14 prill 2007, Dojçe Vele. Në muajin shkurt, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) të Kosovës, shpalli zyrtarisht fituesin e ofertës për telefoninë e dytë mobile. Pas dështimit të kompanise fituese që këtë shumë ta deponojë në Buxhetin e Kosovës brënda afatit të caktuar, ART-ja vendosi që si fitues të licencës të shpall ofertuesin e dytë. Brënda kësaj përiudhe, drejtori i Autoriteti Rregullativ të Telekomunikacionit, ju nënshtrohet dy atentateve.
Me 7 shkurt të këtij viti, në një konference për media, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) të Kosovës, konsorciumin „Kosmocell“ shpalli zyrtarisht fitues të ofertës për telefoninë e dytë mobile në Kosovë. Sipas ART-së, pas dështimit të kësaj kompanie që shumën prej 81 milion eurosh ta deponojë në Buxhetin e Kosovës brënda afatit të caktuar, u vendos që si fitues të licencës të shpallet ofertuesi i dytë, konzorciumi „Telecom Sllovenia“ dhe „Ipko Net“, i cili ofroi 75 milionë euro.
Hidhen poshte sdyshimet per parregullsi gjate pergjedhjes se operatorit
Në seancën e 22 marsit të Parlamentit të Kosovës, nga opozita u ngrehën dyshime për parregullsi gjate procesit të tenderimit të telfonisë nga ART-ja. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tha se procesi i përzgjedhjes së fituesit ka qenë në bazë të procedurave të rregullta te Ligjit për Telekomunikacionin dhe përderisa nuk dilet me fakte konkrete nga agjencitë përkatëse, procesin e quajti të mbyllur.
„Unë, në çdo moment jam i gatshëm t’jap llogari para këtij parlamenti para qytetarëve për rolin e qeverisë dhe të jap përgjegjesinë, por në bazë të fakteve të gjetura nga organet kompetente e jo nga shoqatat joqeveritare apo njerëzit e pakënaqur“-pat deklaruar më këtë rast kryeminsitri Qeku.
Nga ana tjeter, mëngjesin e 28 shkurtit, në magjistralen Prishtinë-Pejë, me një breshëri plumbash u sulmua vetura e drejtorit të Bordit të Autoritetit Rrregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha. Berisha, per sigurine e te cilit perkujdeset SHPK konsideroi se“Përpjekja e përsonalizimit të këtij procesi në kontekstin negativ është e pashembullt në praktikat e vendeve evropiane dhe nga dokumentacioni që ekziston, është absolutisht i pambështetur në fakte“.
Atentat i ri kunder kreut te ART-se
Parregullsitë, me rastin e përzgjedhjes së operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë I mohoi edhe Joachim Ryker, shef i Unmiku-t, zyrtarë të të cilit ishin në përbërje të komisionit përzgjedhës. Por, nuk kalojne as tri javë dhe drejtori I ART-së Anton Berisha, I nënshtrohet një tentim atentati të ri. Në sulmin e 12 prillit u lëndua pjestëari I SHPK-së Ilir Gashi, kur një mortaje dore qëlloi veturën e Shërbimit Policor të Kosovës, eskortë e veturës së Berishës. Qeveria vendore, administrata ndërkombëtare, partitë politike dhe institucionet tjera kosovare, këtë akt e cilësuan si të papranueshëm, duke kërkuar ndriçim të menjëhershëm të aktit kriminal. Këshilli për Mbrotjejne e të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media, këtë sulm e dënon ashpër duke kërkuar intensifikimin e hetimeve. Përderisa të ejten, në ditën e sulmit, Shërbimi Policor I Kosovës arrestoi tre të dyshuar për kryerjen e atentatit ndaj shefit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) të Kosovës, Anton Berisha dhe përcjelljes së tij policore, diten e premte policia kosovare arrestoi edhe katër të tjerë, duke ngritur kështu në shtatë numrin e të dyshuarve për përfshirje në këtë sulm.
Zyrtarja për informim në Shërbimin Policor të Kosovës, Violeta Elezaj, tha se hetimet po vazhdojnë “nga Drejtoria e Krimeve të Rënda e ShPK-së dhe Hetuesia Rajonale e Prishtinës”. Përderisa, Shtabi Rajonal I policisë në Pejë, nën mbrojtjen e të cilit Anotn Berisha ishte që nga sulmi I parë, ka shtuar masat e sigurisë përreth shtëpisë së tij.
Ajetw Beqiraj,Dojce Vele