8 tetor 2006, Dojce Vele. Nje projekt Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore, i cili filloi ne Bullgari dhe ne Rumani, pas Shqiperise tashme po implemenothet edhe ne Kosove. Ky projekt qe eshte nisme e Ministrise se Puneve te Jashtme te Norvegjise, pas Kosoves do te implementohet edhe ne Maqedoni.
Termi trafikim po ze vend gjithnje e me shume ne Kosove. Viktima te trafikimit mund te jene brenda perbrenda apo nga shteti ne shtet. Viktima te tilla ka edhe nen moshen 18-te vjecare, te cilat si raste te zbuluara, te identifkuara dhe te terhqeura prej vendeve te caktuara jane ne procesin e riintegrimit ne Kosove. Si rrjedhoje, ne Kosove vazhdon implementimi i projekteve te ndryshme, per vetdijesimine e opinionit. Labinot Berisha, nga Minsitria e Kultures, Rinise, Sportit dhe qeshtjeve jorezidente te ksooves,e cila eshte e thirrur ne planin e parandalimit te trafikimit te qenjeve njerezore.
“Kemi mbajte fushata te ndryshme qe kane qene te mbeshtetura nga qeveria e Kosoves nga IOM-i apo edhe nga oganizata te tjera, per te cilat qytetaret kane pas rastin te marrin pjese dhe te kuptojne drejt se cka nenkupton trafikimi?“
Se si manifestohet trafikimi I qenjeve njerezore ne kete rajon, Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv I Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, e cila merret me hulumtimin e kesaj dukurie, qe nga viti 2002, pergjigjet:„Tash me teper kjo reflektohet ne punesimin neper locale te ndryshme, ku edhe jane te ekspozuara me teper, ku kemi pas raste te trafikimi edhe nga jashte Kosoves, perbrenda Kosoves por edhe vet decanase“.
Organi qe ka pergjegjesine per zbulimin dhe luftimine e kesaj dukurie,eshte Sherbimi Policor I Kosoves. Njesitet Kunder Trafkimit te Qenieve Njerezore, te cilat veprojne ne Rajonin e Prishtines, te shtunen ne Ajvali arrestuan 13 persona te dyshuar per trafikim te qenjeve njerezore dhe porstitucion prej te cileve pese meshkuj nga Kosova dhe tete femra nga Moldavia. Njesiti i ShPK-se per Rajonin e Pejes, ka zbluar pese raste te trafikimit tw qenjeve njerezore, kater prej te cilave perbrenda Kosove dhe nje tjeter nga Moldavia. Ndersa, 11-te viktima te tjera te cilat kane qendurar ilegalisht ne Rajonin e Pejes dhe dyshohet se jane shfrytezuar per prostitucion jane kthyer ne vendet e origjines: ne Moldavi, Bullgari dhe ne Shqiperi. Keto vende konsiderohen nder kanalet me te shpeshta te trafikimit te qenjeve njerezore-thote Labinot Berisha, i cili eshte edhe koordinator Programit Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore per Kosove.
„Vikimtat e trafikimit na vine prej vendbe te dnryshme ,nga Bullgaria, rumania, maqedponia, kosova shqiperia dhe vende te tjera. Impelemntimi i nje proiejktit e tille, jo vetem qe ka qene nje domosdoshmeri e kohes, por mendoj qe eshte i domosdoshem realizimi i shume projekteve te tjera, sepse ballafaqohemi me nje fenomen mjaft shqetesues, kur kemi parasysh se trafikimi i qenjeve njerezore nuk njeh moshe as religjion, nuk njeh kufi artificial apo natyror“.
Programi Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore ishte nisme e Ministrise se Puneve te Jashtme te Norvegjise ne bashkepunim me organizaten „The Door“ qe vepron ne Shkoder. Ky projekt ballkanik per shkak te rendesise pati nje shtrirje te gjere. Impelemntimi i tij filloi ne Tirane dhe ne Shkoder, vazhdoi ne Prishtine per t´u shperngulur ne Maqedoni. Ai u impelementua edhe ne Bullgari dhe ne Rumani. Ndersa, koordinatori Berisha flet per implementimin e tij ne Kosove: „Besoj se edhe ne si ministri, para te rinjve ne 30 komunat e Kosoves e kemi percjell formen e duhur te kundertrafikimit duke shtjelluar se cfare nenkupton trafikimi, cili eshte dallimi ne mes te prostitucionit dhe trafikimit, c´eshte kontrabndimi me nerjez, migrimi legal dhe ilegal dhe pasojat qe nderlidhen me ekte fenomen ne pergjithesi“.
Qeveria e Kosoves tashme ka aprovuar planin i e veprimit per kundertrafikim dhe sot institucionet e saj jane pergjegjese per parandalimin, terheqjen dhe riintegrimin e viktimave te trafikimit, si dhe per kapjen e njerezve qe merren me veprimtari te tilla jashteligjore.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele