Në Prishtinë mbahet seminari i 25-të Ndërkombtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

25 gusht 2006, Dojçe Vele. Për 12-të ditë seminariste dhe studiues nga mbarë bota u paraqitën me kumtesa, referime dhe ligjerata lidhur me studimet e fundit dhe problemet në fushën e albanologjisë.Seminari Ndërkombtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, I cili u mbajt prej datës 14-të deri me 25 gusht, u organizua nga Fakulteti Filologjik në Prishtinë në bashkëorganizim me Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë, perkatesisht Dega e Gjuhesise. 

Ky manifestim në nivel gjithëkombtar, u cilësua si ngjarja më e rëndësishme për albanologjinë, sepse për dymbëdhjetë ditë me radhë në Kosovë qëndruan emrat më të njohur të studimeve albanologjike.
\”Është tejet I rëndësishëm, sepse po del në pah një brez I ri I gjuhëtarëve, të cilët duke iu falenderuar arsimit të lartë në frymën e modernizmit botëror, arritën që të thejnë barriera dhe të ngrejnë shumë qështje të cilat nuk janë prekur më parë. Vërtet, në këto seminare tëashmë dominon brezi I ri-thotë Lindita Rugova, anëtare e Këshillit Organizativ.
Seminari ka rëndësi të madhe edhe për ata që interesohen për gjuhën, letërsinë, kulturën dhe historinë shqiptare. I tillë ishte edhe historiani nga Berlini I Gjermanisë, Cord Pagenstecher, I cili gjatë kësaj kohe ka mësuar mjaft bukur shqip. “Unë po mësoj shqip. Më pëlqen shumë. Është gjuhë e vështirë, por hap pas hapi unë do të mësoj!\”-thotë Pagenstecher,.
Studiues e seminarsite te impresionuar nga gjuha dhe kultura shqiptare
Van Rillaer Guido vjen nga Belgjika dhe është specialist për persona të zhdukur. Ai në Kosovë erdhi për herë të parë në tetor të vitit \’99, ku për dy vjet punoi si shef për persona të zhdukur në njësi speciale të policisë së UNMIK-ut. “Seminari Ndërkombtar për Gjuhën Shqipe, për mua është shumë interesant sepse unë mësue shumë për një përiudhe shumë të shkurtër. Më pëlqen shumë, jo vetëm gjuha por historia, kultura.”-thote Guido.
Yordanka Ivanova vjen nga Sofja dhe punon në redaksinë shqipe të “Radio-Bullgarisë”, e cila transmeton në njëmbëdhjetë gjuhë. Ndërsa, në këtë seminar ka ardhur mbi të gjitha, për të përvetsuar komunikimin në shqip.
“Në Bullgari nuk ka shumë mundësi për të përdorur gjuhën shqipe. Une e përdor vetëm duke shkruar dhe jam këtu për të komunikuar me njerëzit, sepse kam problem me komunikimin e drejptpërdrejt”-thotë Yordanka Ivanova.
Pjesëmarrës në seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe kishte edhe nga Serbia. Mg. Merima Kryeziu është fëmijë e një martese të përzier, me nënë boshnjake dhe baba shqiptar. Ajo është e lidhur ngusht për Kosovën:
\”Duhet të them se këtu ndjehem shumë mirë dhe se gjithmonë zemra me rrah kur vij këtu\”.
Shqipja, gjuhe e veshtire por tejet e bukur
Mg.Merima Kryeziu është asistente në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Beogradit, ku dikur studionin shumë studentë shqiptar. Por, pas viteve te \’90-ta, kjo ka ndryshuar:
\”Tani njëqind për qind janë studentë serb, të cilët kanë dëshirë dhe kuriozitet për kulturën shqiptare ose merren me studime dhe krahasime midis gjuhëve ballkanike\”.
Njëra ndër këta student është edhe Bojana Milenkovic, studente e gjuhës shqipe, nga Vranja.
\”Këtu jam për herë të parë. Por, shpresoj që të vi serish, sepse jam e prekur nga mirëpritja dhe me vete po marr vetëm përvoja të mira\”.
