Pejë: Vrasje në duar të policisë

2 dhjetor 2006, Dojçe Vele. Që nga viti 1999, në Rafshin e Dukagjinit, kryesisht në rajonin e Pejës janë bërë vrasje enigmatike, si: pjesëtare të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet, gazetar, policë të Shërbimit Policor të Kosovës, afaristë dhe shumë qytetarë të tjerë. Perderisa, vrasja me e fundit eshte e nje te paraburgosuri ne stacionin policor te Pejes.

“Mbrojtja e qytetarit dhe ndriçimi I rasteve të pazbuluara do të jetë prioritet për vitin 2006”-pat deklaruar për Deutsche Velle-n, Komandandi I Komandës Rajonale të SHPK-së, në Pejë, Shaban Shala, në shkurt të këtij viti.
Një strategji e tillë do të duhej të funksiononte dhe dorasit të nxjerreshin para drejtësisë, po mos të shfaqej një formë e re krimi: vrasja e të paraburgosruve në duart e policisë. Rasti I parë ndodhi në janar të këtij viti, me vrasjen e Besnik Kastratit, brënda stacionit policor të Pejës me motive gjakmarrjeje. Ndersa, i njejti u perserit edhe të shtunën, me 2 dhjetor, kur 19 vjecari Ethem Regjaj nga fshati Jabllanicë e Vogël e komunës së Pejës,  I cili që prej të mërkurës ishte në paraburgim si I dyshuar për një vrasje, me armë zjarri u qëllua për vdekje. Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi I Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani:”Një person I cili ishte në paraburgim në stacionin policor të Pejës, me dyshim për vrasje është qëlluar nga një person tjetër. Ai përson është arretstuar në vendin e ngjarjes nga polciia\”.
Komanda Rajonale e Pejës, me 27 nëntor, përmes një komunikate njoftoi se pas rapotrimit të një qytetari, në një rrugice mali të fshatit Jabllanicë të Vogël kanë gjet një trup të pa jetë. Patrullat e policisë, Hetuesit e Krimeve Serioze, Teknikët e kriminalistikës, prokurori I Qarkut si dhe Ekipi I Hetuesve nga Insitituti I Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes mësojnë se viktima Xhevdet Regjaj ishte qëlluar me armë zjarri. Pas punës intenzive, hetimeve në terren, bastisjes së shtepive dhe objekteve përcjellese, Njësiti Rajonal për Krime Serioze me datën 29 nëntor 2006, arreston të dyshuarin për vrasje Ethem Regjaj, 19 vjec, nga fshati Jabllanicë e Vogël e komunës së Pejës, I cili te sthunën u vra me armë zjarri, derisa si I paraburgosur me makinën e policisë po dërgohej për hetime të mëtutjeshme.
Kjo vrasje e cila rrit numrin e vrasjeve brënda vitit 2006 në Rajonin e Pejës, në 19-të, është vrasja e dytë përbrënda stacionit policor të komandës rajonale të Pejës, e cila e hedh para përgjegjësisë Shërbimin Policor të Kosovës.Zëdhënësi I SHPK-së, Veton Elshani, për Dojce Velen thotë:” Një hetim gjithëpërfshirës lidhur me rastin ka filluar, duke u nisur nga ajo se ky përson është vrarë para stacionit policor në Pejë. Ne do të mundohemi të hetojmë a ka probleme procedurale, mungesë profesionalzimi apo cka ka ndodh në të vërtet se cka në të vërtet ka ndodh për t\’u marrë masat, nëse ka nevojë për to”.
Shërbimi Policor I Kosovës nuk ka publikuar identitetin e të vrarit, të dorasit e as motivet. Por, nga burimet tona kuptojmë se vrasjen e së shtunës e ka kryer Gani Regjaj, për t’u hakmarrë për vëllanë e tij, Xhevdet Regjajn, të vrarë me 27 mars, në Jabllanicë të Vogël.
 Ajete Beqiraj,Dojce Vele

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page