Drejtesi nderkombtare per 21 refugjatet e Kosoves te vrare ne Malit te Zi

12 janar 2007, Radio Kosova. Prej 18 prillit deri me 10 qershor te vitit ’99, ne territorin e Rozhajes jane vrare 21 refugjate nga Kosova. Asnje prej tyre nuk ishin pjesetare i njesive ushtarake apo paraushtarake. Ata ishin refugjate civile, pleq gra dhe femije. Avokati i viktimave Velja Muriq premton se do te kerkoje drejtesi nderkombtare .

Pas eskalimit te njohur te dhunes nga policia dhe ushtria serbe ne Kosove, e intensifikuar vecanerisht ne pjesen e pare te vitit ´98, nga territori I Kosoves e vecanerisht nga Rajoni I Pejes, nje numer I madh I te zhvendosurve kaloi kufijte e Malit te Zi. Mjerisht, atje ku shpresonin te gjenin shpetimin per vete dhe familjet e tyre, 21 prej tyre gjeten vdekjen, thote Velija Muriq, kryetar i Komitetit te Avokateve per te Drejtat e Njeriut ne Mal te Zi.
“Ne mes te te vrareve nuk ka qene asnje njeri I cili I ka takuar ndonje njesie ushtarake apo para ushtarake. Pra, jane vrare civilw, gra, pleq dhe femije. Me kete rast do te doja te permend se ne vendin Kallugjerski Llaz, viktima e pare ka qene Labinot Kastrati nga Nabergjani, djalosh 12 vjecar, vella i vetem mes gjashte motrash I cili po i sillte uje kolones se refugjateve e cila nderkohe po pushonte”.

Me 1999, ne territorin e Malit te Zi u vrane 21 refugjate nga Kosova  

Hetimet lidhur me kete I ka zhvilluar gjykatesi hetues I gjyqit ushtarak, Milladin Joksimovic, I cili ka konstatuar se vertet ne ate vend jane vrare gjashte njerez. Perderisa ne po te njejten dite jane vrare edhe dy te tjere, njeri ne nje shtepi ndersa tjetri rruges per ne Rozhaje. Duke e pare se ky krim per shtate vjet kaloi ne heshtje, avokati per te drejtat e njeriut, Velija Muric, ne qershor te vitit 2005, ngriti aktpadine te prokurori shteror I Malit te Zi prej te cilit nuk pati nje reagim.

“Une konsideroja se kjo sjellje vjen per arsye politike, si per shkak te referendumit ne Mal te Zi, per shkak te zgjedhjeve jo te largeta, etj. Por, fatkeqesisht ne kete rast eshte ne pyetje mungesa e vullnetit per t’u mbrojtur te drejtat e njeriut ne ate territor\”,-thote avokati Muric, i cili paralajmeron se do te kerkoj drejtesi ne instancat me te larta nderkombtare.

Drejtesi nderkombtare per refugjatet e vrare ne Mal te Zi

“Une keto dite kam pergatitur nje raport special per Organizaten Nderkombtare per te Drejtat e Njeriut, Amnesty International, nga e cila do te kerkoj qe permes qeverise se Malit te Zi te beje cfaredoqofte, qe fajtoret per krimet e kreyra te sillen para gjyqit. Poashtu, kam pergatitur kerkesen te cilen do t’ia dergoj Keshillit te Evropes, qe ato institucione nderkombtare poashtu te ndikojne ne vendimet e prokurorit shtetor”.
Sipas Komitetit te Avokateve per te Drejtat e Njeriut ne Mal te Zi, prej 18 prillit deri me 10 qershor te vitit ’99, ne territorin e Rozhajes jane vrare 21 refugjate nga Kosova, nder ta, pleq, gra dhe femije. Por, perkunder faktit se mjetet e informimit kane permendur shume emra te mundshem, vecanerisht komandant te ushtrise se athershme serbe, deri me tani askush nuk eshte shpallur fajtor per kryerjen e ketyre krimeve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page