„Axhallarët dhe djemt e axhës, prej moshës 3 deri në 60-70 vjecare m´janë vra në Masakrën e Belegut-rrefen Vishaj. Tre prej tyre janë gjet, kurse gjashtë të tjerë ende figurojnë të zhdukur. I kemi dhëne të gjitha informatat që na janë kërkuar. Edhe mostrat e ADN-së i kemi dhënë. Kemi bashkëpunu me institucionet vendore, me EULEKS-in vetëm të zbardhet fati I tyre. Por, pa rezultat…“.
Identifikime të gabuara dhe djegje te trupave ne furrnalta?!
Mirëpo, ky bashkëpunim jo i lehtë për familjet e të pagjeturve, nuk haset përherë. Djegja e mbetjeve mortore, vështirëson procesin e identifikimit. Ndërsa, dr.Arsim Gerxhaliu, ekspert për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, për të varrosurit menjëherë pas luftës pa analiza të ADN-së, ngreh dyshimin për identifikime të gabuara. “Është punu me metoda klasike dhe zakonsiht Tribunali I Hagës ka marrë një activist të fshatit dhe vetëm ai ka pas qasje aty. Ndërsa, në momentin kur i kanë hap, kufomat kanë qënë edhe të kalbëzuara. Kështu që, shumica prej tyre jane varros, mos të them edhe me hamendje, që më vonë ka rezultuar se janë krejt gabim…Ndërkohe jan ndërtu shumë përmendore të shtrejta. Por, shumica prej tyre le te jenë të vetdishëm se aty mund të mos I kenë të afërmit e vet. Sepse, ata 2000 njerëz janë varros pa kurrfarë analize të ADN-së, pa kurrfarë autopsie ligjore dhe në një test që kemi ba në komunën e Mitrovicës, prej 12 rasteve që i kemi hap, katër kanë dalë gabim“, thotë dr.Gërxhaliu.
Ndërsa dyshimi i përdorimit të furrnaltave për djegjen e trupave jep të kuptosh se enigma e fatit të disa të pagjeturve nuk do të zbardhet kurrë, thotë z.Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë, sipas të cilit, termi “i zhdukur” duhet pasur parasysh me arsye: „Sepse, dyshojmë se janë përdor furrnaltat, duke fillu prej Ferronikelit në Drenas, në Trepqë, në Maqkaticë, madje ka zëra dhe informacione se edhe Kollubara është përdor. Sepse, njerëzit janë vra ose kidnapu edhe janë percjell me kamion, sic ka ndodh rasti ne liqenin e Peruqacit, pastaj në Batajnicë…Dhe, në raste të tilla sigurisht se s´mund të kërkojmë gjurmë dhe mund të flasim për të zhdukur“.
Në Kosovën me halle shumë, problemi i të pagjeturve po mbetet gjithnjë e më në hije dhe mundësia për të qetësuar shpirtrat e familjarëve po zbehet perdite, thote Haki Kasumi, kryetar I Këshillit Koordinues të Asosciacioneve për Persona të Pagjetur.
Ndërkaq, problemi i të pagjeturve në tavolinën e bisedimeve Kosove-Serbi, është një brengë tjetër e shoqatave për persona të pagjetur.
Mirëpo, për këto krime në gjykatat e Kosovës janë proceduar vetëm 10 raste-thotë Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare-Zyra në Prishtinë.
„12 vjet kanë kalu prej krimeve masive nga forcat serbe në Kosovë. Por, edhepse ne i kemi evidentu me emër dhe me mbiemër dhe me rrethanat e vrasjeve dhe zhdukjeve të 13 mijë e 300 personave në Kosovë, gjyqsori i Kosovës deri më tani i ka proceduar dhe jane dënuar me dënim të prerë, vetëm dhjetë raste”.
Prej fillimit të bashkëpunimit EULEKS-Ministri e Drejtesisë, jane gjetur dhe identifikuar mbi 200 persona, me të fundit prejt e cilëve ishin 18 anëtarë të familjes Krasniqi nga Malisheva. Të martën(26 prill)Zëvendësshefi i EULEX-it Andy Sparks, në një komunikatë për media lëshuar me rastin e Ditës Kombtare të të Pagjeturve, premtoi mbështetjen e mëtutjeshme të të gjithë mekanizmave në Kosovë për të zbardhur fatin e mbi 1800 personave të pagjetur. Përderisa, familjari i të pagjeturve Sabit Zukaj, bën thirrje tek të gjithë mekanizmat relevante për më shumë angazhim në zbardhjen e fatit të të dashurve të tyre: