2 gusht 2007, Dojçe Vele. “Ajo që ka rëndësi për ne është që të dyja palët ta kenë të qartë se nëse ndërmjet palëve negociuese për Kosovën nuk arrihet një marrëveshje, atëherë nuk të ketë vendim përfundimtar pa kompromis dhe procesi do të zgjas për aq kohë sa palët të afrojnë qëndrimet e tyre.” Ky ishte qendrimi i perfaqessueve te Grupit te Kontaktit gjate qendrimit te tyre dyditor ne Kosove.
Perfaqesues te Grupit të Kontaktit gjate qendrimit dy ditor ne Kosove, ne vazhden e takimeve me perfaqesues te institucional te Kosoves u takuan edhe me perfaqesuesin e Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, deklaroi se treshes negociuese të Grupit të Kontaktit i është bërë i ditur qëndrimi i njohur i palës kosovare, se:„Pavarësia e Kosovës është vullneti i 2 milionë qytetarëve të saj dhe është panegociueshme, ndërsa integriteti territorial i Kosovës është i papreksëm, i shenjt.“
Protesta ne Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, të dielën, u shënua me aktivitete protestuese nga Rrjeti Rinor i Kosovës, të cilët kritikojnë Grupin e Unitetit për zvarritjen e çështjes së statusit.Peerfaqesues ndërkombëtarë në Kosovë shprehin shqetësimin se nëse çështja nuk zgjidhet në një të ardhme të afërt, situata e sigurisë mund të përkeqësohet.
Prioritet i negociatave, te pagjeturit
Një ditë më parë, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, kanë protestuar familjarë të personave të pagjetur, duke kërkuar nga Grupi i Unitetit që në agjendën e negociatave për statusin e Kosovës të jetë edhe çështja e të pagjeturve.
„Nëse ka çështje të hapur në Kosovë, ajo është çështja e të pagjeturve. Sepse, ka çfarë thuhet për ata që i kanë bërë krimet, që ia kanë zhdukur njerëzit tanë dhe të cilët i mbajnë peng ata dhe informatat për ta“ – thotë Kryetari i Asociacionit të Familjarëve të personave të pagjetur, Haki Kasumi.
Kryeministri i Kosovës, Agim Qeku, premton se njëra ndër çështjet kryesore për të cilën do të diskutohet me palën serbe në negociatat shtesë me Beogradin, është zbardhja e fatit të të pagjeturve.