
16 prill 2011, Radio Kosova. Sot ne Decan u mbajt manifestimi tradicional „Zeri i Vellazerise“, ne te cilin moren pjese ansamble dhe soliste te muzikes folkorike nga trojet mbareshqiptare. Manifestimi i filluar sot ne Prizren, koincidon me 12 vjetorin e renjes se heroit kombtar Shkelzen Haradinaj, ku paraprakisht prane varrit te tij dhe te bashkeluftetareve te tij u bene homazhe dhe u vune kurora lulesh.
“Zeri I vellazerise” i cili filloi ne kompleksin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku ruhen gjurmet e nje kthese historike, rrugetoi drejt Kompleksit Memorial “Deshmoret e Kombit” ne Gllogjan, per te nderuar me homazhe dhe kurora lulesh deshmoret e nje kthese tjeter historike te popullit shqiptar, Shkelzen Haraindajn Dhe, aktivitetet e zhvilluara ne gjithe Malesine e Madhe ne kujtim te heroit te kombit Dede Gjio Luli, ne 100 vjetorin e kryengritjes ne Malesine e Madhe, po sot, te gjithe ne vellezerit e motrat nga trojet etnike po lartesojme kujtimin per deshmorin dhe heroin e kombit, Shkelzen Haradinaj, i cili sot 12-vjet ra per te mos vdekur kurre-tha Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqates se Vellazerise Kosove-Malesi e Madhe, Martin Dreshaj”, organizatore e ketij manifestimi:
“Fillimisht “Zerin e Vellazerise 2011” e filluam ne Prizren per arsye se sivjet Malesia feston 100 vjetorin e kryengitjes se Dede Gjo lulit te Malesise dhe ne nw menyre ismbolike e bartem mesazhin nga Malesia ne Prizrenin e historise i cili kishte bere nje pergatitje te shkelkqyeshme, ku atmsofera e vellazerise u shkri ne atmosferen qe i jepte Kompleksi Memorial i Lidhjes se Prizrenit. Poashtu ishim ne

Gllogjan dhe rastisith apo jorastsisht kjo dite qelloi ne pervjetorin e renjes heroike te heroit te kombit Shkelzen Haradinaj, me c´rast beme homazhe ne Gllogjan. Pas kesaj bashkarisht shfaqem nje program para pbulikut decanas. Ndersa, e madhja e kesaj feste eshte se po shtohet numri edhe i trojeve etnike edhe i pejsmarresve dhe sot ishte kenaqesi qe brenda publikut te shihnim pjesemarres prej moshes 5 vjecare deri ne moshen 70 vjecare”.

Prane e prane njeri-tjetrit, me gjak, me mish e me shpirt nga Prizreni i historise erdhem ne truallin e Decanit-tha Ndue Sanaj nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, i cili nxiti “Zerin e Vellazerise” te shperndahet gjithandej ne trojet shqiptare.

Dhe, salla ishte e vogel te zente te qindra qytetaret decanas, para te cileve u shpalosen vlera te mirefillta te kenges dhe valles shqipe, interpretuar nga Shoqata atdhetare Dukagjini-Shkoder; Ansambli muzikor “Shpetimi” Medvegje, Ansambli “Visaret e Krabes”, “Majat e karanfilave” Plave e Guci, Ansambli i Valleve “Flutura” Gjilan, Ansambli “Selmon Kadria” Istog, Shoqeria Kulturore Artistike “Dervish Shaqa” Decan, Mhill krasniqi dhe grupi epik “Marash Krasniqi”.

“M´pelqeu atmosfera, me pelqyen njerezit. Uroj qe t´gjithe shqiptaret te jemi bashke, te jemi vllazen. Te mos kete inate e gjelozina se, vetem te bashkuar dhe me troje te bashkaura shkojme drejt Bashkimit Evropian”, thote Kole Nikprelaj.
Perderisa Hana ndjehet e nderuar te jete mysafire e Prizrenit, e Decanit, e Pejes e Istogut, e Gjakoves prej nga e ka edhe origjinen dhe tejet krenare qe eshte bije Kosove:

“Meqense sot jemi ne shekullin 21 dhe deshe apo s´deshe muzika ka dale pak nga shtrati, une kisha me dhane nje mesazh per te gjithe kengetaret e rinj, meqense koleget e mi e kultivojne dhe e dashurojne muziken e paster shqipe. Por, edhe rinia te mundohen qe sadopak ta kultuviojne, sepse eshte shume e bukur. Une jam shume krenare qe e kendoj nje zhaner te tille dhe mesazhi im eshte qe ta kendojne edhe brezi i ri”.
Ndersa, brenga me e madhe per kete student te drejtesise eshte zbehja e dashurise ndaj valles dhe kenges autoktone shqipe ne te dy kryqendrat e shteteve shqiptare:

