Duhet bere me shume ne promovimin e energjise se rigjenerueshme
Sheer për këtë thotë: \”Agjencia Ndërkombtare për Energji Berthamore dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, janë agjenci qeveritare ndërkombëtare por ato veprojnë sikur të kishin lidhje interesash me këto ekonomi-thotë Herman Sheer. Çfarë mungon është një agjenci ndërkombtare për energji të rigjenerueshme – e pavarur nga dy të tjerat, sepse ato kanë bërë gjithë ç\’është e mundur që energjinë e rigjenerushem t\’a mbajnë nën hije duke shpërndarë dezinformata për të penguar zhvillimin. Prandaj na duhet një agjenci e pavarur që t\’iu ndihmojmë qeverive në zhvillimin e këtij programi dhe bartjen e teknologjisë përkatëse për energjinë përtëritëse\”.
Qeveria gjermane do te mbeshtes energjine e rigjenerueshme
Sipas presidentit të Organizatës \”Eurosolar\” si edhe deputetit të parlamentit gjerman, Herman Sheer, gjasat për themelimin e kësaj agjencie janë pak më të medha se dje, sepse: \”Qeveria e re ka marrë vendim për iniciativë. Ajo edhe duhet të vie prej një qeverie. Nuk ka arsye përse një organizatë qeveritare ndërkombtare duhet të ekzistojë vetëm nën kornizë të Kombeve të Bashkuara. Mund të themelohet pranë këtij sistemi dhe të jetë e përkrahur prej vendeve që shohin domosdoshmërinë për ndërtimin e saj\”.
Projektet për energjinë përtëritëse kanë shtrirë krahët edhe në Evropën Juglindore, ku sipas Herman Sherit, janë zhvilluar një sërë projektesh të vogla dhe gjasat e zhvillimit të kësaj energjie janë të mëdha si në të gjitha vendet e tjera, sigurisht pa përjashtuar edhe vështirësitë ekonomike. Sheer: \”Energjitë e tanishme janë gjithnjë më të shtrenjta ndërsa energjitë e rigjenerueshe gjithnjë e më të përshtatshme, sepse prodhohen nga moti dhe nuk kanë nevojë të importohen. Kjo është gjithnjë e më e qartë, edhe atëherë kur për shkak të rrezikimit të punës së tyre, ekspertet tradicionalë të energjisë e injorojnë këtë fakt\”.
Energjia e rigjenerueshme në Kosovë
Për një vend në zhvillim siç është Kosova një sistem i tillë është i domosdoshëm. Kjo është e qartë edhe për kompaninë shqiptare \”Research and development in Kosova\” Më 21 tetor kjo kompani për herë të parë në Kosovë bëri prezantimin e konstruksionit fotovoltaik që bën shndërrimin e dritës së diellit në energji elektrike.
Një hap të tillë Herman Shere e kishte propozuar prej kohësh: \”Këtë e kam propozuar që në vitet 90-të, por më intensivisht pas luftës, kur përveç një bilanci të përgjakshëm u shkatërruan edhe sistemet energjetike. Dhe nga kjo përvojë duhej të mësonin që në vend që të rinovojmë sistemet e vjetra më mirë është të fillojnë me sisteme të reja të energjetikës për shfrytëzimin e energjisë përtëritëse me fuqinë e erës, mjeteve fotovoltaike dhe para së gjithash me bioenergji, e cila ka nje pioritet tjetër, pra revitalizimin e ekonomisë së vendit\”.
Kosova ka potenciale per prodhimin e energjise se rigjenerueshme
Kompania \”Research and development in Kosovo\” me partner kompaninë gjermane \”Yandalux\” me seli në Hamburg, është e para e këtij lloji në Kosovë dhe ndërkohë ato po realizojnë një projekt pilot të përbashkët për ndriçimin e infrastrukturës rrugore. Por sa real është për Kosoven zbatimi i një sistemi me një koncept të energjisë ripërtëritëse në një kohë kur dihet që për të siguruar më vonë këtë energji me një kosto të lirë, fillimisht duhet bërë një investim të konsiderueshëm?
lir Seferi, drejtor i përgjithshëm i kompanisë \”Research and Development in Kosova\” na thotë më shumë: \”Është shumë real, sepse ky sistem është shumë ekologjik dhe i pashterueshëm. Ndërsa ndriçueshmëria e diellit në Kosovë është e mjaftueshme, për të pasur përqindje të mjaftueshme të energjisë së përfituar nga dielli. Ndërsa me një bashkëpunim të qeverisë së Kosovës, institucioneve ndërkombëtare të bankave kredidhënëse si dhe Korporatës Energjetike të Kosovës një koncept i tillë është shumë real. Shteti i Kosovës do t\’a subvencionojë këtë energji. Korporata Energjetike e Kosovës është e detyruar që t\’a blejë, ndërsa bankat do të japin kredi. Kjo është forma me të cilën do të realizohet\”.
Ka Kosova njerëz të përgatitur për të mundësuar realizimin praktik të këtij projekti? Ilir Seferi thotë: \”Kosova ka shumë ekspertë të nivelit evropian. Këtë ata e kanë dëshmuar me 21 tetor ku \”Reserch and Devepolment in Kosova\” së bashku me ta ka bërë një kostruksion-model, të cilin ata vet e kanë vendosur\”, thotë me bindje Ilir Seferi. Në bordin e kompanisë sonë janë edhe emra të njohur të shkencës, si psh. Prof.doc.Rifat Gjota, prof. Ali Topalli dhe inxhinjerë të tjerë. Ne kemi edhe bashkëpunim të ndërsjellë me firmën gjermane \”Yandalux\” dhe do të kemi trajnime të rregullta në këtë lëmi\”.