22 mars 2007 , Dojçe Vele. Në kohën kur janë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e statusit të Kosovës bazuar në propozimin e ndërmjetësit ndërkombëtar Martti Ahtisaari, Ministri i Punëve të Jashtme të Francës Filipe Duste Blazi, vizitoi Kosoven. Blazi tha se eshte per keqardhje pse shqiptaret dhe serbet nuk arriten nje zgjidhje, se bisedimet mes paleve kane perfunduar dhe se ceshtja i takon tashme Keshillit te Sigurimit. Pas takimeve me udhëheqësit ndërkombëtare civil e ushtarake si dhe me drejtuesit e institucioneve të Kosovës,Blazi do te udhetoje per ne Beograd.
Shefi i diplomacise franceze Filipe Duste Blazi , ne konferencen per media, ka konfirmuar se Franca, si anetare e Keshillit te Sigurimit, mbeshtet pa rezerve Planit te Ahtisarit per zgjidhjen e Statusit te Kosoves. Sipas tij, ky plan eshte i balancuar dhe merr parasysh edhe interesat e shumices shqiptare, por edhe garanton te drejtat e pakicave qe jetojne ne Kosove. Nisur nga kjo, ai tha se ka porositur lideret kosovare qe te angazhohen per implementimin e Pakos se Ahtisarit ne terren, duke kerkuar edhe nga lideret e serbve te Kosoves qe te jene me real.
Ministri Blazi:”Bisedimet shqiptaro-serbe kane perfunduar dhe vendimi i takon Keshillit te Sigurimit”
Ministri Blazi shprehu keqardhjen pse pala shqiptare dhe ajo serbe, as pas bisedimeve njevjecare nuk arriten ndonje marreveshje, por hodhi poshte mundesine e vazhdimit te negociatave ne mes te te dyja paleve. Sipas tij, bisedimet kane perfunduar dhe I takon Keshillt te Sigurimt qe te marr vendimin e duhur per Kosoven, ne menyre qe rasti i saj te jete i sukseshem per Kombet e Bashkuara.
Pas takimit me ekipin negociatior te Kosoves, Filipe Duste Blazi, u takua me zevendeskreyadministratoirn Stiven Shuk dhe me komandantin e KFOR-it ,gjeneralin Roland Kater.Shefi I diplomacies franceze, pas takimit ne aeropoirtin e POrishtines me presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu, i cili sapo eshte kthyer nga vizita disaditore ne SHBA, do te udhetoje per ne Beograd.
Ajetw Beqiraj,Dojce Vele