy pika kufitare nga e trupat e KFOR-it. Është fjala për të ashtuquajturën Porta 1, e cila gjendet krejt në veri si dhe pika 31, e cila gjendet në veri perëndim. Porta 1 u sulmua nga një largësi e dukshme me koktel molotovi dhe u dogj. Forcat e KFOR-it morën situatën nën kontroll dhe prej atëherë trupat tanë mbeten të vendosura në të dyja pikat kufitare“.
KFOR-i do të mbrojë dhe garantojë me cdo mjet lirinë e qytetarëve të Kosovës
Megjithese, koloneli Adametz, situaten ne veri e pershkruan si te qete ai paralajmeron rrezikun e mundshem. \”Siutata eshte sikur nje shkendije prane fuqise se barutit e cila per momentin nuk ec tutje dhe ne po bejme perpjekje ta ndalojme marshin e saj. Shpresojme se te gjitha partite politike arrine ta ruajne qetesine aq sa te ulen te flasin me njeri tjetrin, ne menyre qe situata te mos eskaloje“, thote per Dojce velen kolonel Adametz, i cili perserit se Kfori nuk do te torleoje asnje forme dhune ne asnje pjese te Kosoves.
Ndersa, atyre te cilet qendrojne pas vandalizmave te tille ua kujton se: „KFOR-i është këtu për të ofruar ambient të sigurt për popullin si dhe për të garantuar lëvizje të lirë dhe të jëni të sigurt se KFOR-I do të përdor të gjitha mjetet që I ka në dispozicion që t´i arrijë. Dhe, nëse do të vije deri te ndonjë akt tjetër i dhunshëm, ne do të përkujdesimi që poaq shpejt t´i japim fund atij“.
Kuvendi I Kosovës mbështet qeverinë për vendosjen e rendit dhe të ligjit
Dhuna e tri ditëve të fundit në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, e cila la pas vetes një të vrarë dhe dhjetëra të plagosur ka mbledhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshmel prej së cilës dolën me Rrezolutën për Mbrotjen e Sovranitetit të Kosovës, e cila u miratua me 89 vota pro dhe 9 kundër. Me anë të kësak rezolute Kuvendi i Kosovës fuqizon të drejtën kushtetutese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe mbështet qeverinë në vendosjen e rendit dhe të ligjit në tërë territoirn e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaci: “Ndarja e Kosovës nuk do të lejohet me asnjë cmim”
Përderisa kryeministri Thaci pasi ka thënë se ka përkrahjen e të gjithë faktorëve vendor dhe ndërkombtar të cilët punojnë për rendin dhe ligjin në Kosovë dhe pasi ka falenduar KFOR-in për qëndrimin e tij, se nuk do të ketë kompromis me askënd për sigurine e shtetit dhe se skenari I Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të realizohet.
“Nuk do të dialogojmë me askënd për rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës. Ai është I përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me dokumentin e presidentit Ahtisari. Itnegriteti territorial I Kosovës është I paprekshëm dhe I njohur ndërkombtarisht. Ne punojmë për hapjen e kufijve, por në asnjë rrethanë dhe me asnje cmim nuk do t´lejojmë ndryshimin e kufijve, cfarë ishte aspiratë e Milloshevicit dhe është edhe sot aspiratë e hapur e liderëve të rinj të mentalitetit të vjetër të politikës se Beogradit”,ka thënë ndër të tjera Thaci, duke përseritur qëndrimin e qeverisë se në asnjë rrethanë dhe me asnjë cmim nuk do të ketë kthim në “status-quo”-në e para katër ditëve.