11 dhjetor 2006, Radio Kosova.Sot u be inaugurimi i aksit rrugor Carrabreg – Voksh – Junik, ndertimin e te ilit e mundesoi Ministria e Transportit dhe Postetelekomunikacionit ne vlere prej 2.5 milione eurosh.Krahas perfaqesuesve te komunes se Decanit,te plot-njesise komunale te Junikut si dhe te qytetareve te shumte, ishte i pranisheme dhe kryeministri i Kosoves gjeneral Agim Ceku.
Ky aks rrugor eshtë rruge kombtare e cila lidh Kosovën më Shqipërinë, por projektet me kapitale do te realizohen pas pavaresise se Kosoves-tha me kete rast kryeministri i Kosoves Agim Ceku, i cili shtoi se: “Inaugurimi I rruges së quajtur rruga e Pavarësisë do të jetë projekti me I rendëishëm që qeveria do ta realizojë gjatë vitit 2007”.
2 milione e gjysme per realizimin e ketij projekti
Qeku vleresoi se zgjidhja e statusit eshte kusht parwsor për zhvillim të mirëfilltw të vendit, per te kujtuar vendimin e qeverisë për mbeshtetje me te madhe gjatë vitit 2007 me qellim te permirësimit te infrastruktures se vendit si dhe mundesuar thithjen e investimeve te jashtme.
Realizimin e ketij projekti I cili kap shumen prej 2 milion e 500 mije eurosh e mundesoi Ministria e Transportit dhe Postelekomunikacionit. Ministri Ahmeti me kete rast tha se: “Rruga që ne përurojmë sot është pjesë e projektit që do të vazhdojë vitin e ardhshëm, kur edhe parashihet fillimi i një projekti tjetër kapital që do të lidh Kosovën me Malin e Zi\”.
Ndersa, kryetari i komunes se Decanit Nazmi Selamanaj, nder projektet e mbeshtetura nga kjo ministri, perparesi I dha ndertimit te rruges Decan-Plave faza e pare e te cilit do te filloje ne vitin 2007.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova