2 prill 2007 , Dojçe Vele.Të hënën 26 përfaqësues të Këshillit më të lartë vendimmarrës të NATO-spas takimeve të ndara me Ekipin Negociues të Kosovës, udhëheqësit e komunitetit serb si dhe me përfaqësuesit e lartë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësuesit e Këshillit Veri-Atlantik vizituan edhe disa komuna te Kosovës.
Sekretari i NATO-s, Jap de Hop Skefer i cili këto vizita i bëri në përcjellje të komandantit të KFOR-it, gjeneralit gjerman Roland Kather, mori fshatin Zoqishtë të komunës së Rahovecit si shembull për një Kosovë të ardhme së cileë, siç tha ai, I janë të domsodoshme vende të reja pune sikur të gjithë qytetarëve të tjerë të Evropës.
Ndërtimi i 45 shtëpive për të kthyerit serb në këtë fshat multietnik si dhe puna e përbashkët me pjesëtarë të bashkësive të ndryshme etnike, në bodrumin e verës, të privatizuar nga një shqiptar me qëndrim të përkohshem në Amerikë, ishin elementet të cilat sekretarin e NATO-s, e bënë ta pranonte se jo kot „ai, bashkë me Havier Solanën dhe me BE-në, po bënin gjithë çfarë është e mundur që të mundësojnë atë më të mirën për të gjithë qytetarët e Kosovës“.
Skefer:”Forcat e NATO-s jane ketu per te siguruar ambient te sigurt per te gjithe qytetaret e Kosoves”
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Skefer, në bazën ushtarake të KFOR-it në Rahovec, komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës, serish deklaroi se forcat e NATO-s janë këtu për të krijuar një vend më të mirë për të jetuar.
„16 mijë ushtarë të NATO-s janë ende këtu për të mbrojtur popullin shumicë dhe pakicat. Për të bërë që situata në Kosovë të jetë e sigurt dhe stabile, në këtë përiudhë tejet të rëndësishme të historisë së saj. Dhe, unë sinqerisht shpresoj se, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të gjejë një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës.“
Delegacioni i Këshillit të NATO-s, i përbërë prej përfaqësuesve të 26 vendeve anëtare, të hënën vizitoi edhe veriun e Kosovës dhe Manastirin e Deçanit.
Ajete Beqiraj,DW