13 dhjetor 2006, Dojçe Vele. Pas veprimit të saj në Kosovë që nga viti ’98 organizata qeveritare gjermane Organizata për Ndihmë Teknike dhe Bashkëpunim(Bundesstadt Technisches Hilfswerk) me një ceremoni të pranim dorëzimit të çelësave të automjeteve, dje, në Istog, paralajmëroi përmbylljen e misionit të vet në Kosovë.
Organizata qeveritare gjermane THW, që nga qershori I vitit ’98 dha një konbtribut të madh në ngritjen e infrastructurës, në kthimin e të zhvendosurve e në shumë sfera të tjera me interes për popullatën e Kosovës. Puna tetë vjecare e kësaj organizate, me projektet e së cilës u ndihmuan të gjitha grupet etnike në Kosovë, të martën u nderua me ceremoninë e filluar me valle të traditës shqiptare, të ekzekutuara nga shoqëria kulturoro artistike e Istogut.
Fadil Ferati, kryetar I kësaj komune, e cila ka përfituar më së tepërmi nga kjo organizatë tha se THV-ja gjermane ka qënë dhurues dhe realizues projektesh, njëkohësisht:“THW-ja ka bërë shumë për qytetarët e Istogut, duke filluar nga infrastruktura, shkollat, elektrifikimi e deri teprojekti I fundit madhor, implementimi I projektit të kthimit të minoritarëve serb si dhe projekteve balancuese”-tha Ferati.
THW perfundon misionin tetevjecar ne dhjetor
Organizata gjermane THW, misionin e saj tetëvjecar do ta përfundoje në fund të dhjetorit. Por, menagjeri Martin Abratis nga Boni, është krenar sepse ajo nuk lë prapa vetëm projektet e implementuara:
“Jam krenar me faktin se ajo do të lërë prapa përshtypjet e mira të popullatA e këtushme”.
Përfaqësuesi I zyrës diplomatike të Rusisë z.Dronof, në Prishtinë, lavdëroi punen e THV-së gjermane:
“Të gjitha projektet e implementuara nga kjo organizatë I shërbejnë paqes dhe prosperitetit në Kosovë. Ata kanë punuar me të gjitha grupet etnike që të përmbushin qëllimin e vënë nga Bashkësia Ndërkombtare: të ndërtojnë një Kosovë të qetë dhe multietnike”.
Organizata qeveritare gjermane, THV, e cila tash 15 vjet vepron në Rajonin e Ballkanit, ka një bashkëpunim të ngushtë me UNHCR-in. Ajo ka qënë partner për rindërtim në Kosovë që nga viti ’99.
Bashir Kan:”Se shpejti me mision tjeter ne bote”
Përfaqësuesi I kësaj organizate, Bashir Kan thote se: “Kosova në përgjithësi dhe Rajoni I Pejës në vecanti, kanë përfituar mjaft nga mjeshtëria e lartë teknike e kësaj organizate. Por, puna humanitare ka një kuptim të gjërë dhe ne shpresojmë se së shpejti do të gjendemi me një mission të ri diku tjetër në botë”.
Motra Marta Maria, nga “Caritas”-i zviceran, duke faldneruar këë oranizatë për mbështetjen e përheshme, përmendur bashkëpunimin e tyre të gjatë, thotë se ky nuk është fundi I misionit në Kosovë:
“Ky mision I përmbushur me kaq njerezi, do të jetojë tutje në zemrat e njerëzve. Dhe kjo ka një domethënje të madhe, për të cilën Kosova ka nevojë shumë!”
Pas të gjithave, përfaqësuesi I zyrës gjermane, Bernd Kuebart tregon arsyen kryesore të kësaj ceremonie:
“THW-ja largohet në fund të vitit. Por, ata nuk do të ikin me automjetet e transportit. Të gjitha automjetet që shihni do të dhurohen. Nuk jane të gjitha të reja, por mendoj se janë në gjëndje të mirë pune dhe do të mund t’iu shërbejnë të gjitha komuniteteve”.
Gjenerali Dërguti, përfaqësuesi I Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pranon celësat e 19 automjeteve dhuruara nga THW-ja:
“Falenderoj qeverinë gjermane që dhuron për TMK-në dhe përsonelin e kësaj organizate. Automjetet e dhuruara do të shfrytëzohen për të njëjtin qëllim si deri me tani: për të mirën e popullatës”.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele