KFOR-i vazhdon misionin me forca të pandryshueshme

30 mars 2007, Dojçe Velle. Komandanti i përgjithshëm i forcës ndërkombëtare në Kosovë, gjenerali gjerman Roland Kather pohon se KFOR-i do të qëndrojë me forca të pandryshueshme edhe për kohë te gjate.

KFOR-i, forcë ndërkombtare e udhëhequr nga NATO-ja, përgjegjëse për vendosjen dhe mbajtjen e sigurisë në Kosovë, filloi misionin dy ditë pas miratimit të rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me 12 qershor te vitit 1999. Komandanti i KFOR-it në Kosovë. Gjenerali Roland Kather flet për planet pas miratimit të rezolutës së re për Kosovën.

„Pas miratimit të rezolutës së re, do të jetë një përiudhë tranzitore prej 120 ditësh. Këshilli i NATO-s ka vendosur që NATO-ja të rri me një mandat, forcë, mision dhe me një organizim të njëjtë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm. Pra, nuk do të ketë asnjë ndryshim brenda vitit 2007. Diku, në fund të 2008-tës, do të shohim, varësisht nga situata në Kosove. Por, unë personalisht mendoj se do të qëndrojmë një kohë të gjatë që të kujdesemi për sigurinë tuaj“-tha Kather.

Pfeffer: “S’kemi nevoje per perforcim.Jane trajnime te perbashketa te ushtareve te shteteve anetare te NATO-s”

Ndersa, sa iu perket forcave shtese gjenerali Erich Pffer te ejten ne prizren deklaroi se: „Nuk kemi nevojë për një perforcim, ngase situata e sigurisë në Kosovë është e kënaqshme. Në rast të përkeqësimit ne bashkë me SHPK-në jemi të gatshëm qëtë reagojmë në kohë dhe në mënyrë të duhur“-deklaroi Pfeffer, duke pohuar se stacionimi i bataljonit shtesë prej 600 ushtarëve gjermanë, në Kosovë, është bërë vetëm me qëllim të trajnimit të përbashkët me ushtarët e tjerë të shteteve anëtare të NATO-s.

“Këta nuk do të veprojnë në zonën e përgjegjësisë së Dërgatës Ushtarake-Jug, siç ishte e planifikuar. Këto forca rezervë, qëllimi I ardhjes së të cilave është trajnimi I përbashkët me ushtarët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, ndërkohë janë të përqëndruara në lindje“-thotë komandanti i Dërgatës Ushtarake Shumëkombëshe-Jug, me seli në Prizren, gjenerali Pfeffer në konferencën e parë për media, që nga marrja e komandës mbi këtë forcë shumëkombëshe. Ai, me këtë rast mohoi se zëvendësimi i parakohshëm I parardhësit të tij (I pari kësisoji që nga vendosja e trupave gjermane në Kosovë), të ketë lidhje me zhvillimet aktuale politike. Ndërkohë, ai vuri në pah se komandanti I ardhshëm i Dërgatës Ushtarake-Jug, në krye të së cilës ishin vetëm gjeneralë të Bundesverit, për herë të parë do të jetë një gjeneral turk.

Kather: Sekulime dhe deklarata jo reale te disa krereve serb per lufte te re ne Kosove

Shkrimet e disa mediave për përtëritjen e kampeve në Maqedoni për serbët të cilët pas shpalljes së pavarësisë pritet të lëshojnë vatrat e veta, i quajti spekulime dhe të pabazë. Pohimet e disa mediave gjermane se në Kosove deri me tani janë lënduar me shumë se njëmijë ushtarë, i cilësoi „statistika joreale“. Shpërthimet nëpër Kosovë, përfshirë këtu edhe shpërthimin në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, gjenerali i quajti akte kriminale të cilat KFOR-i së bashku me SHPK-në do t’i ndalojë.

Gjenerali i vlerësoi si joreale deklaratat e disa krerëve serb për një luftë në Kosovë. Përderisa pyetjes se DW-se nëse Serbia paraqet rrezik ushtarak për Kosovën, ushtaraku i lartë gjerman ka thënë se kjo mundësi nuk është reale dhe Serbia nuk paraqet asfarë rreziku për Kosovën.

Ne po negociojmë një proces normal demokratik dhe KFOR-I do ta kryej misionin e tij, drejt dhe paanshmërisht, pa marrë parasysh etninë, besimin, ngjyrën dhe gjininë-deklaroi komandanti I KFOR-it, gjenerali Roland Kather të martën në Deçan. “Por,
atyre pak njerëzve që mendojnë se dhuna do të sjell tek zgjidhja e qështjeve me shpejt se toleranca dhe proceset demokratike, do t’u thosha: Kjo nuk është rruga! Sepse, në raste të tilla, KFOR-i do të reagojë shpejt, ashpër dhe me vendosmëri. Dhe, kjo duhet të jetë e qartë për secilin“!                                                                                                                                                                      Ajetë Beqiraj ,DW

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page