Ugur Tarqin,komandanti i pare turk ne krye te Forces Shumekombeshe-Jug

                                                 

 26 qershor 2007-Dojçe Velle.  Në zonën e përgjegjësisë së Forcës Shumëkombëshe-Jug, e cila shtrihet në komunën e Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe të Dragashit veprojnë shtatë kontigjente, numrin më të madh prej te cilave e përbëjnë trupat gjermane dhe si e tillw udhehiqet nga gjeneralë gjermanë.  Me gjenerali turk Uður Tarçin, Turqia per here te pare udhehqe forcen paqeruajtese ne ndonje pjese te territorit te Kosoves.  

Komandanti Tarcin e vleresoi gjendjen e sigurise ne ekte zone te qete, duke siguruar angazhimin e metutjeshem te paqeruajtesve per një ambient të qetë për të gjithë qytetarët brenda zonës sonë të përgjegjësisë. “Këtë e kam thënë në marrjen e komandës, para një muaji dhe të njëjtën e them edhe tani. Kemi trupa të mjaftueshme për të përmbushur obligimin e marrë përsipër“-përgjigjet komandanti i Forcës Shumëkombëshe në jug të Kosoves, gjeneralbrigadieri, Tarçin, në konferencën e tij të parë për shtyp. 

Komandanti Tarçin nuk përjashtoi tentimet për hyrje-dalje ilegale dhe për kontrabandë në kufi me Shqipërinë dhe Maqedoninë, mirëpo theksoi bashkëpunimin e ngushtë të trupave të KFOR-it me UNMIK-un si dhe me Shërbimin Policor të Kosovës.

Tarcin:”Po ndermarrim te gjitha masat per te ruajtur paqen”

Gjeneral brigade Uggur Tarcin

Lidhur me armëmbajtjen pa leje dhe inicidenteve të kohëpaskohshme, ai është i mendimit se aksionet për mbledhjen e armëve pa leje, kryhen në vazhdimësi nga SHPK-ja dhe trupat e KFOR-it. Mirëpo, komandanti Tarçin nuk vërtetoi e as nuk demantoi faktin se në Dushanovë të Prizrenit, këto ditë janë vërejtur katër burra të uniformuar dhe të armatasur, edhe pse burime të besueshme thonë se përveç Shërbimit Policor të Kosovës, kanë qënë të angazhuara edhe trupat e KFOR-it me helikopterë.

“Ne jemi të informuar për situatën dhe njëra ndër detyrat tona është që të ndërmarrim të gjitha masat për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe lëvizjen e lirë.” KFOR-i është këtu për t’iu përgjigjur çdo të papriture dhe është i gatshëm të intervenojë në çdo moment”-u
përgjigj komandanti Tarçin, njësoj si të gjithë pararendësit e deritanishëm në krye të kësaj force.

Ne kuader te Forces Shumekombeshe-jug veprojne shtate kontigjente

Në zonën e përgjegjësisë së Forcës Shumëkombëshe-Jug, e cila shtrihet në komunën e Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe të Dragashit veprojnë shtatë kontigjente. Nën ombrellën e Forcës Shumëkombëshe në Jug të Kosovës, veprojnë 4,000 ushtarë paqeruajtës nga shtatë vende: Azerbajxhani, Bullgaria Gjeorgjia, Austria, Rumania, Zvicra dhe Turqia. Kontigjenti gjerman i shtetit  udheheqes ne Forcen Shumekombeshe-jug, ka numrin me te madh te trupave prej 2200 ushtarësh dhe si e tille,  është udhëhequr gjithmonë nga gjeneralë gjermanë. Muaji i fundit shënon herën e parë qëkur Turqia, e cila në kuadër të KFOR-it ka 800 ushtarë po udhëheq operacione në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës. Tarçin para një muaji mori komandën nga gjeneralbrigadieri gjerman Erich Pfeiffer.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page