

30 maj 2011, Dojce Vele. Në tri qytete të Kosovës është mbajtur edicioni i parë i Festivalit të Kulturës Rome, Ashkalike dhe Egjiptase, me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore. Projekti dyvjecar i cili financohet nga BE dhe implementohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), vitin e ardhshëm do të shtrihet edhe në qytete të tjera.
“Herë-herë është më veshtirë, por herë tjetër është me lehtë. Lehtë, sepse njerëzit e pëlqejne punën time. Për faktin se jam rom unë fitoj adhurues më shpejt, poashtu, edhepse jo gjithmonë…”.

Sami Mustafa është autor i 12-të filmave dokumentar, me të cilët u prezantua në festivale të ndryshme në Kosovë, Evropë dhe Amerikë, me c´rast fitoi edhe cmime. Festivali një javor në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbeshtetja e BE-së për Implementimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë (EU SIMRAES)”, është një rast tjetër që regjisori Mustafa me anë të dokumentarit 12 minutësh “Një diell-një komb” i prodhuar në vitin 2007 nga Romawood dhe Ballkan Sonflowers në fshatin Plemetin të Obiliqit, të prezantojë edhe një herë ngjyrat e jetës së komunitetit të tij.

pasur qasje në kinema të ndryshmei ai kenaqësinë më të madhe e ndjeu teksa në murin e kësaj sallë të vogël pa dokumentarin e komunitetit të tij. Madje edhe më shumë! “M´pëlqeu shumë se n´film i kom pas edhe familjen që kanë jetu n´Plemetin dhe o kone mirë që i kam pa njerëzit që i njoh. Jo, kjo është hera e parë që shoh film për romët”.
Ferdi, 16-të vjec, ashkalij me banim në Plemetin, e prek këtë jetë nga afër. “Paj n´Plemetin jetojmë ashtu-kshtu. Ashtu qysh e pamë n´film si s´kanë njerëzit. Po, ma s´shumti m´pelqeu farkëtari dhe atje n´kamp që bajshin muzikë ata gjashtë vllaznia”.
Edicioni i parë i festivalit njëjavor(23-29 maj) me një spektër të gjerë aktivitetesh, ishte mundësi e mirë për t´u njohur më për së afërmi me kulturen e komuniteteve rom, ashkalij dhe egjiptas. Mimoza Gavrani, është koordinatore për media dhe kulturë në kuadër të këtij projekti i cili implementohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Hapja e festivalit në Prishtinë në Teatrin Kombtar u bë me ekspozitën e fotografisë të realizuar nga të rinjtë e komuniteteve me sekurnca nga jeta e tyre. Në hapësirat e Muzeut Etnologjik u be prezantimi i eksponateve që tregojnë identitetin, punen, veshjen dhe zejet e komuniteteve, sic është farkëtaria-zeje e komunitetit rom dhe poqet e dheut, zeje tradicionale e komunitetit egjiptas. Shfaqja teatrale e përgatitur nga të rinjtë e këtyre komuniteteve e cila u shfaq premierë në Prishtinë dhe Prizren ishte një eveniment tjetër përbrënda projektit. Debati i mbajtur në ditën e
katert kishte për temë integrimin e komuniteteve RAE në Bashkimin Evropian nëpërmjet kulturës. Ndërsa, eveniment qendror i festivalit ishte koncerti me pjesëmarrje rajonale i mbajtur në Prihtinë.
Projekti dyvjecar i mundësuar nga BE sivjet u shtri në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, përderisa në vitin e ardhshëm aktivitetet do të shtrihen edhe në Ferizaj, Gjakovë dhe Graqanicë. Ndërkohë, rezultatet e edicionit të parë të festivalit kanë tejkaluar të priturat, thotë koordinatorja Gavrani:

“Po, rezultatet janë më shumë sesa që kemi prit. Duhet cekur përkrahjen e komuniteti dhe të institicioneve relevante, të cilët kishin rol kyq në implementimin e akitiviteve që ne i realizuam. Jemi shumë të kenaqur dhe edhe sonte, sic po shihni, është një grup i madh i të rinjve dhe pjesëmarrja është në nivel”.