Dëmtim masiv i pyjeve te Decanit

11 janar 2007, Radio Kosova. Pyjet e Decanit jane nder me te rrezikuarat nga prerjet ilegale, por edhe legale. Sipas eksperteve, demtimet e medha ne masivin e Bjeshkeve te Nemura perligj Ligji per Pyjet, I aprovuar para tri vjetesh ne Parlamentin e Kosoves.
 

Bazeni kryesor I pyjeve ne Kosove gjendet ne komunen e Decanit. Ai  shtrihet ne nje siperfaqe mbi 19 mije hektar dhe sipas eksperteve te pylltarise, ka nje kapacitet te rritjes vjetore prej 60 mije meter kub. Ligji ekszitues mbi pyjet vetem sa perligj demtimin e pyejeve dhe mundeson manipulimin me te madh nga ooperatoret ekonomik-mendon Musa Mushkolaj, drejtor I Drejtoratit per Bujqesi ne komunen e Decanit.
“Supozohet qe nje kamion tre aksesh I cili ka kapacitet bartjeje deri ne 25 metra kub bie dhe percillet me 13 14 e kurre mbi 15 meter kub,qe mendojme se nuke shte reale dhe aty kja gjithehere mbingarkese mbi tre apo kater metra kub e cila ne cdo bartje brenda dite,mkater pese kamione,rrit nje shume bajagi te madhe\”.
Pyjet e Decanit nder zonat me te demtuara 
Vjedhjet ilegale dhe gjysme legale kane futur pyjet e Bjeshkeve te Nemura ne listen e zonave me te rrezikuara nga faktori njeri. Ky krim mbi natyren intensifikohete dhe me shume nga keqberesit, te cilet te fshehin gjurmet djegin trungjet e me kete demtojne rende floren e pasur te ketyre vargmaleve.  Sipas drejtorit Mushkolaj: “Dy zona te cilat pothuaj se teresisht kane humbur identitetin e pyejeve te larta jane Jedova dhe Budoshi, duke mos perjashtuar as Bjeshket e Isniqit…flas per pjesen ku eshte me I zhvilluar druri teknik,kryesiht Bredhi dhe Ahu”-thote Mushkolaj sipas te cilit “ne baze te ligjit mbi pyjet, komunes I takojne 20 % te vleres se trungut te prere ne cung. Mirepo, perkunder konfirmimit te Agjencionit te Pyjeve se ata kane bere pagesen, qe nga viti 2003 kur edhe eshte bere miratimi I ketij ligji, asnje nga keto mjete nuk jane derdhur ne buxhetin komunal te Decanit. Me kete,borxhi ndaj komunes se Decanit sipas raportit te Agjencionit te Pyejeve eshte rreth 34 mije euro.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page