Evelina Czajkovska, seminariste nga Polonia, që nga pjesëmarrja në një festival kënge në Gjirokastër, adhuron muzikën popullore shqipe. Ndërsa, kësaj radhe ishte interesant fakti se në seminarin e Prishtinës, seminaristë nga mbarë bota komunikonin në shqip.
\”Kishte Italian, amerikanë, gjermanë dhe ne të gjithë bisedojmë në gjuhën shqipe. Kjo ishte shumë interesante!”- thotë Evelina Czajkovska. Përderisa, Lukash Cztepanjak, student I filologjisë ballkanike komunikon shumë bukur shqip dhe adhuron filmin shqiptar.
“Unë kam qënë në disa ngjarje të vecanta në filmin artistik dhe kemi parë një shfaqje teatrale. Gjithcka ishte e organizuar shumë mirë\”.
Edhe kenget e kreshnikeve ne kumtesat e pjesemarresve
Seminaristët dhe studiues nga pothuaj te gjitha vendet e Ballkanit, nga disa vende të Evropës, të Azisë, SHBA-ve, etj.  u paraqiten me kumtesa, referime dhe ligjerata në fushën e albanologjisë. Por, Lindita Rugova vecon disa prej tyre:
\”Këtu mund të vecoj ligjeratën e profesorit Schytz nga Hungaria, I cili që ditën e parë pati një ligjeratë për këngët e kreshnikëve në traditën shqipe. Kishim referime të mira të studiuesve nga Rusia, sidomos Aleksandra Nikolskaja, një studiuese e re që flet shqipen për mrekulli, pastaj zonjës Voronina dhe z.Aleksander Novik, nga Sant Peterburgu.\”
\”Në sesionin shkencor të seminarit të Prishtinës, kam bërë kumtesë për të folurën e shqiptarëve të Ukrainës. Se, pothuaj për cdo vit unë shkoj bashkë me studentët e mi në fshatrat shqiptare të Ukrainës, ku kemi katër fshatra shqiptare\”-thotë prof.Aleksander Novik, drejtor I Departamentit Evropian në Muzeun Etnografik, I cili njëkohesisht është edhe Institut Kërkimor I Akademisë së Shkencave të Rusisë, në Sant Peterburg. Prof. Aleksander Novik ka organizuar disa ekspozita etnografike kushtuar kulturës popullore të shqiptarëve të Gadishullit Ballkanik dhe të Ukrainës.
\”Jo vetëm në Sant Peterburg, por edhe në Moskë. Një ekspozitë etnografike dy vjet me parë u organizua edhe në Muzeun Kombtar, në Tiranë\”-njofton dr.Aleksandër Novik.
Tryeze shknecore me rastin e 70-te vjetorit e linjdes se Qosjes dhe Kadarese
Risi e kë tij seminari ishte tryeza shkencore me rastin e 70 vjetorit të lindjes se shkrimtarëve Ismail Kasdare dhe Regjep Qosja. Seminaristët u njoftuan me viset e ndryshme të Kosovës, me bukuritë specifike natyrore dhe monumentet kulturore. U mbajt edhe mbrëmje kulturore me arbereshët e Italisë.
Vincenzo CGucci-president I shoqates “Vatra Arbëreshe” të Kalabrisë, sjell përshtypjet e tij i bindur se di te rikthehet se shpejti ne Kosove.
\”Mendoj se vitin që vjen, unë do të vi serish. Se, më pëlqejnë njerëzit e Kosovës dhe qyteti I Prishtinës. Unë nuk kisha menduar se njerëzit këtu janë kaq modern e evropian”-thote Vincenzo.
Për 12-të ditë me radhë seminariste dhe studiues nga mbarë bota u paraqitën me kumtesa, referime dhe ligjerata lidhur me studimet e fundit dhe problemet në fushën e albanologjisë.Seminari Ndërkombtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, I cili u mbajt prej datës 14-të deri me 25 gusht, u organizua nga Fakulteti Filologjik në Prishtinë në bashkëorganizim me Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë, perkatesisht Dega e Gjuhesise. 
 Ajete Beqriaj,Dojce Vele

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You cannot copy content of this page