23 mars 2007, Dojçe Vele. Zyra për Informim e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përmes një komunikate për shtyp njofton se 75 pjesëtarë të Njësisë Speciale nga Rumania, janë larguar nga Kosova. Largimi I tyre vjen si pasojë e trazirave të 10 shkurtit, me ç´rast u vranë dy të shtetas te Kosoves.
Administrata e UNMIK-ut, me anë të kësaj komunikate shpreh keqardhje pse autoritetet rumune nuk janë pajtuar me kërkesën e selisë qendrore të Kombeve të Bashkuara, që 11 pjesëtarë të Njësisë Speciale të mbeten në Kosovë deri me 6 prill, për të vazhduar, bashkëpunimin lidhur me hetimet. Të 11 pjesëtarët e Njësisë Speciale rumune, po hetoheshin lidhur me ngjarjet e dhunshme të 10 shkurtit, me c’rast vdiçën dy persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, si pasojë e përdorimit të plumbave të gomës nga policët e Kombeve të Bashkuara-thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.
Qeveria e Kosoves e zhgenjyer me largimin e kontigjentit rumun
UNMIK-u prêt nga autoritete rumune që t’iu përmbahen detyrimeve dhe të vazhdojnë bashkepunimin me hetimet aktuale, përfshirë këtu edhe garancitë që cilido nga policët rumunë të sapolarguar nga Kosova, të jetë në dipsoziocion për qëllime hetuesie.
Nderkohe, qeveria e Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë me largimin nga Kosova të kontingjentit të policisë së Rumanisë duke I bere thirrje OKB-së dhe Bashkimit Evropian që të kërkojnë nga qeveria e Rumanisë vazhdimin e bashkëpunimit në procesin hetimor, si dhe vënien në dispozicion të zyrtarëve të cilët mund të kontribuojnë në ndriçimin e ngjarjes dramatike.
Qeveria e Kosovës e cila konsideron se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin, kërkon nga UNMIK që të vazhdojë hetimet dhe ta informojë qeverinë për rrjedhën e këtyre hetimeve. Nderkohe qe ekzekutivi kosovar do të vazhdojë bashkëpunimin me UNMIK-un, do të kontaktojë me autoritetet rumune dhe me instancat e tjera ndërkombëtare, këmbëngulëse për të vene drejtesine ne vend.
Ajete Beqiraj,Dojce vele