Qeveria e Shqiperise perkrah projektin e rruges Decan-Plave-Vermosh

12 janar 2008, Radio Kosova. Shefi i Zyres se Shqiperise ne Kosove Bujar Muharremi ia solli sot Komunes se Decanit miratimin e qeverise se Shqiperise lidhur me projektin e rruges Decan-Plave-Vermosh, e cila lidh shtetet e rajonit ndermjet vete dhe me Evropen. Muharremi shtoi se pavaresimi i Kosoves don te thote paqe dhe stabilitet per gjithe rajonin.
 

“Decani perfaqeson nje perjudhe te vecante te historise sone kombtare dhe te perpjekjeve shumevjecare per clirimin e Kosoves, te cilat vazhdojne me realizimin e detyrave ne kuader te pavaresise se Kosoves”-tha shei i Zyres se Shqiperise ne Kosove Bujar Muharremi, me rastin e vizites se tij ne komunen e Decanit. Ndersa, nje pergjegje e shumepritur vie edhe ngaqeveria e shqiperise,shtoi Muharremi:
“Kuvendit komunal I solla nje pergjigje nga qeveria e Shqiperise lidhur me projektet qe ekzisotjne per ndertimin e rruges Decan-Plave- Vermosh. Shpresoj e se shpejti do te kemi nje materjal te plote, ne menyre qe qeveria e Shqiperise te shohe mudnesite se si mund te ndihmoje ne realizmin e ketij projekti zhvillimor, i cili do te afroje me shume ane te ndryshme te Decanit me Plaven,me Gucine me Tropojen me qytete e tjera te Shqiperise.Si nje project I cili fundja, iu pergjigjet parimeve te Bashkimit Evropian”.
Muharremi:”Rruga Decan-Plave-Vermosh iu pergjigjet parimeve te Bashkimit Evropian”
Kryetari I Kuvendit Komunal te Decanit, Nazmi Selmanaj tha me kete rast se:”Per ne ishte nje kenaqesi qe sot marrim nje pergjigje  nga kryeministri Sali Berisha ne kerkesen tone si komune qe ta mbeshtese projektin e rruges Decan-Plave.Pra,ne morem obligime qe ta kompletojme kete si dosje me te gjitha ato studime qe jane ba dhe natyrisht qe presim mebshtetjen ne kete project!”
Shefi i zyres se Shqiperise, Bujar Muharremi permendi edhe projekte te tjera ne vazhdimesi sic eshte mundesia e binjakezimit te Decanit me qytete te Shqiperise, si dhe ne mundsine e shfrytezimit te bukurive natyrore te kesaj qyteze, duke premtuar perkrhajen e plote te shtetit te tij.
“Kosova e pavarur,faktor paqe, stabiliteti dhe perparimi”
Muharremi me kete rast ai solli ne pah edhe nje here qendrimin e shtetit te tij lidhur me pavaresine e Kosoves:
“Pavaresia e Kosoves eshte nje faktor paqe, stabiliteti dhe perparimi I te gjithe rajonit te Ballkanit.Ky eshte qenrimi I njohur I qverise  se Shipqrise!’-tha nder te tjera Muharremi, duke perseritur fjalen e minsitrit te jashtem te Shqiperise Besnik Mustafai, i cili thote se: “Termat qe shoqerojne pavaresine jane terma te perkohshme.,kalimtare. Bishtat e pavaresise bien gjate rruges dhe ngelet vetem pavaresia “. 
Ajetw Beqiraj, Radio Kosova

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page