27 nentor 2006, Radio Kosova. Procesi I decentralizimit të pushtetit lokal u shtri ne Rajonin e Pejes me shpalljen e fshatit Junik pilot njësi komunale. Por, si cdokund tjetër, edhe kjo zonë po përballet me kundërshtimet e banorëve të fshatrave decanase që përfshihen nën administratimin e kësaj komune në formim.
Me procesin e decentralizimit e pushtetit lokal, fshati më I madh ne Kosove, Juniku nen adminsitrimin e komunes se Decanit, ka fituar statusin e komunës. Kete ide te vjeter, komuna e Decanit e ka mbeshtetur me vite-thote kryetari i komunes Nazmi Selmanaj:
“Ka qënë edhe një ëndërr e kahmotshme e Junikut që të bëhet komunë, prandaj e kemi përkrah dhe mbështet. Mirëpo, të them të vërteten, nuk kaloi edhe aq lehtë, meqënse nën ombrellën e tij u përfshinë tri fshatra të cilat gjeografikisht nuk përkojnë me Junikun, dhe ne po perballemi me nje te papritur”.
Banoret e tri fshatrave te Decanit kundershtojne bashkimin e fshatrave te tyre me Junikun
Sipas proejktit, komuna e Junikut tashmë përfshin pesë zona kadastrale: Jasiqin, Gjocajn, Junikun, Vokshin, Sllupin dhe Rastovicën. Mirëpo, banorët e tri fshatrave: Sllup, Voksh dhe Rastavicë, janë të vendosur për të mbetur pjesë e komunës së Decanit, gjithnjë duke vlerësuar se interesat qytetare më mirë mbrohen nën ombrellën e komunës së Decanit, me të cilën gjeografikisht janë më afër.
\”Nuk ndahet. Ose le t\’shkon Rajoni I Vokshit komplet me nje komune ose le te rrije komplet aty ku eshte. Rajoni I Vokshit s\’ka mudnesi me u shkeput. S\’ka mundesi! Sikur me I marr qeta dy gishta me ia qit qesaj dore, a ka mundesi? Nuk ka mundesi me vepru me ndonje operacion\”-thotë njëri nga përfaqëseusit e të tria fshatrave.
Peticion i banoreve te Vokshit, Sllupit dhe Rastavices
Përfshirjen e tri fshatrave të Rajonit të Vokshit nën ombrellën e pilot komunës së Junikut, banorët e kundërshtuan me anë të peticionit.
Kryetari I komunës së Decanit, Nazmi Selmanaj, sjell hollësi:
\”Nënahkrimet janë përcjell në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ku na ka ardhë një letër që pranohet kërkesa e këtyre fshatrave dhe mbeten në gjëndjen e mëparshme. Pilot njësia mbetet vetëm komuna kadastrale Junikut. Mirëpo, kjo është në kundërshtim me rregulloren e nënshkruar nga ish-përfaqësuesi special, Petersen, ku sipas saj përfshihen edhe këto vendbanime, tash këtu ka ardhë një mosmarrëveshje në mes të këtyre dy vendeve\”.
Banoret e tri fshagtrave:”Shkeputja nga Decani na largon nga sherbimet komunale”
Qëllimi I decentralizimit është ofrimi I shërbimeve pranë qyetarëve, ndërkohë që me futjen e këtyre tri fshatrave nën Pilot Komunën e Junikut, bëhet e kundërta- thonë banorët e tri fshatrave të Rajonit të Vokshit, duke kërkuar nga institucionet përkatëse që të rishqyrtohet ky plan dhe të përfillet vullneti I komunitetit. Me kundërshtimet e përfaqësuesve të këtyre fshatrave u përball edhe ministri I Mjedisit dhe Pushtetit Lokal, Ardian Gjini.
“Unë do të kërkoj prej kryeministrit Haziri që të bëj një lutje të kryeadminsitratorit nëse ekziston ndonjë mundësi të bëjmë dicka apo mos merr shumë kohë me shpall të pavlefshme këtë rregullore të ish-kryeadmisnitratorit Petersen, sepse unë sinqerisht po e shoh se përfaqesusit të të tria fshatrave janë të saktë në atë që thonë, kurse dhe përfaqësuesi I Junikut nuk e ka ndonjë problem të madh në këtë qështje. Mendoj se është një problem që mund të zgjidhet\”-tha minsitri Gjini, i cili premtoi qe shqetësimet e tyre t’i përcjell në qeveri.
Ajetw Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova