20 dhjetor 2006, Dojçe Vele. Në Vermicë të Prizrenit, përfundoi punëtoria tre ditore projekti “Viktimat dhe të mbijetuarit: Ballafaqimi me të kaluarën dhe me të tashmen”si dhe qartësimi I fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi. Kjo punëtori është organizuar nga Programi për Iniciativë të Shoqërisë Civile(ICMP), ndërsa është financuar nga Charls Stewart Mott Foundation.
Projekti që implementohet në gjithë Rajonin e Ballkanit, me qëllim të përgatitjes së grupeve etnike për ballafaqim me të kaluarën si dhe për zgjidhjen e konflikteve, ka focusin në shoqatat e familjarëve të personave të pagjetur, viktima të luftës së fundit në Kosovë.
“Ideja është që shoqatat e familjareve të personave të pagjetur dhe të Këshillit Koordinues të Asoicacioneve që bëjnë një punë pothuaj prej shtatë vjetëve, t’iu ofrohet mundësia për aftësime, në ballafaqim me të kaluarën”-thotë Mihane Nartilë Salihu Bala, nga Programi për Iniciativë të Shoqërisë Civile.
Bajram Qerkini, nga shoqata për persona të pagjetur “Kujtimi” në Mitrovicë, i cili ka të pagjetur djalin 30 vjecar, thotë I revoltuar:
”T’I kthehemi të ardhmes…Shumë faleminderit prej tyre! Dhe unë do t’I mësoj gjeneratat t’I kthehen të ardhmes. Por të bisedojmë. Ta prekim zemrën…”,
Punëtoria në Vermicë të Prizrenit është punëtoria e tretë me radhë nga ky projekt që filloi implementimin që nga tetori I vitit 2006. Këtu morën pjesë përfaqësues të 19 shoqatave të që përbëjnë Këshillin Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve për përsona të pagjetur të Kosovës. Kryetari I këtij këshilli, Haki Kasumi:
“Rrugët dhe përpjekjet tona janë të vazhdueshme, të pandalshme. Mundësitë tona janë të kufizuara. Ne veprojmë si asociacion pa asnjë ndihmë të institucioneve tona. Kemi ba dhe do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që ata të na ndihmojnë në zbardhjen e fatit të numrit të madh të personave të pagjetur, të cilët aktualisht janë të evidentuar në Kosovë mbi 2200…”
““Ekziston një tendencë e vazhdueshme që njerëzit që jetojnë me dhëmbje të tilla të anashkalohen. Nuk kuptohen drejt dhe mungon punë sistematike për rehabilitimin psikosocial. Vazhdimisht theksohet fakti se përderisa nuk zbardhet fati I këtyre njerëzve, ata njerëz dhe të gjithë ne q jemi prane tyre, nuk do te kemi qetësi shpirtërore”-thotë z. Bala.
Marredheniet ne mes institucioneve vendore dhe nderkombatre me shoqatat per persona te pagjetur na sjell Haki Kasumi:
“E them me keqardhje se marrëdheniet tona me organizata ndërkombtare që veprojnë në Kosovë kaneë qënë shumë më të mira, që në kushte normale, do të duhej të ishte e kundërta: të kishim raporte të mira me institucionet tona. Të jenë në nivel më të lartë të detyrës ngase historia vëzhdon, historia shënon dhe sigurisht, të gjithë ata qe nuk kanë vepruar drejt do ta marrin dënimin e merituar nga gjyqi I historisë I cili është I papërmirësueshëm”.
Bajram Qerkini, nga shoqata për persona të pagjetur “Kujtimi”, në Mitrovicë, flet nga përvoja e tij: “ Ah po! Kem shumë ndihmë të madhe që si t’na shohin thonë: ”Qe këta po na bajnë zhurmë dhe kthejnë kryet tjetërkah. Shume të madhe e kemi mbështetjen sidmomos prej qeverie e prej këtyre komisioneve që ata I zgjedhin vet. Si t’na shohin thonë: ”Qe, erdhën këta e na prishin edhe muhabetin. Se, ky do të flas për të pagjeturit e na duhet të flasim për të ardhmen!”-thote Qerkini m ironi.
Halit Berisha, nga shoqata “Shpresimi”, në Suharekë, e cila kërkon edhe 152 nga të 176 të pagjeturit, ka një arsye të fortë për t’u angazhuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve hote se: “Unë kam vëllaun e zhdukur dhe 48 anetar të familjes Berisha nga masakra e Suharekës, me 26 mars të vitit 1999”.
Tetë të akuzuar për kryerjen e këtij krimi ndërkohe po gjykohen në Beograd, gjykatë të cilën ai nuk e pranon. Katër prej tyre janë zbuluar në varrezat masive të Serbisë, përderisa mungojnë edhe 34 të tjerë, për fatin e të cilëve edne nuk dihet. Ndërkohe që familjarët kanë vështirësi t’I rikthehen jetës.
“Është vështirë të risocializojme familjarin, sepse te ne ka ndodh gjenocid ndaj një populate-thote Halit Berisha, Mirëpo, Zoti dhe gjaku nuk humb! Mbetet një plagë e hapur e familjarëve, e qytetarëve të Kosovës dhe mednoj se pa shërimin e kësaj plage, asnjëhrë nuk mund të ketë rehati të plotë në Kosovë”.
Perkrah pasaktesise se shfirave ende te panjohura te numrit te sakte te te pagejturve, ne Kosove afersisht rezultojne edhe reth 1500 njerez pagjetur.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele