19 qershor 2008, Radio Kosova. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në kthimin e të gjithë të zhvendosurve në vatrat e veta. Raportimi serioz, korrekt dhe i paanshem i mediave shqipe ne Kosove ka arritur te sensibiloje opinionin dhe te ndihmoje shtyerjen perpara te këtij procesi. Per dallim, raportimet joserioze te shumicës se mediave serbe, demtojnë te zhvendosurit.
Autoritetet serbe me shifra te fryra te te zhvendosurve nga Kosova, alarmojne pandalur duke kritikuar institucionet kosovare se nuk po bejne sa duhet per kthimin e tyre ne vatrat e veta. Ne anen tjeter, me fushata te ndryshme mediale, rrenojne ne vazhdimesi itneresimin e brishte te zhendosruve per kthim ne Kosove. Per me teper, disa sosh, me raportime te pabaza mundohen te argumentojne nje realitet tjeter nga ai qe ekziston vertet ne Kosove, duke nxitur keshtu jo vetem urrejtje ndernacionale ne mes dy paleve ne konflikt, por duke shkaktuar panik tek vet bashkekombasit ende te zhvendesour si dhe tek ata qe tashme jane kthyer ne Kosove.
Mediat serbe:”Serbet ikin nga Decani nga trysnia e shumices shqiptare”
Ne fillim te muajit, kur te zhvendosurve decanas ne Mal te Zi, qeveria e Kosoves me ane te nje projekti qe impelementon Programi per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara ne Kosove dhe Keshilli Danez per Refugjate, ua kishte mundesuar viziten ne pronat e tyre dhe mundesine per te pare nga afer kushtet per kthim, me perfundimin e vizites, mediat serbe raportojne se „ata kane ikur per mungese sigurie dhe trysnie nga shumica shqiptare“. E ne fakt, interesimi i te zhvendosurve per kthim, asnjehere nuk ka qene me i dukshem dhe ata priten me admirim nenshkrimin e marreveshjes se pare per ndertimin e 15 shtepive per te zhvenndosurit serb ne mes te Kuvendit Komunal te Decanit, Britanise se Madhe, UNDP-se dhe te DRC-se.
Serbet e Decanit:”Informatat ne mediat serbe,te pasakta”
“Informatat se te tre serbet e pare te kthyer ne Decan, per shkak te trysnise nga ana e shqitpareve kane ikur perfundimisht nga Kosova, eshte nje tjeter dezinoframte e plasuar ne opinion nga mediat serbe-thote kryetari i Kuvendit Komunal te Decanit, Musa Berisha: . Vesna Ilic, Milanka Popovic dhe Bozhidar Tomic, me te mesaur cfare thuhet ne media i jane sqaruar Zyres se UNMIK-ut per komunitete “se ata jane vec ne vizite te farefisi jashte Ksooves. Zedhenesi i UNMIK-ut Rusel Giky, qe te nesermen doli me nje komunikate per opinion ne te cilen raportimet neper mediat serbe u quante „te pasakta“ dhe se te kthyerit qe nderkohe jane ne nje vizite jashte Kosoves, planifikojne te kthehen se shpejti“.
Kete e verteton fakti se serbet e lartpermendura, Milanka Popovic dhe Vesna Ilic, tash tre dite jane kthyer ne Decan.
Ajetw Beqiraj,Radio Kosova