28 nentor 2006, Radio Kosova. Pervjetori i pavareseise se Shqiperise dhe festa kombtare e flamurit, ne Decan u kremtua me aktivitete te ndryshme kutlurore e sportive. Asaj i paraprine edhe inaugurime, programe kutlruroe dhe gara sportive.
Atmosfera festive, valimi i flamujve kombtar dhe te aleateve si dhe radhet e gjata te valleve nen tingujt e muzikes, ishin nje ilustrim I vogel I dasmes se madhe kombtare, ne kete kend te Kosoves. Perderisa ekspozitat e hapura ne Javen e Muzeut, me fotografi kullash dhe me eksponate te vjetra, organizuar nga Drejtorati per Kulture Rini dhe Sport I Kuvendit Komunal te Decanit ne bashkepunim me Muzeun Komunal perbrenda ketij drejtorati, vazhduan te qendrojne te hapura per vizitoret gjate gjithe muajit nentor, qindra anetare dhe simpatizante te LDK-se, shenuan kete pervjetor te lavdishem me nje manifestim solemn, te organizuar nga Forumi Rinor I LDK-se Dega ne Decan ne bashkepunim me Kryesine e Deges se LDK-se, te kesaj qyteze.
„Ky flamur ka ngjyren dhe cmimin e gjakut te te reneve per lirine tone-ishte motoja me te cilen vazhdoi manifestimi I filluar qe dje ne Decan, per nder te 28 nentorit, prej ku delegacionet e komunes se Decanit si dhe te pilot njesise komunale te Junikut, bene homazhe dhe vune kurora lulesh mbi varret e deshmoreve te rene per liri.
Manifestimit qendror me kenge e valle me motive kombtare I paraprine edhe inaugurimi I projekteve te ndryshme infrastrukturore, nga bugjeti I Kuvendit komunal, bugjeti I konsoliduar I Kosoves, KFOR-I, komuniteti dhe donatoret. Nder keto objekte me I rendesishmi ishte inauguruimi I ambulances emergjente prane Qendres per Mjekesi Familjare ne Decan. Realizimin e ketij prrojekti prej 50000 eurosh e mundesoi organizata IOM-qe eshte projekti I dyte ne Decan dhe I 173-ti me radhe ne te gjithe Kosoven. Vazhduan aktivitete sportive me gara vrapimi te nxenesve te shkollave te kesaj komune si dhe Turniri i Shahut, organizuar nga Klubi I Shahut, \”Zeqe Hasaj\” ne Decan, ku po marrin pjese garues nga fshatrat e komunes se Decanit. Nderkohe qe, manifestimi filloi me Himnin Kombtar dhe me nje minut heshtjeje, duke nderuar flijimin e deshmoreve dhe martireve dhe vepren e pavdekshme te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova, per te vazhduar me kenge e valle me deshiren e perbashket qe ne 28 nentorin e ardhshem te valoje Flamuri I Pavaresise se Kosoves.
Qiellin kohe pas kohe ndriconin fishekzjarret, si shkendija qe pershendesnin kremten e kesaj dite te madhe. Ndersa, aktivitetet kulturoro sportive do te zgjasin edhe neser, per te shenuar kete date te pervjeterove te lavdishem te kombit shqiptar.
Ajete Sh. Beqiraj, Radio Kosova