21 prill 2007, Dojçe Vele. Në propozimin e të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Marti Ahtisari, për 42 objekte fetare ortodokse parashihen Zona të Mbrojtura, në shtrirje prej 50 metrash deri në kilometra të tërë. Dyshime për këto zona nuk kanë vetëm pronaret e tokave përbrenda këtyre territoreve, por edhe intelektualet te cilet e shohin si nje forme eksterritorialiteti i cili synon enklavizimin e Kosoves si dhe perforcon ndikimin e qeverise se Serbise ne Kosove permes Kishes Ortodokse .
„Këto zona shërbejnë për ruajtjen e objekteve fetare, mjedisit natyror, kulturor dhe historik, duke përfshire edhe mënyrën e jetës monastike të klerit si dhe, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve”-thuhet në nenin 4 të propozimit të Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës.
“Këtu është fjala për monumentet e ndërtuara në një pjesë vecanërisht të bukur ku nuk do të duhej të lejoheshin cfarëdo ndërtimesh apo urbanizimesh e vecanërisht, jo industrializim, me qëllim që të mbrohet\”-pat deklaruar për DW-në, Sava Janjiç, zëdhënësi i manastirit të Deçanit, që në prill të vitit 2005.
800 hektare brenda Zones se Vecante te Manastirit te Decanit
Manastiri I Deçanit, I ndërtuar mes viteve 1327-1335 nga mbreti mesjetar Stefan Deçanski, gjendet rrëzë Bjeshkëve të Nemura, në perëndim të Kosovës. Me 2005, me një Vendim Ekzekutiv, i nënshkruar fillimisht për gjashte muaj, një siperfaqe prej 800 hektarësh të këtij territori ish kryeadministratori Petersen shpall Zonë të Mbrojtur. Pas katër herë vazhdimi, ky aktvendim u fut pa asnjë ndryshim në Pakon e Ahtisarit. Për më tepër, në të ardhmen ai do të shërbej si moster për shpallje të zonave të tjera të këtij lloji në Kosovë. Me ligjin e Parlamentit të Kosovës për Trashegiminë Kulturore, përreth objekteve kulturore parashihet një zonë prej 50 metrash në largësi, me qëllim të ruajtjes së arkitekturës së monumentit, përderisa me këtë propozim, përfshihen qindra hectarë pa përjashtuar as pronat private. Paralajmërimet se në të ardhmen mund t’u ndalohet çdo aktivitet komercial apo ndërtues në tokat e tyre, nxit reagime te komunitetit, me dronë se mënyra e jetës tash e tutje, do t’iu diktohet nga kisha.
Por, përderisa peshkopi I Manastirit të Deçanit, Teodosije Sibaliç, përmes një letre në shqip dërguar Kuvendit Komunal të Deçanit, në shkurt, mbështet vendimin për shpalljen e Zonës së Mbrojtur dhe I bën thirje palës shqiptare që të tregojë maturi, nga Manastiri “Kryeengjëjt e Shenjt”, në Prizren, at Benedikti, vjen me një këndvështrim tjetër: “Unë kam frikë se prapa zonës së veçantë fshehet një qëllim tjetër dhe se ky është vetëm një kufizim i territorit të shenjt serb. Dihet se manastiret në Kosovë kanë një pronë të jashtezakonshme. Prandaj, unë mendoj se Zonat e Veçanta janë bërë vetëm me qëllim të cungimit të pronave të kishave ortodokse në Kosovë“-thote Benedikt.
Peshkopi Artemije: “Zonat e vecanta “pergjysmim i prones kishtare””
Manastiri “Kryeengjëjt e Shenjt”, në Prizren, është ndërtuar gjatë shekullit 14-të me nismën e Car Dushanit, i cili edhe u varros këtu, përderisa themeluesi i Manastirit të Zoqishtes, rreth 5 kilometra në lindje të Rahovecit, nuk dihet e as nuk ka ndonjë datë të njohur për ndërtimin e tij. Afresket e vjetra kthejnë në shekullin 14-të, ndërsa si thesar I çmuar I këtij manastiri njihen reliktet e shenjtve, Kozmait dhe Damjanit, në emër të të cilëve edhe njihet ky manastir. Prej atje, Peshkopi Artemije vjen me qëndrimin e tij të njohur:
„Zonat e veçanta rreth kishave dhe manastireve janë abostulisht të paparanueshme dhe në asnjë mënyrë për kishën ortodokse nuk mund të jetë e mjatueshme një zonë e mbrojtur prej 50 metrash. Kjo është një ironi, e cila për popullin serb do të ishte jo vetëm marrje e gjysmës së territorit, por edhe përulje morale“.
Propozimi i Ahtisarit siguron se prona nuk tjetërsohet as nuk merret. Peshkopi Artemije shpalljen e Zonave të Mbrojtura i merr si përulje për popullin e tij, Sava Jnajiç nga Manasitri i Decanit, vjen me nota optimizmi:“Një mënyrë e tillë e mbrojtjes, ekziston kudo në botë dhe mendojmë se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse këto objekte janë një pasuri e madhe me një rëndësi të veçantë për të gjithë kosovarët“.
Perderisa per nje pjese te mire te intelektualeve, kjo forme “mbrojtjeje” e manasitireve te ruajtura tradicionlaisht nga vet popullata shumice, eeshte forme eksterritorialiteti i cili synon enklavizimin e Kosoves si dhe perforcon ndikimin e qeverise se Serbise ne Kosove permes Kishes Ortodokse .
Ajete Beqiraj,Dojce Vele