“Me keqardhjen me te madhe me duhet te them se dy kryeqytetet e dy shteteve shqiptare, shtetit ame-Shqiperise dhe shtetit te Kosoves, i kane lene shume prapa traditen shqiptare, me sakte kengen shqiptare, sidomos Tirana. Kjo per shkak te “modernzimit”, sepse po kalon disa faza integrimi edhe po merr nga gjithe popujt tjere duke lene prapa traditen e vet, vlerat e veta. Keshtu qe une mendoj se kenga dhe tradita shqiptare ruhet me shume te trojet etnike te cilat kane mbet jashte kufirit amdinistrativ te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kosoves”.
Pederisa Pellumb Vrinces, solist nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini i Shkodres”, ardhja ne Kosove i krijon ndjesi te jashtezakonshme. Dhe prandaj do te deshironte qe secili popull t´i perngjaje popullit te Kosoves.

ne te gjithe Kosoven. Tashme kur Kosova eshte e lire, per te gjithe ne shqiptaret e Shqiperise eshte nje ndjenje fantastike kur sheh nje popull qe ka sakrifiku per nje gje aq madhore: lirine. Me te vertet kisha dashte qe cdo komb t´i ngjasoje sadopak popullit shiptar e ne vecanti, popullit te Kosoves, te cilet kane sakrifiku per nje jete te tere. Ardhja ne Kosove, e vecanerisht ne Decan me jep nje emocion te papershkrueshem. Edhe vitin e kaluar une kam qene ketu dhe vertet, une nuk gjej fjale qe ta pershkruaj pritjen edhe mikpritjen e popullit te Kosoves”.
“Para publikut decanas dhe prizrenas jam prezantu me nje kenge qe flet per dy jetima. Eshte nje histori e lashte kur shkau ua dogj shpine nje familjes se vjeter dhe jetimat u ndane ne drejtime te ndryshme. Keshtu shkuan deri te martesa. Por, kur ne momentin e fundit e pyeten njeri-tjetrin prej nga vinin aty zbulohet se ata ishin moter e vella. Eshte nje histori e vjeter dhe e dhimbshme, por eshte fakt shqiptar”, thote Pellumb Vrinca per te cilin “Zeri i Vellazerise” ka nje rol te rendesishem ne ruajtjen, kultivimin dhe kembimin e vlerave nderkulturore mbareshqiptare.
“Zeri i Vellazerise” ka nje mesazh mjaft te forte sepse eshte nje sllogan qe shqiptaret e kane enderru nder vite dhe i cili sot u ba realitet. Ka edhe disa vise shqiptare qe ende nuk jane bashkaur krejt, por me shpresen e mire edhe me gjithe zemer qe te gjitha viset shqiptare nje dite te bashkohen dhe te mos kete as ndarje ideshe e as kufijsh. Nuk diskutohet qe evenimente te tilla une siguroj se jane evenimentet me te rendesishme per sa i perket artit dhe muzikes shqiptare ne teresi. Por, iu kisha ba thirrje te gjithe kolegeve qe ta ruajne artin shqiptar t´i ruajne vlerat kombtare, sepse eshte detyre e cdo artisti. Sepse muzika dhe arti jane sikur nje pjate qe publikut i servohet. Dhe, nese servohet shpesh e njejta dhe e gabuar, ndoshta edhe publiku e humb ate dashamiresine dhe ate bazen e muzikes dhe artit shqiptar. Keshtu qe baj thirrje te gjitheve qe te jene sa me origjinal, sepse ajo ka vlera”, thote solisti Vrinca. Manifestimi “Zeri i Vellazerise” do te vazhdojw rrugetimin per ne Istog, sepse prezantimi i foklorit burimor te trojeve te ndryshme mbareshqiptare ne nje skene, prek shpirtin e adhuruesve te vlerave te mirefillta burimore. Dhe si i tille po merr permasa gjithnje e me te gjera-thote Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqates se Vellazerise Kosove-Malesi e Madhe “Martin Dreshaj”.

Organizatorët e manifestimit “Zëri i Vëllazërisë 2011” cmimin më të lartë të shoqatës “Kosovë-Malësi e Madhe Martin Dreshaj” ia ndau familjes se shquar Gërvalla, e cila sic tha z.Jasharaj “Ia dha Kosovës dhe truallit etnik shqiptar dy flakadanë të lirisë”. Poashtu, cmimi i shoqatës iu nda kryetarit të komunës së Decanit Rasim Selmanajt dhe stafit te tij; duetit të njohur të këngës folklorike, Hana dhe Kolë Nikprelajt si dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës me kryetarin Avdyl Mushkolaj. Ndersa, mirënjohje e vecantë dhe cmim i merituar iu nda veprimtarit të shquar Naim Prelvukajt-ish koordinator i pergjithshem i UCK-se per trekendeshin kufitar Kosove-Shqiperi-Mal i Zi. \”Sepse është vëllai ynë dhe juaji dhe njeriu që duam dhe respektojmë të gjithë: Naim Martini”, u shpresh z.Jasharaj.
